Gazetari Nehat Islami, i cili për shumë vjet raportoi nga Lindja e Mesme, ka komentuar gjendjen në Siri, ku lufta civile ka hyrë në vitin e tetë, dhe ku ditë më parë u raportua të jetë kryer edhe një sulm kimik nga ana e regjimit.
Islami ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se Siria sot është shkatërruar, por do të ringjallet.
Ai ka paralajmëruar se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, “do të rrëzohet”. Islami ka thënë se udhëheqësi turk më “nuk ka kurrfarë kredibiliteti”.
Assad, sipas Islamit, po mbahet në pushtet nga Rusia. Ai ka vlerësuar se rusët e duan Assadin, që ta ruajnë edhe më tej ndikimin e tyre.
“Në Siri duhet të vijë një gjeneratë e re”, ka thënë Islami. /Express/
Komentet