VOAL – BERLIN – Ish presidenti gjerman Christian Wulff të hënën (sot) hodhi poshtë akuzat e presidentit të FIFA-s se Wulff u përpoq të ushtronte presion politik para se Kupa Botërore në futbooll t’iu besohej Rusisë dhe Katarit.
“Deklarata e z. (Sepp) Blatter lidhur me ish presidentin Christian Wulff është e rreme,” tha zyra e Wulffit në një deklarim të shkurtër.
Blatter u përfshi në një hetim për korrupsion të kreut të FIFA-s sa i përket caktimit për të organizuar kupën botërore të futbolit në dy vende, Rusi dhe Katar. Blatter nuk është akuzuar ende për ndonjë keqbërje, por kohët e fundit ai ka marrë një ftesë për hetime.
Në një intervistë me gazetën gjermane Welt am Sonntag, Blatter tha se Wulff dhe ish presidenti francez Nicolas Sarkozy u përpoqën të ndikojnë në të mirë të Rusisë dhe Katarit. reuters
Komentet