Ish-deputeti i Kuvendit që në vitin 1992, vjen me një rrëfim ekskluziv në emisionin e Ylli Rakipit, “Të Paekspozuarit”. Legisi deklaroi se Rama duhet të kërkojë falje publike për parlamentin aktual që “po çudit Europën” dhe të shkojë në zgjedhje të parakoshme për të kërkuar votëbesimin e popullit.
Ja disa nga deklaratat më të rëndësishme të Ndre Legisit gjatë emisionit:
Zgjedhjet ne 2009
Legisi: I thashe Rames pa LSI nuk bëhesh dot kryeministër. Isha kunder koalicionit LSI me Berishën. Meta luante me 2 karta. Siç shkoja unë te Edi Rama shkonte Dritan Prifti te Saliu.
Koalicioni PS- LSI
Legisi: “Isha kundër koalicionit. S’pranova te isha negociator. LSI-ne se ka marrë se e ka dashur, por sepse i duhen numrat. Koalicioni nuk eshte origjinal
Zgjedhjet 2013
Legisi: Rama s’pyeti askënd për kandidatët. Lexoi listën dhe iku. I thashe do të jenë gur në qafën tënde” U tërhoqa nga fushata kur u njoha me kandidatët. Veliaj konsiderohej më i rëndësishmi.
Parlamenti sot
Legisi: “Rama duhet të dalë në zgjedhje, si greku ti dalë popullit e ti thotë. Po e bëra këtë gabim. Kam bërë një parlament që po çudit Europën dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakoshme”
Komenton Ramen, Meten e Nanon
Legisi: Rama bëri lojë me njerëzit që mbështetë në politikë. Herët a vonë do ta paguajë, me përçmim. Nano nuk është hakmarrës, nuk të ndjek nga pas. Meta politikan pragmatist.
Partia Socialiste
Legisi: ” Mënjanoi grupin e Blushit dhe të Malajt. Rama administron funksionin e kryetarit të partisë në mënyrë të gabuar. S’me hoqi Rama nga PS, s’duroja politiken e pisët.”
Ndarja veri- jug brenda partive
Legisi: “PS e ka këtë problem dhe e ka të mbartur nga e kaluara ndërsa PD nuk është aq e zhvilluar”
Ja emisioni i zbardhur:
“Arratisje nga Liria”, historia e një politikani që u bë fermer. Ndre Legisi, një përjashtim nga rregullat, një ish politikan që ngre një fermë në pyll. Legisi rrëfen për jetën e tij të re, për miqtë e tij të rinj, pas zhgjënjimit me politikën. Në dokumentar Ndre Legisi tregon rrugëtimin e tij, dëshirën për t’iu kthyer tokës, për të mos qenë asnjë ditë informal dhe për të garantuar cilësi në produktet që ofron sot ferma.
Legisi: Angazhimi në politik, rastësi
Gazetari Ylli Rakipi pyet Z. Ndre Legisin:
Ndre Legisi u arratis nga liria që ne fituam në vitet 90 drejt një lirie tjetër. Z. Legisi, saktesisht, kur ju u arratiset nga politika shqiptare?
Kur ndodhi arratisja?
“Në vitet 90 kishim entuziazmin e lirisë dhe e ndjenim shumë pranë lirinë kur mendonim se demokracia do të na krijonte disa mundësi që i kishim vetëm me të dëgjuar.
Është vërtetë rastësi e bukur angazhimi në politikë. Në vitet 90 isha zbatues eksperimetesh në Katedrën e Perimeve dhe ishim entuziast për ndryshimet lëvizja mori një vrull që nuk ishte shumë i pranueshëm nga mënyra si zhvilloheshin ngjarjet. Jam ballafaquar me zotin Berisha, në mes te studentëve. Për mua ishte e rëndësishme dhe e shenjtë, babai im Gjergj Legisi ka qenë dëshmor i luftës nacional çlirimtare.
I thyen pllakën pëkujtimore të shkollës, ndjeja përgjegjësi, isha njeri që e doja ndryshimin.
I them Berishës cili është qëndrimi ndaj simboleve të luftës, ndaj luftës. Ai dha disa përgjigje, ai nuk ishte shumë i qartë, dhe simbolet e luftës tha Berisha janë simbole komuniste.”
Ndre Legisi: Më vinte zor kur më propozuan për deputet
“Unë mora mikrofonin dhe i thashë nga ky moment nuk jam më këtu. Kjo ngjarje zhvillohej në Institutin Bujqësor. Nga ajo ngjarje u vura në fokus të PS. Nuk mund të shkelja mbi disa parime.
Bëra letër të Zeri i Popullit, për të takuar të parin, z. Musa Ulqini, ishte gazetar me dëshirë, te ZP nuk shkruante kushdo. Ai ma botoi letrën e hapur. Pas saj u bëra protagonist. Thoja kush po e dëmton demokracinë mbresa nga mitingjet e PD.
Pata edhe një diskutim me Z, Azem Hajdari. U bëra personazh i njohur, pasi krijuam Forumin Eurosocialist në 1992. U propozova për deputet por më vinte zor se në Institutin Bujqësor kishte shumë profesorë dhe unë mendoja se s’më takonte mua.
I thashë Luan Memushit, duan të më vënë mua duhet t’ju vendosin ju.
Politika për mua ka qenë një tribun për tu njohur edhe për të mësuar shumë gjëra. Ka qenë mundësi për të komunikuar me njerëzit, për të përfaqësuar njerëzit. Jam zgjedhur tre herë me votim të drejtpërdrejtë, sistemi mazhoritar. .. Ata një ditë nuk do të jenë në politikë dhe duhet të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë atë ditë.”
Legisi: Krijimi i LSI ishte i duhur për kohën
Ylli Rakipi: Nga momentet më përcaktues në jetën tuaj është viti 2009, ishit një nga njerëzit e rëndësishëm të LSI-së, filloi negociata për koalicion. Dilema ku duhet të shkonte Ilir Meta ishte momenti më i vështirë, keni qenë ju negociator për koalicionin Rama-Meta dhe Berisha -Meta, Meta Vendoste.
Ndre Legisi:“Kam pasur një periudhë të gjatë kohore me Ilir Metën kemi bërë rrugë së bashku, krijuam LSI së bashku me shokët e tjerë, nuk e konsideroj gabim krijimin, ishte e duhur për kohën. Kam pikëpamjen që Shqipëria është e majtë dhe PS filloi të mos e përballonte pushtetin në mënyrën si ishte organizuar para 2008. Pas krijimit të LSI filloi historia e koalicioneve”
Legisi: I kam thënë Ramës, se pa LSI nuk bëhesh dot kryeministër
“Është e vërtetë bashkë më Shpëtim Nazarkon kemi qenë në zyrën e Edi Ramës për ti ofruar një koalicon me LSI para zgjedhjeve (Flitet per zgjedhjet e 2009)
Rama refuzoi duke mos pranuar emrat, unë pata një debat i thashë që po bën një gabim s’ke për tu bërë kryeministër, pa ne.
Natyrisht edhe unë s’bëhem dot deputet pa PS dhe LSI. Lezha ishte e vështirë, për shkak të problematikës së qarkut. Unë s’do jem deputet por as ti kryeministër. Lëviz nga vendi i dhashë dorën dhe u larguam. Shkuam te Ilir Meta, i thashë se Rama nuk bën koalicion. U bë menjëherë konferencë për shtyp dhe shpalli koalicion me PD-në. Gabimi ishte i Edi Ramës.”
Legisi: Isha kundër koalicionit me Berishën
“Çdo bashkëpunim mes PS dhe PD për ndryshimet kushtetuese, gjithçka u bë për të shkatërruar LSI. Deshën të na hiqnin anëtarin e komisionit.
Para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve duhet ti jepnim dorën Edi Ramës por gjërat shkuan keq. Berisha ftoi Metën dhe ndodhi koalicionin. Unë në fakt isha kundra.
As Berisha nuk e bënte dot qeverisjen pa LSI. Ne i morën votat si të majtë, dhe sipas meje ne nuk kishim të drejtë që të bënim këtë koalicion. Unë i dhashë dorën Metës ai shkoi në punë të vet, u bë zv/kryeminstrër, ministër, ndërsa unë u ktheva në fshat.
Metën e kundërshtova në këtë projekt. Meta është politikan shumë pragmatist, ai e dinte orientimin dhe e vërteta është që i funksionoi. Meta me politikën e tij ishte i suksesshëm, gabimi ishte i imi. Nuk jam penduar, por ai vajti me Berishën u kthye në PS dhe vazhdon të ushtrojë pushtetin.”
Legisi: Meta më kërkoi te mos largohesha. Nuk kam më kontakte
Ylli Rakipi: Ilir Meta u bashkua me Berishën, ju dhe 4 të tjerë u larguat nga LSI?
Ndre Legisi: Atë ditë gjërat ishin të paracaktuara, siç shkoja unë te Edi Rama shkonte Dritan Prifti te Saliu. Meta luante me 2 karta.
“U konsultova me Metën, ndryshe nga të tjerët që u larguan. Më propozoi që të rrija. Aty u mbush plot gazetar të LSI. Gazetarët janë shumë të rëndësishëm dhe janë negociator. Doli Berisha dhe bëri thirrje Ilir Metës. I dhashë dorën dhe nga ajo ditë s’kam pasur më komunikim me zotin Meta. As unë s’kam pasur hall të trokas në zyrën e tij, por as ai s’ka pasur nevojë për qumësht edhe djath…
E respektoj për konseguencën karrierën, vendosmërinë nuk duhet ta paragjykojmë.
Unë e kam konsideruar gabim vajtjen në PD. Populli e vlerësoi më shumë. Në zgjedhjet pasuese i dha më shumë vota. Erdhi puna iku nga Berisha shkoi në PS. E sulmuan e votuan edhe më shumë. Nuk dalim dot kundra popullit.”
Legisi: U largova nga LSI për të thënë se isha socialist më shumë se socialistët
Gazetari Rakipi e pyet Legisin se a kanë menduar të krijojnë një parti pas largimit, ish-deputeti u përgjigj:
Nuk ikëm as për të shkatërruar LSI dhe për të dëmtuar Ilir Metën, ai gjeti mënyrën e vet, ikëm për ti thënë ishim socialistë, për të treguar se jemi socialist më shumë se socialistët.
Gazetari Rakipi pyet se Legisin se a ju perdori Edi Rama për të marrë partinë?
“Padyshim që po. Mënjanoi grupin e Blushit dhe të Malajt, koha vërtetoi se kur erdhi puna për interesat e veta për tu bërë kryeministër ai nuk është se ruajti atë vlerësim kur në kongres të partisë emrat tonë i përdori si qendresë socialiste, që socialistët e vërtetë nuk shkuan te Saliu. Të jem i sinqertë ja kam thënë vetë Edi Ramës sepse ka qenë një zhgënjim shumë i madh i imi sepse ai meritonte të bënte kryeministër dhe ja ku është por mënyra si bëhësh, mënyra si u bë kryeministër.
I kam thënë asokohe, sipas meje që 2 muaj para zgjedhjeve të dalësh në opozitë dhe më pas të vish në pushtet siç bëri LSI. Ramës thashë: Nëse të del, mua më tepron, e kam më shumë mik Ilir Metën, por problem është që nëse ke iluzion që vjen për interesat e PS e ke gabim, Meta vjen për interesat e vet.
Legisi: Rama ka bërë lojë me njerëzit që e kanë mbështetur në politikë
Ne kongres ju u zgjodhet ne Asamblene e PS-se , me pas u bëtë sekretar për koalicionin. Çfarë menduat në atë kohë, pse ju donte z. Rama, Z Legisi?
“E kam patur mik se tani varet a të ka ai ty sese tani është kryeministër. Kur shkruante “Kurbanin” e kisha mik, sa herë vija në mbledhje e takoja. Z. Rama për mua ka bërë lojë me njerëzit që e kanë mbështetur në politikë, dhe është gabim i madh dhe ai herët a vonë do ta paguajë, me përçmim. Njeriu kur është në funksione shumë të larta duhet të mendojë që një ditë do të jetë diku. E kam provuar mes fshatarëve mes atyre që ngrinin zërin për të më sharë, edhe gjatë kohës që dilja në mitingje, kur dilja në tribunë thoshin poshtë Ilir Meta, unë kisha të njëjtën përgjegjësi për socialistët. Kisha kaq ndjeshmëri, që të jepja kontributin maksimal për të kthyer socialistët në pushtet. Sic kisha përcmim për ata që më përdornin.
Isha në Elbasan, i them atij me mjekër, Fuga, i thashë hiqe emrin se nuk do të flas atje. Unë s’kam ardhur për këtë punë. E kam bërë me shpirt dhe e bëj me shpirt, për PS sepse ndjehem edhe në fshat socialist.’
Kandidatet e 2013, Legisi: Rama s’pyeti askend, lexoi listën dhe iku
Gazetari Rakipi pyet: Zgjedhjet e vitit 2013 shumë të rëndësishme për PS. Pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, kandidatët për deputetë tani ishin në dorë të kryetarevë të partive. Ata ishin “vëtë zot vëtë shkop”. A ishit ju dakord me perzgjedhjen e kandidateve të majte që bëri z. Rama?
Legisi përgjigjet: S’ka si të isha dakord, pasi s’më pyeti vetëm mua, nuk pyeti askënd. Lexoi listën dhe iku. Personalisht mënyrës së përzgjedhjes dhe mënyrën si e administron funksionin e kryetarit të partisë, e kam kundërshtuar e kundërshtoj edhe sot e konsideroj të gabuar, shumë të gabuar.
Mënyrën si e respekton asamblenë, zgjedhjen në parti, si i përzgjedh ministrat, si respekton statutin e partisë, Edi Ramës i daltë për hajër, u bëftë edhe kryeministër I Europës, por problem qëndron që unë s’e kam mbështetur në mënyrën si e bën politikën e tij, as e mbështes edhe sot.
Legisi: I thashe kandidatët që propozove do te jene gur në qafë
Rakipi: Për herë të parë këtu u përzgjodhën njerëz që nuk ishin pjesë e PS. Protestuat për kandidatët më rekorde kriminale?
“Ka politikën e vet PS në ripërtëritjen e saj, prurjet janë të rëndësishme. Jam i shqetësuar që për zgjedhet vendore. Isha i befasuar nga mënyra si Edi Rama po përzgjidhte kandidaturat dhe e kam kontenstuar. S’dua të bëj njeriun e rëndësishëm. S’e kam parë si kryetar partie, kisha besim absolut dhe e mendoja si një mik që duhet të kishte sukses. Jo me naivitet jo se më përdori, por Saliu duhet të ikte, nuk ishte e mira e Shqipërisë.
Dhe në zgjedhjet vendore e pashë si u përzgjodhën kandidaturat, njerëzit që nuk i konsideroja socialistë jo që të merrnin votën e popullit. Shumica e njerëzve që kontenstuam fituan, Edi Rama justifikohej me këtë. Kur tjetri është në pushtet shihe sa demokrat është. Kur erdhi puna për deputetët të njëjtën gjë. Ishte një koncept shumë I çuditshëm, më mirë një fitore e pandershme se një humbje e ndershme. Kjo nuk më shkonte për shtat.
Nuk isha partizan që duhet të fitojmë me çdo çmim. Pashë ata që po promovon Rama nëpër takime, isha sekretar për të bërë mbledhje me organizatat, rrija gjithë ditën me kandidatët, i njihja, dhe i thashë këta do të jenë gur në qafën tënde. Kur më prezantoi në Laprakë me kandidatët që sot janë deputet unë u tërhoqa nga fushata.”
Legisi: Nuk e përballova dot fushatën dhe u largova
Ju u caktuat në ndarjen e re si zonë, në Laprakë. Mesa me kujtohet mua, ju shkuat në fushatë pastaj u larguat nga fushata. Pse?
“Unë e mbështeta Ramën e kam provuar vetë, nëse vazhdon 2 -3 mandate në të njëjtën zonë, duhet të lëvizësh. Mënyra si i shpërndau ishte e duhura.
Ideja ishte që unë të mbuloja fshatin, u largova nga fushata se nuk e përballova dot. Nuk e ndiqja dot, ishte stil tjetër. Ishte Pjerin Ndreu kryetari I partisë së fshatit, Rakip Suli që ka qenë kandidat. Nuk e përballova dot ritmin e punës së tyre, me takime masive.”
Legisi: Në zgjedhjet e 2013 Veliaj konsiderohej më i rëndësishmi
Gazetari Rakipi pyet Legisin: A ishit ju kur u bënë listat për kandidatët për deputetë të vitit 2013?
Isha shumë i vlerësuar nga Rama, e kisha zyrën te fabrika e ideve. Erion Veliaj, konsiderohej më i rëndësishmi. Më merr Saimir Tahiri në telefon, gjej Spartak Brahon te PS. Më thotë Spartaku, ku është vendi që plotësohen listat për deputet. E coj te zyra ime te tavolina ime, i thashë ja këtu.
Hyn Blendi Klosi, e lashë baba Takun dhe u ngjita lart. Saimiri thotë që kemi vendosur të jesh pjesë e listës fituese në Tiranë.
E kam për nder të jem i 32 për PS në Tiranë, por po të më vini të parin nuk dua të jem. Ma hiq emrin nga lista. Komunikova me Ramën. I thashë vazhdo me këta që keni marrë dhe ika në pyll.
Legisi: S’me hoqi Rama nga PS, s’duroja politiken e pisët
“Unë po të kisha ruajtur atë dhomën që më kishin caktuar do të isha deputet. Mua nuk më hoqi Rama, nuk e duroj dot mënyrën e pistë të zhvillimit të politikës.
Unë ky kam qenë. Kam qenë më Nanon kur ishte në burg, u bëra kundër atij kur u bë kryeministër. Jam bërë me Metën kur u krijua LSI. U bëra me Ramën kur shkruante Kurbanin, nuk jam me të tani që është kryeministër. Nuk kam bërë kompromise me ndërgjegjen time. ”
Legisi: S’isha dakord që LSI të bashkohej me PS, s’pranova te isha negociator
“Me Metën përpara se të zgjidhej presidenti, përpara takimit të ngjalave, Rama më tha në telefon që të shkoja ti takoja, por nuk isha i gatshëm të isha pjesë e këtyre negociatave. Iu përgjigja dërgo një tjetër të merret me këtë gjë. Nuk u përfshiva. Kur hyra në mbledhje të kryesisë Dade më tha sa i fshehtë paske qenë.
Nuk isha dakord që LSI të bashkohej në PS. S’më vinte keq që Meta vinte në PS, por nuk isha dakord që 2 muaj para zgjedhjeve të mëbshtesin fitoren e PS, për të kaluar nga pushteti në pushtet. S’kam qenë dakord dhe nuk jam edhe sot. Shkova të LSI që Meta mos të shkonte në PD.
Isha dakord që PS mos ta fitonte pushtetin sesa ta fitonin në këtë mënyrë. Socialistët duan pushtet, lufta bëhet për pushtet, por jam i bindur që Rama fitonte vetë nëse do të ishte më parimor.
Bashkëpunimi PS-LSI nuk është frytdhënës, nga mënyra si është ndarë torta e pushtetit. Është e gabuar se nuk i ndan dot institucionet, dhe t’ja japësh partive si principata, deri në qelizën dhe të shkosh të përfaqësosh. Asnjë parti nuk duhet ta bëjë këtë. Nuk është administrim pushteti ky. Komunikuam edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit. Nuk kisha iluzion çdo të thotë komunikimim dhe mendim, ose sa respekt kishte ai për mendimet e mia. Në fund arrita në përfundimin se gjithë ajo që mendoja unë për Ramën, mësova se kush isha unë për Ramën dhe kush ishte Rama i vërtetë. ”
Ish-deputeti Legisi mbështet aksionet e qeverisë
Gazetari Rakipi pyet: Partia Socialiste në dy vjet qeverisje. Sigurisht që tani ju i keni ndjekur më së shumti ngjarjet dhe zhvillimet në PS nga ferma. Si ka qeverisur PS në këto dy vjet? Cfarë është bërë mire, çfarë është bërë keq?
“Do filloj me reformat, më atë që bëri për energjinë elektrike ishte shumë e rëndësishme. Formalizimi i ekonomisë, sikush të ketë QKR, QKL, të paguajë me faturë tatimore, nuk është terror ndaj biznesit. Është një punë që duhet ta bëjë, spo themi reformë, por punë.
Përpjekja për të vendosur rendin në këtë vend është një përpjekje e madhe. Kam punuar në ministri të Brendëshme, e gabuar për opozitën dhe kushdo që godet rendin, policia është për të gjithë. Bjeri Ramës, por jo të degjenerosh rendin.
Kolonat e shtetit duhet të ruhen nga të gjithë. Në atë ngrehinë jemi. Pushtetin e gjejmë, mënyrën për ta marrë por jo të shkatërrojmë shtetin për të marrë pushtetin.”
Legisi: Koalicioni PS-LSI nuk eshte origjinal
Sipas jush, si ka funksionuar koalicioni Rama-Meta?
“Ky koalicion nuk është origjinal duhet të ketë thelb. S’kam asnjë lloj ideje, nesër të fitojë me Saliun dhe të jetë prap LSI në pushtet. Ka parti minoriteti që kalojnë herë majtas dhe djathtas.”
Legisi vlereson Ben Blushin, S’e prisja qe Ben Malaj s’do ishte ne liste
Ylli Rakipi: Duket që Edi Rama ka rigjeneruar PS-në deri në atë masë sa PS-ja klasike nuk egziston. C’mendoni? Duket sikur PS-ja tani eshte organizata MJAFT dhe G99. C’mendoni?
Jemi vonë për këtë diskutim. Gjithë përpjekja e disa njerëzve me kontribute si Lakrori, Pandeli Majko, Arta Dade, Ben Blushi, Namik Dokle kanë bërë rrugë. Nuk është politika teatër, rrugë me shumë sukses edhe në kohë shumë të vështira dhe janë emra shumë të rëndësishëm për socialistët. Unë e dij që të gjithë ata sdo kenë fatin tim, por edhe ata si unë do jenë. Ajo që më befasoi ishte që Arben Malaj nuk ishte në listë, gjatë kohës së hartimit. Këtë nuk e prisja, se Beni është socialist dhe kontribues i jashtëzakonshëm.
Rama te beje zgjedhjet te parakoshme, te vetekorigjohet per parlamentin
Ylli Rakipi: Rama kryeminister. A ju duket se i ka mundësitë për të qenë një kryeministër që mund ta ndryshojë vendin?
“Nuk mundet të ndërtosh një godinë nëse themelet i ke bërë keq. Po të isha unë me këtë situatë parlamentare bëj zgjedhje, dhe ti dalë popullit siç i tha greku, e bëra këtë gabim, kam bërë një paralament që po çudit Europën dhe unë këtë do ta korrigjoj dhe vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Teatrot e komisionit i kemi parë, si ndërtohen me telefon, nuk funksionon. I them popullit, hajde dhe më voto.“
Legisi: Rama nuk di si të justifikojë gabimin
Ylli Rakipi: A nuk ju duket Rama pak arrogant? Ndryshe para fushatës, ndryshe në ditët e sotme?
“Kryeministri më duket që ka bërë gabim dhe nuk di si ti justifikojë dhe i kthehet Europës. Nuk është qeveria bashki që lyen pallatet dhe bën sikur i ke bërë ti. Qeveria ka institucione dhe ndërton qeverisjen.”
Legisi: Bashkëpunimi PS-LSI rezultat zgjedhjesh dhe numrash
Ylli Rakipi: Cili eshte mendimi juaj sot LSI-në?
“Ato historitë ku e mori si i mori, ta zgjidhi KQZ, si pranojë teoritë. Një parti që merr votën e popullit ajo përfaqësohet në kuvend dhe ndërton koalicionet si dëshiron. Edhe Rama e pranon këtë logjikë, bashkëpunimi është rezultat zgjedhjesh dhe numrash. LSI-ne se ka marrë se e ka dashur, por sepse i duhen numrat.”
Ylli Rakipi: Duket sikur PS dhe LSI, gjatë kohës që keni ndenjur atje, ju kanë përdorur. Ju është dashur ndershmëria juaj. A e keni vëne re këtë gjë?
Mos e thuaj shumë se do të fillojnë të të shajnë. Mos mendo që këta njerëz të vlerësojnë.
Ylli Rakipi: Tregojne që Fatos Nano e ka përdorur njëherë këtë gjë. Kur ju ka kërkuar ndihmë për fushatën si kandidat, ai ju ka thene “ti Ndre na duhesh si i ndershem”. C’mendoni?
Ne jemi popull tregimtar. Për Nanon do të thoja si e ka administruar partinë, dhe si ka qenë fryma e kolegjialitetit dhe në kohën e drejtimit të tij. Asnjë nga kryetarët e partisë sot nuk e kanë. Nano pavarësisht nga problemet që ka pasur dhe ka me veten e vet. Nano është njeriu më demokrat bashkë me Gramoz Pashkon. Nuk është hakmarrës, nuk të ndjek nga pas nuk të kundërshton.Në 2003 pati një moment por nuk është Nano si udhëheqësit sot. Pjesa tjetër janë antikomunistë se nuk u bënë dot komunista.
Ylli Rakipi: Nano, ju caktoi edhe minister të antikorrupsionit. C’korrupsion mendoni se do zbulonit te qeveria me e korruptuar në Europe?
Nuk ka qenë si sot. Unë nuk kisha iluzion dhe nuk kam dhe sot. Ai ishte një funksion ministër pa portofol. Mendonin që me këtë rast mund të përfaqësojnë edhe zonën atje. Unë isha katolik dhe atëherë nuk kishte shumë, ka qenë edhe përzgjedhje të këtij karakteri.
Ylli Rakipi: Legisi, sot pas 25 vjetesh a e kishit përfytyruar kështu demokracinë shqiptare?
Në këndvështrimin tim e gjithë e keqja qëndron në mënyrën sesi funksionojnë sot partitë politike. Edi Rama nëse nuk pyet kryesinë po qeverinë, nëse nuk pyet asamblenë e partisë edhe s’ka mendim kolegjial, nëse ai e trajton siç e trajtoi Ben Blushin, si mund të jetë partia.
Te PD është Luli apo Saliu, shih të LSI kush është i dyti, janë ca shkallë bosh dhe pastaj të tjerët janë në funksion të të parit.
Ylli Rakipi: Shumë qeveritare, policë, gjyqtarë, ish drejtorë, drejtorë të pasur?! Nuk kanë asnjë rrenjë bimë në pronësi dhe janë të pasur. Si e shpjegoni?
Unë mendoj që për politikën nuk duhet nxirrë kaq shumë sa e nxinë media dhe ato raporte. Nëse thua për kryeministrat, deputetët, kryetarin e kuvendit, atëherë këtë revolucionin kush do ta bëjë, duhet ta bëjë populli.
Politika është kështu se edhe media është kështu. Njerëzit që përcaktojnë edhe ministrat janë mediat, sepse media është armë pa leje. Mediat përdoren për të sulmuar politikanë. Nëse emisionin tënd do e përcaktonte Edi Rama unë nuk do isha këtu.
Ylli Rakipi: Ne moment krizash shfaqet edhe në Shqipëri, e ndihmuar nga politika, ndarja Veri-Jug. Ju jeni verior. A e keni konstatuar këtë gjë?
PS e ka këtë problem dhe e ka të mbartur nga e kaluara ndërsa PD nuk është aq e zhvilluar. Ka pasur ministra shumë të rëndësishëm. Edi Rama me ardhjen në pushtet e përfaqësoi në nivele të vërteta, pavarësisht si rrodhën ngjarjet të jepte një sinjal tjetër. Znj Nikolla është ministre e rëndësishme, Kodheli është e rëndësishme, të dyja me origjinë nga veriu, Cani është i rëndësishëm. Më tepër shfrytëzohet për të kapur më shumë vende në pozicione të rëndësishme por nuk është e vërtetë.
Ylli Rakipi: Familja juaj. A deshironi të flisni për të?
Djali ka mbaruar për Financë me fondin e ekselencës, dua të vlerësojë drejtësinë dhe mënyrën e mbështetjes që i dha ministria e Arsimit gjatë kohës me ministrin Myqerem Tafaj. Vajza ka përfunduar bio-kimi, punon në një laborator në SHBA. Kam dy fëmijë të edukuar mirë. Më ndihmojnë. Dua ti dëgjoj të mirën, ndihem shumë I lumtur për fëmijët që kam.
Komentet