ARISTIR LUMEZI/ Fadil Daja nga Tirana, i cili ka kaluar vitet më të bukura të tij në kampin e punës në Spaç, ka ardhur bashkë me djalin e tij 13- vjeçar për të parë vendin ku ai hyri 20 vjeç dhe doli prej andej 36 vjeç.
Fadili tregon me lot në sy vuajtjet dhe trajtimin çnjerëzor të policëve të kampit, të cilët pa shkak e dënonin atë në birucë për 20 ditë me pranga të lidhur. Ai tregon dhe për marrjen e organeve të brendshme të të burgosurve që vdisnin në kamp, nga mjekët që bënin autopsinë e kufomave.
Kur keni ardhur në kampin e Spaçit?
Jam dënuar më 15 janar 1976, kam qenë ushtar në Shishtavec të Kukësit dhe me tre shokë u arratisëm për në Jugosllavi. Pas 6 muajve, për shkak të marrëveshjes që Jugosllavia kishte me Shqipërinë, na kthyen në Shqipëri dhe na dorëzuan në Han të Hotit. Na çuan në Hetuesinë Speciale për dy vjet. Pas këtij hetimi dënuan dy vetë me pushkatim, tjetri me 25 vet për tradhti ndaj atdheut dhe agjenturë jugosllave. Në 15 janar të 1976 më kanë sjellë në Spaç, në moshën 20 vjeç. Sapo hyra këtu, më bënë një kërkesë që unë të bëhesha spiun në burg dhe të raportoja kush fliste kundër Enver Hoxhës dhe kundër partisë. Unë e refuzova dhe ata më futën në birucë. Pastaj më çuan në minierë për të punuar.
Si ishte puna në minierë?
Unë e refuzova punën në minierë. Më morën dhe më futën në birucë, në temperatura deri në minus 20 gradë. Më nxirrnin nga biruca, më çonin në minierë, unë refuzoja të punoja, më futnin prapë në birucë 30 ditë të tjera dhe kjo histori zgjati dy vjet dhe pas dy vjetëve, ata u dorëzuan dhe më dhanë të drejtën e papunësisë, që të mos punoja në minierë. Por ato dy vjet kanë qenë çnjerëzore. Më vinte kapteri Pjetër Koka dhe më merrte batanijen në orën 12 të natës dhe ma kthente në 4 të mëngjesit, në temperatura minus 20 gradë, që unë të dorëzohesha dhe të pranoja punën në minierë. Në birucë më jepnin supë, e cila ishte vetëm ujë dhe s’kishte asgjë brenda dhe çaj që të mbyste era e klorit. Kapteri prishte dhe mbushjen izoluese të derës me sqepar që të hynte era dhe të ishte edhe më ftohtë në birucë. Unë isha 20 vjeç atëherë dhe i rezistoja, se të isha moshë më e madhe, do kisha pranuar të punoja në minierë. Më lidhnin këmbë e duar me hekura, duke më lënë në birucë.
I mbani mend tre të pushkatuarit, Fadil Kokomanin, Vangjel Lezhën dhe Xhelal Koprenckën?
Posi nuk i mbaj mend. Madje me Fadilin kisha miqësi, pasi isha adash i tij, mbanim të njëjtin emër. Unë flisja shpesh me të dhe ai kishte besim tek unë. Kur u prishëm me kinezët në 1978, erdhi vëllai i vetë dhe i tha: Me xha Aliun u prishëm! Xha Aliu ishte Kina. Pas një jave u bë publike dhe e morëm vesh të gjithë që u prishën marrëdhëniet me Kinën. Fadili më tha: “Më dëgjo mirë, te ne do kthejë sistemi. Tani këta do hanë njëri-tjetrin!” Fadil Kokomani ishte një njeri i përsosur dhe shumë kurajoz. Nuk kishte guxim njeri t’i çonte letër Komitetit Qendror dhe të kërkonte largimin e Enver Hoxhës. Dy javë pasi Fadili, Xhelali dhe Vangjeli dërguan letrën kundër Enver Hoxhës, i morën nga kampi dhe i dënuan me pushkatim.
Sa persona flinit në një dhomë?
Flinim 50 veta, rifuxhio, në tri kate, në një dhomë, që siç e shihni është 5 me 4, pra 20 metra katrorë. Na përkiste një hapësirë prej 40-50 cm për person, ku nuk mund të rrotulloheshe dot.
A kishin ngrohje dhomat?
Asgjë, dhoma ngrohej me frymën tonë, në një vend ku në dimër temperaturat arrinin minus 20 gradë.
Po me higjienën, si ia bënit?
Kur ktheheshim nga puna laheshim te banjat poshtë vendit të apelit, por laheshim dhe në minierë.
Çfarë nxirrte miniera?
Pirit dhe bakër. Norma e piritit ishte më e rëndë, duhej të mbushje katër vagonë në ditë si normë, ndërsa për bakrin norma ishte 10 vagonë. Vagoni merrte 2 tonë dhe nëse nuk e realizoje këtë normë, përfundoje në birucë.
Po nëse realizoje normën, ulej ndonjë ditë nga dënimi?
Po, paguheshe me 2 mijë lekë të vjetra në muaj dhe uleshin 5 ditë në muaj nga dënimi.
Cila ka qenë dieta ditore për një të burgosur në Spaç?
Mëngjesi ishte fasule me pilaf, në drekë kishim mish me patate, ose mish me presh, me zarzavate sipas stinës, ndërsa në darkë vetëm çaj me marmelatë.
Asnjë bulmet gjatë ditës, qumësht, djathë, kos?
Jo, jo, asnjëherë dhe pse ne punonim në minierë.
Fadil Daja, ish i burgosur
A kishte abuzime në kamp?
Policët ishin të tmerrshëm. Rrihnin pa shkak. Pjetër Koka, një polic i kampit, më godiste sepse më thoshte pse nuk u çove në këmbë kur kalova unë. Kishte të drejtë të më fuste dhe në birucë nëse unë e kundërshtoja. Unë i thosha, po ti kalon 20 herë në ditë, unë çfarë do bëj, 20 herë do çohem në këmbë? “Edhe 100 herë të kaloj unë,- më thoshte,- do ngrihesh në këmbë dhe do rrish gatitu”. Edhe kur çohesha më fuste tri ditë në birucë për moszbatim urdhri. Ne ishim armiqtë e popullit.
A lejoheshin takimet me familjarët?
Për familjet që vinin nga Tirana ishte një tmerr, sepse vinin deri këtu me makinat që ngarkonin bakër në minierë dhe ngeleshin rrugëve. Gjithë ajo sakrificë për të takuar të afërmin e tyre 10 minuta në muaj. Por nëse nuk realizoje normën, nuk të lejonin takimin.
Pashë një ndërtesë ku thuhej ‘takimet me familjarët’, çfarë ishte ajo?
Në atë ndërtesë ishin dy dhoma, ku në njërën mund të takohej gruaja me burrin e burgosur nëse kishe realizuar normën dhe ishe njeri joproblematik. Në atë dhomë qëndronte çifti gjithë natën, ndërsa nga dhoma tjetër, polici përmes një vrime në mur shikonte çdo gjë. Policin zëre se e kishe në dhomë.
Kishte dhe të burgosur që vdisnin këtu në kamp, merreshin vesh shkaqet?
Vdisnin më shumë pleq në moshë të madhe. Unë ngaqë nuk punoja në minierë, kam asistuar në dy vdekje, se isha moshë e re. Ishte një ndihmësmjek, një Sadik, dibran, i cili nuk kishte zemër për të qëndruar në vdekje dhe në autopsi dhe më merrte mua në infermieri për ta ndihmuar. Sa herë kishte vdekje vinin dy mjekë civilë nga Tirana, të cilët bënin autopsinë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së të burgosurit. Ata merrnin organet e brendshme të të vdekurve, i fusnin në qese dhe i çonin në Tiranë për t’i përdorur për studentët e Mjekësisë. Ndihmësmjeku më tha një ditë që ia morën zemrën një plaku 75 vjeç që vdiq në kamp. Ilir Hakaraj, një shoku ynë, vdiq pak ditë para se të lirohej. Atij i bënë një ampulë nga mjeku i kampit. Ai kishte qenë marinar në Pashaliman, me historinë e arratisjes me katër silurët. Mesa dukej, ai ishte akoma i rrezikshëm dhe e eliminuan me ampulë në burg.
Sa vjeç ishte?
45 vjeç. Ishte dënuar me 20 vjet, ia ulën, bëri 15 vjet dhe para se të dilte, e eliminuan. Ai ishte në kampin e Spaçit bashkë me të gjithë grupin prej 4-5 oficerësh, që donin të arratiseshin. Në 1976, kur unë erdha në Spaç, Ilirin dhe shokët e tij i gjeta këtu.
Që kur u lirove, a ke ardhur më në Spaç?
Kjo është hera e tretë që vij, sepse u largova dhe jetova 25 vjet në Greqi.
Me çfarë ndjesie je sot që je rikthyer këtu në Spaç?
Kujtoj rininë që kam kaluar në kampin e Spaçit, vitet më të bukura të jetës i kalova me pranga dhe i burgosur. (Qan) Kujtoj vuajtjet në birucë, në hetuesi. Unë isha një i ri që fluturoja, si çdo i ri edhe sot, që tentova të arratisem nga vendi, nuk kisha rrezikuar as Enver Hoxhën dhe as po përmbysja sistemin. Një 20-vjeçar që kishte ëndrra dhe ndërmerrte një aventurë me jetën, aventurë që më mori rininë.
“Familjarët nuk merrnin trupin e të vdekurit”
Ndre Muça nga Fushë Kruja, 72 vjeç, i cili kaloi 6 vjet në kampin burg të Spaçit tregon se shumë kanë humbur jetën gjatë viteve të dënimit, por trupat e tyre nuk u jepeshin familjarëve, derisa të mbaronte koha e dënimit. “Këtu vdisnin shumë për arsye shëndetësore apo moshe dhe i varrosnin tek ajo pllaja e vogël në luginën përballë kampit, ku duken ato lisa që i ngjasojnë qiparisave të varrezave. Familjarët nuk mund t’i merrnin trupat e tyre pa mbaruar koha e dënimit, pra, ata ishin të dënuar dhe nën dhe”, u shpreh Muça, i cili ishte dënuar për tentativë arratisjeje. Sipas tij, arratisja i kishte shkuar shumë herë në mëndje, por ishte e pamundur për shkak të kushteve të larta të sigurisë. “Të gjithë shikonim mos hapej ndonjë vrimë në minierë, por ishte e pamundur, sepse ka pasur tre breza rrethimi, madje dhe toka ka qenë e shtruar me tela me gjemba”, tregon Muça.
Ambasadori austriak, Sattler
Spaç, përkujtimorja me muzikë e letërsi e të mbijetuarve
Për Spaçin kisha parë dokumentarë dhe kisha lexuar dëshmitë e të mbijetuarve të tij, por kurrë nuk kisha shkuar për ta prekur nga afër, atë çfarë kishte mbetur nga ferri i mijëra të dënuarve politikë.
Vetëm pasi dilje nga Rruga e Kombit dhe devijoje në Reps për të hyrë përmes një rruge që gjarpëronte rrezikshëm në luginën e ngushtë dhe me hone të shumta kuptoje mentalitetin e një regjimi që kishte ngritur aty kampin më fatkeq të tij. Qëllimi ishte izolimi i “armiqve të sistemit”, të cilët mund të arratiseshin vetëm nga qielli.
Instituti për Demokraci, Media & Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) dhe me mbështetje të ambasadës së Republikës së Austrisë organizuan në Spaç një përkujtimore, në përkujtim të 40-vjetorit të pushkatimit rebelëve të Spaçit, Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho.
Në furgonin ku udhëtoja bashkë me disa të mbijetuar nga ai kamp, sot mbi 80 vjeç, fillova të përfytyroj se çfarë bluhej në kokën e një 20-vjeçari, i cili po dërgohej në këtë kamp i dënuar me dhjetëra vjet burg.
“Më kujtohet kjo rrugë, përpara ishte një kamion ku një ushtar rrinte me syrin në shënjestrën e mitralozit të drejtuar nga kamioni ynë, ku të pambuluar qëndronim 20 të dënuar. Pas nesh, në kamionin tjetër, i mbushur me ushtarë, një prej tyre qëndronte me mitraloz në dorë të drejtuar po nga ne. Të dukej vetja se ishe para skuadrës së pushkatimit”, tregonte një i moshuar me sy të përlotur, duke marrë dhe aprovimin nga të pranishmit e tjerë. Pas një rruge shumë të rrezikshme, për të cilën të mbijetuarit thoshin se ka qenë edhe më e keqe se kaq, nisën të dallonim ndërtesat gërmadha të kampit famëkeq të Spaçit. Një pjesë e tyre ishin shkatërruar plotësisht për shkak të vjedhjes së materialeve të ndërtimit nga banorët e zonës. Asnjë kujdesje që ky kamp të kthehej në një muze dhe të restaurohej për t’i dhënë formën që meriton.
Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, tha gjatë aktivitetit se asnjë qeveri nuk ka pasur vullnet politik për ta kthyer Spaçin në një muze të kujtesës të ferrit komunist që kanë kaluar të burgosurit atje, pa respektuar asnjë të drejtë njerëzore. Në kontrast me gërmadhat e kampit, miniera e Spaçit, e cila i mori jetën dhjetëra të burgosurve, lartësohej në majë të kodrës, nën një rikonstruksion modern, për shkak të shfrytëzimit të saj nga një kompani e huaj.
PËRJETIMI
Pjesëmarrësit në këtë përkujtimore ishin shumë heterogjenë, kishte të mbijetuar të kampit, familjarë të tyre, studiues, ambasadorë, studentë, gazetarë, maturantë etj.. Secili kishte përjetimin e tij. Një pyetje ishte e njëjtë për të gjithë. Çfarë e kishte ushqyer gjithë atë mllef dhe urrejtje të shqiptarëve ndaj shqiptarëve, vetëm pse mendonin ndryshe?! Ambasadori i Republikës së Austrisë, Johann Sattler, i dha përgjigje filozofisë së atyre që ngritën këto kampe.
“Spaçi është një dëshmi e gjallë e depersonalizimit të individit përmes frikës dhe terrorit, duke i zhveshur ata nga gjithçka, nga liria fizike, liria e mendimit dhe të drejtat themelore. Në këtë burg njerëzit përdoreshin si kavie për të kuptuar se deri ku arrinte rezistenca e tyre, te këta njerëz që kishin guximin për të kundërshtuar diktatorin, kuraja e tyre mori si shpërblim ekzekutimin e tyre”, u shpreh ambasadori Sattler.
Ai tha se “e shkuara që ne kujtojmë sot ishte e tashmja e atyre njerëzve, që vuajtën në këtë burg dhe ajo duhet shkruar në histori, duhet rikujtuar për të mos u kthyer më kurrë, i duhet transmetuar brezit të ri dhe Spaçi të kthehet në një qendër kombëtare përkujtimore”.
Gruaja ime më la për një burrë tjetër dhe unë isha zemërthyer dhe i shkatërruar. Por në një ditë të mirë po lëvizja nëpër internet kur pashë një zonjë që dëshmonte se si DR Gideon e ndihmoi atë, kështu që vendosa ta kontaktoja për ndihmë dhe ai më ndihmoi të rivendosja marrëdhënien time të prishur dhe tani gruaja ime është kthyer dhe ajo më do shumë më tepër se sa mund ta imagjinoj ndonjëherë. Nëse jeni duke kaluar nëpër situata të ngjashme edhe nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë. ose kuruar sëmundje.
Fito lotari.
Win Curt case.
Bëni një hakmarrje mos hezitoni, kontaktoni Dr Gideon nëse keni nevojë për ndonjë lloj ndihme kontaktoni DR GIDEON në Whatsapp: +2347042191323
Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. kalaja e Shkodrës, që mban emrin Rozafa, është një monument mijëvjeçar i ngritur në atë një kodër shkëmbore në hyrje të . . .
Një kryengritje kundër regjimit komunist, ka ndodhur në vitin 1948. Ajo nuk ka qenë popullarizuar shumë, ndërsa ka qenë objekt studimi i studiuesve Uran Butka e Sadik Bejko. Kryengritja . . .
‘National Geographic’, realizoi në numrin e tetorit 1980, një reportazh në Shqipërinë e izoluar prej regjimit komunist. Plot 36 vjet më vonë, ky shkrim i gazetarit turk, Mehmet B . . .
Vendimi i Byrosë Politike: “Çamët të dërgohen me forcë në Greqi, për të luftuar kundër Monarko-fashistëve”!
Në vitin 1944, të mbërritur me mijëra në Shqipëri, çamët nuk do të gjenin një . . .
Përkujtohet Kryengritja e Malësisë së Madhe, e vitit 1911. Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqjeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pa . . .
ILIR CENOLLARI 1.Të ndjekësh historinë e Labërisë në një farë mënyre do të thotë të shkruash historinë e Shqipërisë. Thënë ndryshe, historia e Shqipërisë nuk ndiqet më mirë se sa kur sh . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Mars 2025
Gazeta norvegjeze “Dagbladet” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1932, në faqen n°4, intervistën asokohe me A . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Mars 2025
Revista rumune “Oglinda Lumii” ka botuar, me 9 janar 1932, në faqen n°192, një ndodhi të veçantë për Aleksand . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 31 maj 1930, f.54
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Mars 2025
“The Daily Mirror” ka botuar, të hënën e 26 majit 1930, në . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Tatler, e mërkurë, 14 maj 1930, f.78
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Mars 2025
“The Sunday Pictoral” ka botuar, të dielën e 25 majit 1930 . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 21 dhjetor 1929, f.21
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Mars 2025
“Daily Herald” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1930, . . .
Gruaja ime më la për një burrë tjetër dhe unë isha zemërthyer dhe i shkatërruar. Por në një ditë të mirë po lëvizja nëpër internet kur pashë një zonjë që dëshmonte se si DR Gideon e ndihmoi atë, kështu që vendosa ta kontaktoja për ndihmë dhe ai më ndihmoi të rivendosja marrëdhënien time të prishur dhe tani gruaja ime është kthyer dhe ajo më do shumë më tepër se sa mund ta imagjinoj ndonjëherë. Nëse jeni duke kaluar nëpër situata të ngjashme edhe nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë. ose kuruar sëmundje.
Fito lotari.
Win Curt case.
Bëni një hakmarrje mos hezitoni, kontaktoni Dr Gideon nëse keni nevojë për ndonjë lloj ndihme kontaktoni DR GIDEON në Whatsapp: +2347042191323
Email: drgideon611@gmail.com