Béla Biszku (13 Shtator 1921 – 31 Mars 2016) ishte një politikan i erës komuniste në Hungari, që ka shërbyer si Ministër i Brëndshëm nga 1957 deri 1961.
Ai u akuzua për krime kundër njerëzimit gjatë shtypjes të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.
Dhe pa marrë parasysh moshën, në 13 maj të 2014, një gjykatë e Budapestit e dënoi një ish-zyrtar të lartë komunist 92 vjeçar me më shumë se pesë vjet burg për krime lufte në lidhje me vrasje të civilëve pas kryengritjes së vitit 1956.
Ish-Ministri i Brendshëm Bela Biszku u dënua edhe për akuza të tjera, duke përfshirë mohimin e krimeve të kryera nga komunistët.
Prokurorët argumentuan se Biszku dhe udhëheqës të tjerë të lartë u dhanë milicive speciale një “urdhër ideologjik për të qëlluar” kundër civilëve, që u ngritën kundër qeverisë së mbështetur nga Kremlini në vitin 1956.
Dhjetra veta u vranë kur policia qëlloi mbi turmat e protestuesve në Budapest dhe qytetin Salgótarján.za
Komentet