Në disa portale në internet prej mëngjesit të së enjtes qarkullon një komunikatë në gjuhën shqipe e botuar në faqen e ndjekësve të kësaj organizte terroriste “Hilafeti”.
Titulli i saj është “Komunikatë për Sulmin e Bekuar Kundër Belgjikës Kryqëtare”. Teksti është një lëvdatë për sulmin në Bruksel ku humbën jetën 31 persona dhe u palgosen qindra të tjerë.
“Me mirësinë e Allahut, një Brigadë e Sigurisë e Ushtarëve të Halifetit, Allahu i Nderoftë dhe iu dhashtë fitoren, dolën dhe targetuan Belgjikën kryqtare, e cila nuk pushoi së luftuari Islamin dhe myslimanët”, thuhet në fillim të komunikatës.
E cila më pas shpjegon çfarë bënë pjesëtarët e organizatës. Faqja e Halifetit ka edhe biografi të liderit të ISIS-it dhe fjalime të tij si dhe aktivitete të organizatës terroriste në Siri.
Nuk dihet vërtetësia e kësaj deklarate. Nuk është hera e parë që ISIS jep mesazhe në gjuhën shqipe. Disa muaj më parë Almir Daci një nga shqiptarët që lufton përkrah kësaj organizate kërcënoi sigurinë Shqipëri.
Komentet