VOAL – Në intervistën me gazetarin Artur Nura, në Report Tv, ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi i janë bërë pyetje edhe për rastin e Visar Zhitit, ish i burgosur politik, shkrimtar i shquar, të cilit presidenti Nishani ia refuzoi akreditimin në postin e ambasadorit në Vatikan, si dhe për insinuatat e Nishanit këto ditë ndaj figurës së Zhitit:
Gazetari– Dekretimi i presidentit Nishani, për ministrin e brendshëm dhe mos dekretimi i një personaliteti tjetër të penës, Visar Zhitit. Po të ishtë Bamir Topi në këto rastë si do të kishe vepruar?
Topi- Nuk mund ta kaloj bisedën në një plan hipotetik, por mund të jap rastin e Eduart Halmit. Ai vinte nga një ekperience. Ishte kryetar i komisionit të hetimit në rastin e 21 janarit, rol të cilin ai e luajti jashtëzakonisht partiak, jo institucionale shumë agresive. Në rast se do shkoja në një raport personal, për sa kohë që të isha president, nuk do të merrtë derkretimin. Por kur je president, nuk shkon dot me raporte personale, por ke një pikë referimi që është kushtetuta, jashtë politikës. Ai është dekretuar prej meje, ka filluar punën, është betuar para meje. Ka vazhduar komunikimi institucional. Për mik, atë edhe 7 jetë të kesh nuk e bën dot mik. Kur je president, duhet të lësh emocionet.
Te ministri akti ishte presidencial.
Gazetari– Sipas burimeve të ndryshme z.Nishani kishte menduar të mos e dekretonte, por sic thuhet në mediat e shkruar dhe të tjera eklektronike ka p[atur ndërhyrje. Aludohet edhe nga partia demokratike edhe nga ajo kombëtare. Dhë në fund ka vendosur ta dekretojë.
Topi- Unë pa pas burime të sigurta nuk mund të shprehem. Unë di cfarë shfaqet në publik dhe e analizoj si akt presidencial. Akti është presidencial nuk shahet, komentet pastaj janë partiake. Sa i përket cështjes së Visar Zhitit, kam shprehur keqardhjen e madhe që në momentin e përplasjes së parë. Ai është një intelektual. Ai që e njeh për një profil shumë të butë, me një vuajtje ta madhë në shpinë. Dhe ti thuash atij që ka punuar si skllav, ti thuash që ti ke qenë bashkëpunërtor, ndërkohë që ligji për deklarimin e dosjeve është në veprim. Dhe faktet tregojnë që Visar Zhiti ka qenë një figurë e pastër. Është një gjë shumë e rëndë kur një zyrtar, interpreton mbi bazën e emocioneve. Institucioni nuk është i yti.
Komentet