Dy ditë para kthimit me Serbinë në “Elbasan Arena”, “Ballisti” u arrestua nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje, ndërsa Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ismail Morina, i njohur si Ballisti, ka rrëfyer për dronin, arrestimin dhe jetën në qelitë e burgut në një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi.
Sipas tij, arrestimi iu bë sepse e kërkoi kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Mirëpo, Morina nuk ndalet me kaq. Ai thotë se është takuar me ministrin Tahiri në prani edhe të një personi të tretë.
Tahirit ai i kërkoi personalisht mbrojtje, dhe ky i fundit, sipas Morinës ia premtoi por nuk bëri asgjë që ai të merrej nën mbrojtje nga autoritetet, si person që kërcënohej vazhdimisht nga nacionalistë serbë.
INTERVISTA
Mirëmbrema Ismail, siguisht nuk më vjen mirë që takohemi në një ambient të tillë, në një ambient burgu dhe shumkush e ka përcjellë si një gjë të dhimbshme , të papranueshme, dhe ka një protestë të një pjesë të madhe të njerëzve për këtë akt që ju jeni këtu sot. Ju jeni burgosur shumë përpara pak ndeshjes me Serbinë, a mund të dimë si ndodhi. Le ta nisim këtu bisedën?
Morina: Në radhë të parë ju falenderoj për interesin, sepse në një farë mënyrë ndjehesha i harruar. Nuk do e kisha paramenduar kurrë një intervistë të tillë në një ambient të tillë, por ja që jeta i rezervon edhe këto gjëra. Sa i përket ndalimit tim mendoja që ishte rastësor, por ishte diku ora 12:30 e ditës, e datës 7, një ditë përpara ndeshjes, kisha perceptuar, kisha ndjesinë që do të arrestohesha sepse një sërë gjërash ma konfirmonin, mënyra si i analizoja gjërat. Mund të përmend prononcimin e kryeministrit serb Vuçiç ditën e arrestimit që thoshte se pjesëmarrja e tij në stadium varej nga se kush do futej në stadium dhe kuptohej që referohej te unë jo te Thaçi sepse Thaçin e ka takuar në samite të tjera, e kisha perceptimin.
Ju keni idenë se kryeminstri serb në kërkesën e tij për të ardhur në ndeshje ju kishte parasysh ju dhe më pas zv/kryeministrin e Kosovës?
Morina: Po, sepse unë një ditë dy ditë para bëra një video ku në mënyrë satirike e ftoja.
Çfarë ishte në fakt ajo, sepse ishte interesante prononcimi që unë do t’i bëjë një surprizë kryeministrit Vuçiç, mbase kjo mënyrë ka trembur autoritetet, forcat e sigurisë?
Morina: Gjatë jetës sime kam vepruar si patriot dhe si tifoz, dhe videoja e ime ishte formë presioni sepse unë si tifoz në atë moment po veproja si tifoz. Një tifoz shqiptar nuk do ta donte kryeministrin serb në ndeshje, kur kryeministri shqiptar në ndeshjen e parë nuk ishte, përkundrazi vëllai i kryeministrit ka qenë objekt denigrimi nga autoritetet serbe, kështu që duke pasur parasysh gjithë rrethanat, si e trajtuan stafin e kombëtares, federatën e si na trajtuan si komb, kuptohet unë apo kushdo tjetër si tifoz nuk e mirëpres ardhjen e Vuçiç.
Atëherë veprova si tifoz bëra një video të thjeshtë në mënyrë satirike, i thoja se do të dhuroj syzet. Ka pasur edhe një eksperiencë negative në Bosnjë, në rastin e përvjetorit të Srebrenicës, aty bëja referim, ishte formë presioni nën petkun e tifozit nuk kisha asgjë serioze ndaj Vuçiç.
Kjo video ka ndikuar që forcat tona të sigurisë të tërhiqeshin, trembeshin. Në fakt, unë mendoj se ka edhe një moment tjetër Isamil. Është një intervistë që ju dhatë për një gazetar të gazetës së madhe amerikane “Neë York Times”. Edhe kjo e nxiti ndalimin tuja.
Morina: Ka diçka që nuk është sqaruar që intervista për NYT, atë ditë që kam dhënë intervistën, pas 10 orëve jam arrestuar, por transmetimi publik është dhënë pas arrestimit.
Autoritetet e dinin që i kishit dhënë një intervistë gazetarit amerikan?
Morina: Nuk e di këtë por mundet, po i kisha dhënë një intervistë gazetarit amerikan ku pohoja vetëmbrojtjen time private.
Në momentin që ju u ndaluat dhe nuk do ta shikonit më ndeshjen, sepse ju kishit vështirësi për të hyrë edhe në stadium ju mbase nuk do t’u linin të shihnit ndeshjen…
Morina: Pikëpamja ime personale e gjërave është që si shteti e më pas rrjedhimisht edhe Federata e kanë menaxhuar situatën në lidhje me mua në mënyra amatoriale. Federate në njërën anë bën thirrje bën kuponat, broshurat, edhe i bën thirrje tifozëve të sillen mirë, unë jam pro kësaj që Federate kërkonte, në të njëjtën kohë bën një deklarim që nuk është në kompetencat e veta, që Ismail Morina Ballisti, nuk do lejohet 100 për qind nga Sekretari i Federatës, që nuk do të lejohet në stadium. Kjo është për të ardhur keq, se dihet që në informacionin që kam, që Federata gjen impresion si nga Policia e Shtetit ashtu edhe nga UEFA që të bënte një deklarim të tillë, por kjo nuk është në kompenteca të Federatës. Në radhë të dytë, duhet të ishte Policia e Shtetit, po të ishte policia unë isha një person i pastër me drejtësinë shqiptare s’kisha asnjë problem, asnjë rrezikshmëri. E vërteta është që mediat kanë kontribuuar, kur bëja takim me një personalitet, Ballisti planifikon surpriza, në fakt surprizën e bëri shteti.
Është menaxhuar në mënyrë amatoriale, ishte shumë e thjeshtë që shteti shqiptar me funksionarët e tij të thërriste Ballistin të fliste, të pyeste more çun çfarë ke ndërmend të bësh se kështu po flitet, dhe Ballisti do të thoshte s’kam ndërmend të bëj asgjë.
Në momentin që u ndaluat, a kthehmi dot mbrapsh, si e përjetuat atë moment?
Morina: Ndjej një neveri për atë patrullë, jo sepse u përdor dhunë apo një far përçmimi, aboslutisht jo. Shihja në sytë e tyre një lloj triumfi që ndaluam Ballistin, nuk e di pse. Po të isha në rolin e tyre do ta përjetoja si fatkeqësi. Ndalohej një njeri që të gjithë e thonë që na ka bërë krenar, kjo ishte moment që ndjeja neveri, trajtimi fizik dhe moral çdo gjë ka qenë në rregull, mendoja që ishte rastësi pastaj nga pjesëtarët e vet nga komisariati nr. 1 më është pohuar që në orën 10 të asaj dite urdhi ishte shpërndarë në pikat e policisë që unë të ndalohesha me çdo kusht, kjo vërteton se nuk ka qenë rastësi.
Ju keni deklaruar gazetarit amerikan që keni një armë dhe i keni thënë është lodër, është e kuptueshme që preteksti ka qenë arma, ju Ismail i keni kërkuar shtetit mbrojtje, keni qënë i kërcënuar, dhe i keni kërkuar shtetit shqiptar mbrojtje?
Morina: Menjëherë pas ngjarjes, me 14 tetor në Beograd 1 javë një javë e gjysmë kam pasur një takim privat në zyrën e ministrit Tahiri me një person të tyre që na ka mundësuar takimin dhe kam kërkuar dy gjëra. Ndërrim identiteti dhe mbrojtje nga institucionat shtetërore, e para mu refuzua sepse kishte kleçka ligjore, e dyta më është premtuar, po e ke parasysh, unë vetë s’kam perceptuar gjatë gjithë këtij harku kohor, skam perceptuar asnjë formë mbrojtje.
Këtë mbrojtje e keni kërkuar te autoriteti më i rëndësishëm dhe nuk iu është dhënë?
Morina: Më është premtuar dhe nuk më është dhënë, thjesht mendoj se nuk është marrë me seriozitet rasti im.
Pse mendoni se jeni ndier i kërcënuar?
Morina: Do e lidh me një batutë, sepse kam takuar shumë njerëz këto kohë dhe në Kosovë dikush më ka thënë: Ty nuk do të gjejë asgjë se ke berë 10 milionë shqiptarë krenar edhe zoti është me ty. OK thashë, po kam një 10 milionë në krahun tjetër dhe janë shumë të zemëruar, dhe nuk e di se çfarë krahu do të mbajë zoti, nga ne, nga ata apo do të qendrojë neutral. Kishte një komb ku kisha vepruar natën e 14 tetorit që me sheh me urrejtje me përçmim.
Kjo është normale në mes të Beogradit, në mes një turme, ju bëtë një veprim që serbët u acaruan tej mase, keni pasur idenë se edhe mund t’ju vrisnin?
Morina: Kërcënime sa i përket rrjeteve sociale, sidomos në Facebook, ka pasur të panumërta, klasifikohen serioze, jo serioze, pastaj diku 2 muaj mbas ngjarjes ka pasur edhe një çmim mbi kokën time nga një ish biznesmen në Çikago në Amerikë dhe kjo më ka bërë të reflektoj, duhet një formë vetëmbrotje private.
Mediat Serbe (portali Kurir) ka shkruar se ju jeni një terrorist dhe se keni patur qellim të vrisni kryeministrin Vuçiç. C’mendoni për këtë?
Morina: Pas 3 ditëshit që isha në paraburgim, se për 3 ditë isha në terr informativ, sa i përket mediave serbe terrorit, përdor një dron një flamur të bukur me elementë që promovuan vlera kombëtare, nuk kishte ansjë ofendim. E kam përsëritur nuk ka asnjë ofendim, unë nuk shoh terrorizëm aty. Përkundrazi terrorizmi u shfaq në fushën e blertë nga autoritetet serbe e publiku serb. Mendoj se një vend demokratik do të ishte një gjë normale, por autoritetet serbe, UÇK-në e klasifikojnë si terroriste, ndërhyrjen perëndimore e klasifikojnë si terroriste, bëmat e tyre ato janë të shenjtë.
Si erdhi emri Ballist te ju?
Morina: Unë kam një figurë shqiptare që e adhuroj shumë, Mithat Frashëri, sa i përket ideologjive politike nuk ka të bëjë asgjë, adhuroj si figure, kam lexuar dhe e di biri i kujt është, dhe mendoj se ka qenë një lider largpamës. Mendoj se një lider i tillë po t’i shërbente sot Shqipërisë do të ishte fantastike, pastaj emri Ballist ka edhe një kuptim tjetër, në ballë të betejes, në ballë të sfidave.
Ju jeni udhëhequr nga dobësia e Mithat Frashërit për të mbajtur një emër të tillë.
Ka qenë një vit shumë i ngarkuar mjaft i tendosur për ju. Keni qenë në një ekstrem, tani jeni në ekstremin tjetër. Njeriu përjeton gjendje nga më të çuditshme, kjo gjendja këtu si e përjetoni?
Morina: Sa i përket karakterit tim i lëkundur apo jo nuk është e thënë që pavarësisht kësaj jam po ai që isha jashtë, e vetmja gjë që më mungon janë fëmijët. Jo që nuk më mungonin kur isha jashtë sepse unë isha këtu, kisha një moment që ma jepte penalltia dhe shkoja, kurse tani jam privuar.
Kam dy fëmijë, vajza 3 vjeç e 8 muaj, djali edhe pak afër 2 vjeç.
Djali akoma nuk flet, po vajza po, vajza më thërret dedi, ja kam mësuar anglisht dhe pyet ku është dedi, dhe mban mend fjalën shqip hajde këtu.
Ismail, është një shkrimtar i madh Amerikan që tregon për një njeri që kërkon të shkojë patjetër në burg dhe nuk e pranojnë. (Tregimi i O’Henry). Ke menduar ndonjëherë që mund të shkosh në burg?
Morina: Do kisha thënë që nga hedhja e shortit në shkurt të vitit të kaluar deri sot, afërsisht 1 vit e 8 muaj, unë sot jam 33 vjeç, mund t’ju siguroj se eksperiencën nga këto katapultime mendoj se në pjesën tjetër të jetës nuk e kam mbledhur.
Për një diçka pavarësisht ndalimit tim jam krenar sepse përveç faktit të Beogradit, kam arritur ta menaxhoj në mënyrë perfekte, erdha si uragan në zemrat e shqiptarëve, doja të ikja po ashtu, nuk u mundësua por rëndësi ka që gjatë këtij afati kohor jam krenar për sjelljen time nuk kam pasur asnjë lëkundje.
Familja ku është?
Morina: Është në Itali, sinqerisht vështirësitë ekonomike janë serioze se praktikisht nga ai moment unë nuk punoj më, pastaj kontakti me familjen, por faleminderit zotit që lidhja me familjen është edhe më e fortë, për këtë i falenderohem zotit sepse mund të kisha humbur edhe familjen në varësi të situatave, por kjo lidhja me familjen e ka bërë edhe më të fortë.
Tani ti je një nga personazhet e famshëm në botën Shqiptare. Ta merrte mendja të përfundoje këtu ku je tani?
Morina: Italianët thonë, “mai dire mai” “kurrë mos thuaj kurrë”, unë do thoja të njëjtën shprehje do të kisha përdorur edhe për zotin Spartak Braho.
Shume analistë kanë bërë pyetjen këto ditë, a është Ballist Morina hero apo i çmendur. Ti e konsidoren veten?
Morina: Patriot, me principe të shëndosha dhe tifoz i zjarrtë i kombëtares. Ka një perceptim të gabuar në shoqërinë shqiptare që heroi duhet të vdesë. Aktin, veprimin në Beograd do ta quaja heroic, por nuk jam hero jam patriot në kuptim të mirëfilltë, edhe tifoz i kombëtares por gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur keqkuptime. Ka një pjesë e publikut që e kanë përjetuar si surprizë dhe më thonë kush është surpiza e radhës dhe ju thoja që nuk jam magic box dhe nëse rastin e Beogradit e keni kuptuar si surprizë më vjen shumë keq, nuk është surprizë, nuk e keni kuptuar, është akt heroik. Klima brenda në stadium vështirësia e materializimit dhe çka u shpalos aty, aty nuk u shpalos një mesazh ofendues, racist, u shpalos thjesht, nuk isha aty për të rivendiku territoret unë isha ty për të rivendiku historinë e shqiptareve në Ballkan dhe autoktonitetin e tyre. Ismaili nuk është racist as gangëster as ekstremis, thjesht ne i dimë se sllavët janë të ardhur, por ata duhet të respektojnë autoktonët, vendalitë në rajon.
Kanë ardhur në burg njerëz të mazhorancës dhe opozitës. Spartak Braho p.sh. Çfarë bisedove me të?
Morina: Unë sinqersiht kam pasur një perceptim të lig për politikën, politikanët dhe papritmas vjen një njeri i politikës, shef i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe në një ditë, që në fatkeqësinë time po ndaja gëzimin e kombëtares që ishte kulaifikuar, në vend që të prisja nga ndonjë eksponent të kombëtares e pres nga një politikan që e ndan atë gëzim me mua, ma uron kualifikimin, ja uroj. Ishte një bisedë që sinqerisht do kisha thënë për ato 15 minuta Spartak Braho mund të them që ka zëvendësuar plakun tim.
Ti je nga Kukesi, dhe të ka ardhur për vizite një deputet tjetër nga Kukësi, Flamur Noka. Çfarë bisedove me të?
Morina: Unë e kisha takuar Flamurin sëbashku me kryetarin e bashkisië së Kukësit dhe kishin diskutuar që ditën e ndeshjes do më akordohej çmimi “Qytetar Nderi” në Kukës dhe natën e ndeshjes do bëhej transmetimi i ndeshjes në stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe do festojmë aty. Unë nuk do isha në Elbasan sepse pavarësisht se publikisht kisha deklaruar që isha dhe kjo më bën të ndihem keq se Federata e kishte informacionin fiks që nuk do të shkoja, por unë si tifoz si idhull i tifozave nuk mund të thoja. Takimi me Nokën ka qenë inkurajues kemi diskutuar për këtë që ndodhi dhe kemi marrë në konsideratë që kurdo që të dalë të më akordohet çmimi.
Një i majtë dhe një i djathtë ju takojnë njëri pas tjetrit. A mendoni se ata kërkojnë të fitojme politikisht prej fameës tuaj?
Morina: Ky është menalitet ballkanik, nuk është vetëm i shqiptarëve do t’ju kisha lutur zotit që të gjithë ata që i kanë mundësitë, rasti im që mos të përdoret për përfitime politike siç e kam deklaruar edhe në gjykatë nuk kërkoj mëshirë por mirëkuptim, unë dhe asnjë shqiptar në rruzullin toksor, unë dhe familja ime nëse do të isha armatosur ilegalisht ishte ekskluzivisht për këtë mrborje dhe fatkeqësia ime të mos përdoret për përpfitime politike nëse kushdo qoftë pala qeverisëse, qoftë pala në opozitë që kanë eksponentë që më kanë mbështetur, të dy palët ta shohin si diçka mirëkuptuese mos të ketë intriga, të shihet me syrin e së drejtës.
Diten që fituam me Armeninë dhe u kuptua që ne do shkonim në Francë edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha kërkoi lirimin tuaj. A keni ndonjë mesazh apo falenderim për zotin Basha?
Morina: E falenderoj edhe jam në dijeni se e mban foton time në Facebook dhe e përshëndes.
Ka pasur edhe ekponent të tjerë edhe Berisha vet që ka kërkuar lirimin tim, ka pasur eksponent siç ishte rasti i Brahos.
Besoj se të gjithë e duan atë po ka që nuk e thonë, psh zoti Rama nuk është se ka prononcim, si mendoni ju mund të kishte?
Morina: Rama, u frikësua kot homologu i tij. Duhet ta shihte më me sportivitet atë video mos ta merrte me seriozitet, video në petkun e tifozit, edhe po të doja të bëja diçka nuk i kisha kapacitetet.
A jeni i përgjegjshëm për famën që keni jashtë kësaj qelie?
Morina: Jam i përgjegjshëm dhe e rivendikoj me krenari sjelljen time në këtë afat kohor. Armëmbajtjen pa leje e shoh si diçka burrërore, jo si gangëster. I përgjegjshëm që unë nuk kam bërë asnjë dalje të pamatur, përveç intervistës me Shakohoxhën, populli I ishte i interesuar për të mësuar sesi u realizua gjithë kjo. Unë kam qenë shumë i tërhequr sa i përket mediave. Nuk kam pasur asnjë defolt në sjelljet e mia.
Nëse ju propozojnë për deputet a do ta konsideroni të mundshme futjen në politike?
Morina: Sinqerisht sa i përket hapësirave ligjore nuk lejohet, unë nuk kam arsimin përkatës për të qenë deputet, unë kam një shkollë 8 vjeçare, e kam mbaruar në 1997 dhe as diplomën nuk e kam.
Vepra në Beograd, autori edhe mund të fundoset vepra do të rrij aty, përzierja ime në politikë edhe atë veprën që të rri aty do ta fundosë, preferoj të mbaj veprën dhe familjen time.
Figurat që krijojnë famë janë edhe polarizuese, shumë ju ngrenë në qiell, por shumë ju quajnë të cmendur. Baton Haxhiu, p.sh, një analist i njohur tha se edhe unë e kam ngritur flamurin në Beograd, ndërsa ka edhe analistë nëpër kafene që thonë, me ndjeni për shprehjen, “jeni thjeshte një budalla”. Çfarë do t’u thoni këtyre njerëzve kritikë?
Morina: Nga është ky Batoni?
Nga Kosova, thotë që ka ngritur flamurin
Morina: Aha, Shqiptar i Kosovës, edhe ky hyn në këtë grupin e kritikëve.
Kritikët kanë detyrën e vet, por kam përshtypjen që antivlerat fatkeqësisht mbizotërojnë mbi vlerat, gjesti im ka qenë shumë i rrezikshëm, do i kisha bërë më shumti keq vetes, fatmirësisht nuk i ndodhi asgjë kombëtares, madje djemtë e kombëtares iu dha mundësia të tregojnë atdhedashurinë. Antivlerat mbizotërojnë mbi vlerat, shumkush e ka perceptuar si diçka surprizë, dhe kjo është diçka negative. Supriza është kur i sjell një buqetë me lule një vajzë, ai ishte një mesazh i qartë.
Isa Boletini u fut ne Ministrine e Jashtme Angleze 100 vjet më parë me rovole në brez, ndërsa ju tentuat të futeshit në stadium. Pse?
Morina: U tha që kisha dy kobure, nuk është e mundur por në momentin e ndaljes bëja batutë, më thoshin policët çne dy. Mendova se isha Isa Boletini dhe fatkeqësisht harrova që jam në Shqipëri nuk isha në Londër dhe policët mu dukën si ai Lordi anglez në moment që i thotë Isa Boletini, që Isa nuk të çarmatosi Sulltani as Krajli i Serbisë, të çarmatosa unë, ky i nxjerr tjetrit dhe Lordi i dhuron pistoletën e vet dhe mendova se policët do të më dhurojnë një pistoletë të tyre.
Është përfolur që ju kërkuat para për të blerë një vinç dhe në fakt përfunduat me një “range rover” dhe dy kobure. Si ta shpjegojmë këtë, ju niset një jetë tjetër?
Morina: Është një “land rover” më e vjetër se unë, dhe ishte e vëllait sepse unë e kisha një makinë, që e kisha marrë nga Italia dhe më është thënë nëse mjeti që e fut kalon mbi 6 muaj ke sanksione, për këtë arsye e tërhoq, në momentin që u ktheva për ndeshjen me Serbinë ja kam kërkuar vëllait. Ajo makia diku e ka blerë në Gjermani, 3-4 mijë euro.
Avokati juaj thotë se rasti juaj është “ sui generis” (rast specifik) dhe të shumtë janë ata që thonë se ju duhet të liroheni. Kur të liroheni e mendoni se si do t’ju presin njerëzit jashtë?
Morina: Sa i përket tifozave kuq e zi sigurisht që do të jetë një gëzim i madh si për mua dhe ata do ta festojmë, nuk e di si do të shkojnë gjërat, mendoj që një lirim i mundshëm i imi do të perceptojë pozitivisht, dua apo s’dua unë, apo do apo nuk do diskush tjetër që është kritik ose kundër, janë një sërë gjërash që lirimin tim me të vërtetë e bëjnë “sui generis”. Nuk dua të përfitoj nga situate madje gjatë kësja kohe ka pasur mundësi të përfitoj, por thjesht kam dashur të jem i pastër dhe mos të përfitoj që unë jam Ballisti. Jam munduar të jem i pastër edhe në këtë rast thjesht dua t’i them publikut që armëmbajtja ilegale ishte ekzluzivisht për vetëmbrotje. Duke qenë se ndeshja ishte afër, presioni shumë i madh, sinqerisht duhej një njeri që të kuptojë fiks atë që përjetoj, të vendoset në vendin tim.
A do të shkoni në Francë për të ndjekur kombëtaren?
Morina: Dëshira është e madhe, por kuptohet tani ka një proces në vazhdim e sipër. Unë dua të rri me këmbë në tokë dhe po pres mirëkuptimin e institucioneve shqiptare dhe publikut dhe nuk varet prania ime në Francë nga unë, varet nga ecuria e proçesit të gjykimit, por kuptohet që mendoj pozitivisht nëse do të lirohem përpara qershorit, e kemi ndjekur edhe në vendin e largët, në shi e në borë në Islandë jo më Franca që do të pushtohet nga një uragan kuq e zi.
Komentet