Për shkak të dyshimeve për korrupsion Ehud Barak është shprehur: “Kjo është një situatë shokuese. Është e pamundur që Bibi (Netanyahu) të vazhdojë detyrën e kryeministrit”
JERUZALEM – Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Barak, i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu, që të dorëhiqet nga detyra e tij për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe ryshfet.
Sipas lajmit të gazetës Haaretz, Barak, në një deklaratë në Twitter duke iu referuar regjistrimeve të cilat provojnë se Netanyahu është përfshirë në korrupsion tha se “Kjo është një situatë shokuese. Është e pamundur që Bibi (Netanyahu) të vazhdojë detyrën e kryeministrit.”
Duke vënë në dukje se regjistrimet e zërit që kanë dalë në pah i kanë përgatitur fundin, Barak është shprehur se “Përgjegjësia që bie mbi ministrat e ndershëm në qeveri është të largojnë Netanyahun. Në të kundërt do të humbasin besueshmërinë e tyre.”
Sipas lajmit të ditës së sotme në gazetën Haaretz, publikimi i regjistrimeve audio forcuar akoma edhe më shumë dosjen për korrupsion ndaj Netanyahut. Ndërkohë vihet në dukje se në këto nga regjistrime konstatohet se Netanyahu është duke negociuar me një biznesmen i cili dëshiron të marrë disa privilegje të ndryshme.
Netanyahu ditën e enjte në rezidencën e tij në Jerusalem ishte marrë në pyetje për herë të dytë nga policia izraelite.
Në një deklaratë të bërë më parë nga zëdhënësi i policisë izraelite ishte theksuar se “Policia izraelite ka marrë në pyetje kryeministrin Benjamin Netanyahu me dyshimin se ka pranuar dhurata nga biznesmenë. Marrja në pyetje në banesën në Jerusalem zgjati afërsisht 3 orë. Në këtë fazë e kemi të pamundur të japim informacione të tjera.”
Komentet