Di Montezemolo, pasi vizitoi “mikun e madh”, ka thënë se beson në shërimin e shpejt të Schumacherit
MARANELLO – Ish- presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo tha se besonte thellë se piloti legjendar i Formula 1, Michael Schumacher do të shërohet.
Gjendja shëndetësore e pilotit të F1, nga aksidenti që përjetoi tre vite më parë, ndërsa po bënte ski në Alpet franceze edhe sot mbahet “sekret” me kërkesë të familjes së tij.
Di Montezemolo, pasi vizitoi “mikun e madh”, ka thënë se beson në shërimin e shpejt të Schumacherit duke shtuar se “vendosmëria e tij dhe fuqia e jashtëzakonshme me siguri do ta nxjerrin atë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet”.
Ish-presidenti i Ferrarit me muaj rregullisht viziton Schumacherin edhe pse asnjëherë nuk ka pranuar të flas për gjendjen e pilotit legjendar të F1.
“Jeta është e çuditshme. Ai ishte një shofer fantastik dhe ai kishte vetëm një aksident me Ferrari në vitin 1999”, tha Montezemolo në prill të këtij viti pas vizitës. aa
Komentet