Vatrani Ramiz Mujaj ka sjellë një dëshmi nga aktiviteti i Vatranëve në Vatër. Është një lajm i shkëputur nga gazeta Dielli 1997 ku shihet se si Vatranët kontribuojnë në Vatër. Pra japin kontribute nuk marrin dhe as kërkojnë mbështje me fonde nga qeveritë sikur bën kjo e sotmja, lidërshipi i së cilët ka uzupuar Vatrën dhe Diellin.
Ramiz Mujaj shkruan në rrjetin social:
“E gjeta kete dokument te Vatres duke shpalosur në arkivin tim.
Ne vitet kur Vatra çdo veprimtari e bente transparente.
Tani e 5 vite ne Vater çdo gje behet ne menyre mafioze pa transparence dhe kryesia e veteshpallur “Lidership” jane njerez te inkriminuar dhe ne konflikt te hapur me vlerat shekullore te Vatrës.”
Ata burra të nderuar janë emra me të cilët është identifikuar Vatra dhe Dielli:
Voal.ch po i sjell emër për emër:
Agim Karagjozi, Sabit Bitiçi, Haxhi Hysenaj, Zef Ballaj, Gjon Buçaj, Zef Përndocaj, Musli Mulosmanaj, Hajdar Tonuzi, Zef Sheri, Marjan Cubi Arif Nezaj, Ramiz Mujaj, Mustafa Elezi, Agim Mujaj, Selahedin Velaj
