Në një postim në profilin e tij në Twitter, ai akuzon kryetaren e Gjykatës së Lubjanës Vesna Pavliqë Pivk (shih foton në postim) se ka festuar me simbolet e ish-Jugosllavisë dhe se kryetari i Gjykatës Supreme të Sllovenisë, Branko Masllesha, është dekoruar nga shërbimi sekret i Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, KOS.
“Dhe, këta gjyqtarë të vendosin për fatin e z. Haradinaj”, shkruan ai.
Jansha ka qenë disident i madh në ish-Jugosllavi, ndërsa më 1988 burgoset nga Gjyqi Ushtarak jugosllav për publikim të sekreteve që ndërlidheshin me politikën antishqiptare. /Telegrafi/

Komentet