PRISHTINE-Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +, i transmetuar ne dhjetor te vitit 2015. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi. Në intervistën për këtë televizion,Thaçi ka thënë se Franca e ka ndihmuar popullin e Kosovës, por jo atë personalisht.
Më poshtë mund të ndiqni të plotë dokumentarin e realizuar nga Pascal Henry, një pjesë e të cilit i dedikohet edhe Afrikës së Jugut. Gazeta Express ka bërë një përmbledhje të pjesës ku bëhet fjalë për Kosovën dhe për rekrutimin e Thaçit.
Shërbimi sekret: Republika që vepron nën hije
Në Francë, ekzistojnë histori të cilat preferohen të mbeten sekrete, por gjithnjë në kuadër të diplomacisë. Franca ndonjëherë dëshiron të ndikojë nën hije.
Mbrapa mureve të këtij ish burgu, fshihen sekretet më të mëdha të Republikës Franceze. Emri i vërtetë i këtij objekti është ‘Kazerma e Vdekjes’.
Ky është objekti ku Shërbimi Sekret Francez (DGSE), punon dhe vepron. Aty është e ndaluar fjala ‘spiunazh’.
Ish-drejtori gjeneral i shërbimit sekret francez, Pierre Siramy, thotë se fjala spiunazh, përdoret vetëm nga armiqtë, ai preferon ta quaj hulumtim.
Shërbimi Sekret Francez funksionon në atë mënyrë se kur duhet të ndërmerret ndonjë aksion jashtë shtetit, ata iu bëjnë thirrje agjentëve të tyre, që është mjaft e vështirë të dihet numri i saktë i tyre.
Për ndikimin e këtij shërbimi në shtetet e jashtme, ish-shefi i shërbimit sekret thotë se ‘nëse kemi influencë, atëherë arrijmë të ndikojmë’.
Për funksionimin e shërbimeve të tilla, krijohen marrëdhënie besimi por edhe presione dhe kërcënime, vetëm për ta arritur atë që dëshirojnë. Nga kjo metodë ata nuk tërhiqen asnjëherë.
‘Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton’, thotë ish shefi i shërbimit sekret francez.
Aty ku ligji mbaron, aty fillon puna e shërbimit sekret. Rekrutohen agjentë të huaj, krijohen afërsi me personalitete politike, por edhe për interes të Francës, financojnë aksione ilegale.
Oficeri i atëhershëm hulumtues për çështje të Ballkanit, njëherësh edhe mik i Hashim Thaçit gjatë luftës, Arnaud Danjean, thotë se trajtimi i shërbimit sekret më një personaliteti të fushës politike quhet para diplomaci.
Këto aksione shpesh herë kanë çuar deri te vdekja.
Nga disa hulumtime që na i bëmë për këtë çështje, na dërguan nga Brukseli në Kosovë. Dukë kaluar nga Amsterdami e deri tek Afrika e Jugut, kemi hasur në disa shitës të armëve, spiunë dhe kriminel. Ata jetojnë në një botë ku gjithçka lejohet përderisa nuk kapen.
Hulumtimi jonë fillon në Ballkan, në ish–Jugosllavi, konkretisht në Kosovë.
Kosova ka qenë një provincë e Serbisë, e që pavarësinë e saj e shpall në vitin 2008. Atë ditë, një grumbull njerëzish janë mbledhur në qendër të Prishtinës, për të festuar shpalljen e pavarësisë, por edhe të shpallin fitues heroin e tyre, Hashim Thaçi.
Hashim Thaçi, krijuesi i pavarësisë së Kosovës, ish student i drejtësisë dhe filozofisë, sot është bërë kryeministër.
Në fjalimin që e mbajti në fushatën e tij, pasi u zgjodh kryeministër, ai iu falënderua popullit të tij për këtë fitore. Por, në të vërtetë nuk është vetëm populli kosovar që e ndihmoji Thaçin të jetë aty ku është sot.
Në mesin e flamujve me shqiponjë, ishte edhe flamuri amerikan. SHBA-ja e ka përkrahur Kosovën financiarisht këto 10 vitet e fundit. Gjithashtu ajo ka investuar shumë në bazën ushtarake amerikane më të madhe në Europë, e cila gjendet në Kosovë.
Dihet se kryeministri është në këtë pozitë falë Uashingtonit, por ajo çka është më pak e ditur, është se meritat e kësaj janë edhe të Shërbimit Sekret Francez. Hashim Thaçi nuk ishte njeri politik i respektuar, por në fund të viteve 90-ta, ai u njoh me emrin e luftës “gjarpri”, i cili ishte në krye te UÇK-së.
UÇK-ja ishte organizatë që luftoji kundër regjimit serb. Në krye të këtij regjimi ishte Milosevic. Lufta e krijuar në Kosovë, shkaktoi dëme të mëdha dhe la mijëra të vdekur.
Këto imazhe filluan të shihen nga ndërkombëtaret, gjithashtu edhe nga Franca. Aty filluan kontaktet e fshehta mes Shërbimit Sekret Francez dhe Hashim Thaçit. Kështu thotë personi që ka punuar në DGSE, e që ishte me numër identiteti 3635, ai quhet Pierre Siramy.
Ai ka kaluar grada të larta derisa edhe u bë Shef i Lartë i Shërbimit Sekret Francez (DGSE). Sot, ai është një pensionist, i cili ka shkruar një libër ku tregoji për sekretet e gjithë karrierës së tij 25 vjeçare si shef i lartë i këtij shërbimi. Askush deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Por, sa i përket rolit të Francës ndaj Hashim Thaçit, ai nuk është rrëfyer asnjëherë për këtë deri më tani.
‘Hashim Thaçi është kontaktuar nga perfaqesuesi ynë lokal që vepronte në Kosovë. Është krijuar një miqësi vëllazërore’, thotë Siramy.
Pyetjes a u bë Hashim Thaçi agjent sekret, Siramy thotë, ‘Po, ai është bërë agjent”.
Gjithçka ka filluar larg fushëbetejës, në Rambuje.
Publikisht Qeveria franceze ka përkrahur Ibrahim Rugovën, Presidentin historik dhe njeriun e paqes, por me delegacionin e kosovarëve në Rambuje, ishte i ftuar edhe Hashim Thaçi, i cili ishte i panjohur për mediat ndërkombëtare në atë kohë. Në Rambuje, Thaçi prezantojë krahun e luftës në Kosovë.
Oficeri Hulumtues për çështje të Ballkanit në atë kohë, Arnaud Danjean, ishte ai i cili ishte mik i Hashim Thaçit në Kosovë. Gjithashtu ai ndërmjetësoi në raportet midis Shërbimit Sekret Francez me Thaçin. Pas 7 viteve në DGSE, ai sot është deputet në Parlamentin Europian. Ai gjithashtu flet gjuhën serbe dhe mund të thuhet se është specialist për Ballkanin.
Ne kemi dashur ta dimë se si është bërë rekrutimi i Hashim Thaçit, por Danjean nuk pranoi të flasë për këtë çështje.
Deri në cilën pikë ka arritur Franca të shkojë për të ndihmuar rebelët e Hashim Thaçit? Pierre Siramy thotë se DGSE ka armatosur këtë lëvizje çlirimtare në mënyrë sekrete.
‘U kemi dhënë mbështetje financiare për të mundësuar vazhdimin e luftës, por gjithashtu edhe I kemi furnizuar me armë’, thotë ai.
Kurse, Arnaud Danjean nuk e pranon se shërbimi sekret ka furnizuar me armë Hashim Thaçin. Ai për këtë çështje na tha të bisedojmë me Ministrin e Mbrojtjes të asaj kohë, Alain Richard.
Pas kësaj, ne vazhduam për te ish – ministri, Richard, por ai tha se nuk i kujtohet të ketë ndihmuar luftën e Kosovës me armatim.
Sidoqoftë, ishte një tjetër person që u kujtua shumë mirë për këtë çështje. Ai ishte trafikant i armëve në atë kohë. Ishte ai i cili bëri dërgimin e armëve si RPG7 (raketa) dhe shumë municione të tjera. Ai këtë dërgim e bëri gjatë luftës së 99-ës në Kosovë.
Ky trafikant i armëve thotë se shërbimi sekret ka qenë në dijeni për këto dërgesa.
‘Shërbimi sekret më ka dhënë mua dritën e gjelbër për të bërë këto dërgesa të armëve tek Hashim Thaçi. Me Hashim Thaçin jam takuar në Gjenevë të Zvicrës’, thotë ai.
Ai gjithashtu tregon llojin e armëve dhe sasinë e tyre. ‘Kam dërguar 200 RPG7 dhe 10 mijë raketa’. Sipas tij, shërbimi sekret ka bërë të mundur dërgimin e këtyre armëve tek Hashim Thaçi, me qëllim që të organizohet ofensiva e madhe që është bërë dy javë më pas.
Kur forcat e huaja kanë hyrë në Kosovë pas luftës, populli kosovar nuk i donte francezët. Në atë kohë Hashim Thaçi u bë i nevojshëm duke qetësuar palën kosovare të cilit ishin të revoltuar kundër francezëve. Ndërkohë, Hashim Thaçi filloi të takohej me emra te medhenj te politikes ndërkombëtare. Më pas, në vitin 2007 ai u bë kryeministër i vendit, disa muaj më vonë ai plotësoi ëndrrën e tij, shpalli pavarësinë e Kosovës.
Në vizituam edhe Kosovën, ku u takuam edhe me Hashim Thaçin dhe realizuam një intervistë me të.
Pas pyetjeve të shumta të marrëdhënieve të Kosovës më shtetet e huaja, ne e pyetëm atë se a ishte agjent I shërbimit sekret francez, por ai nuk dha asnjë përgjigje.
Sipas njeriut qe punoi për 25 vite në këtë shërbim, Thaçi ishte dhe vazhdon të jetë agjent I këtij shërbimi, edhe pse tani gëzon postin e kryeministrit.
Gjatë kohës kur Thaçi u zgjidh kryeministër, në Bruksel u akuzua për trafikim organesh nga senatori zviceran, Dick Marty.
Marty ishte mandatuar nga deputetët europian për të hulumtuar krimet e kryera të UCK-së para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Në raportin e tij qindra faqe, krimet ishin të shumta, por edhe emri i Hashim Thaçit përmendej shumë shpesh.
Në këtë raport të Dick Marty, ndër emrat e shumtë të përmendur, është edhe emri i Azem Sylës, ish shefi i shërbimit sekret të Kosovës.
Sipas këtij raporti, thuhet se Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij, kanë zhdukur gjithsej 470 persona.
Por, një raport tjetër sekret i UNMIKU’t në vitin 2003, flet për trafikim të organeve të organizuar nga UCK-ja.
‘Një raport i FBI, flet për krim të organizuar nga Hashim Thaçi në vitin 1998, thotë Marty. Ai gjithashtu thotë së UCK-ja ka qenë zyrtarisht grup terrorist.
Por, a ka qenë në dijeni Franca për të kaluarat kriminale të liderëve të UCK-së, posaçërisht për Hashim Thaçi, Marty thotë se Franca ka mundur t’i dijë të gjitha këto, por ndoshta nuk ka dashur t’i dijë”.
Por, a i ka mbyllur sytë realisht shërbimi sekret francez? Araud Danjean, thotë se nuk ka dëgjuar më herët për krimet që thuhet se i ka bërë Hashim Thaçi.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet