Ndërkohë që ish-shefi i policisë së Vlorës, Jeald Çela, akuzuar për lidhje me Habilajt, vijon të jetë në kërkim, avokati i tij ka deklaruar sot në seancën e radhës te Krimet e Rënda, se cështja ndaj klientit të tij është paragjykuar.
Avokati Petrit Ismaili deklaroi se “janë duke u transkriptuar përgjimet telefonike te Jealdit dhe grupit Habilaj për të parë implikimin e tij lidhur me akuzat. Klienti im nuk mund te implikohet per nje sms urimi”- tha ai.
Dyshohet se Çela i ka dërguar një SMS urimi Moisi Habiljat, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga transkriptimi i përgjimeve telefonike.
Seanca e sotme u shty pasi ne gjykate nuk kanë ardhur te gjitha aktet per dosjen. Mësohet se aktualisht po verifikohen pergjimet per dy vjet nga 2015 ne 2017.
Prokurori Dritan Premci pretendoi se po kryen transkriptimet e dy viteve përgjim dhe kërkoi sot zgjatjen me 3 muaj te afateve te hetimit. Ndërkohë që jane nisur leter porosi ne Itali dhe Greqi në kuadër të hetimeve të kësaj cështjeje.
Komentet