Kampioni i dyfishtë i botës në tajboks, Valdet Gashi, i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS-it), sipas një raporti të programit “Rundschau” në televizionin zviceran SF të mërkurën.
Gashi në faqen e tij në “Facebook” është paraqitur në veshje të luftëtarit dhe në të ka shkruar: “Para se të filloni të më gjykoni për atë që po bëj, prisni derisa të dini gjithë storien. Faleminderit”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në të vërtetë, gazeta zvicerane “Landbote” qysh në mars, kishte njoftuar se Gashi kishte hapur një qendër stërvitore për sporte luftarake ku aplikoheshin rregullat fetare.
Po ashtu ishte paraqitur në rrjetet sociale një foto ku paraqitej para një flamuri me të cilin lufton ISIS-i. Sipas “Rundschaut” raportohet se Gashi në vjeshtën e kaluar në Grueze ka stërvitur tre xhihadistë në Winterthur.
Deri tash kishte qenë e paqartë nëse Gashi ishte vërtet në kontakt me ISIS-in. Vendin e qëndrimit të tij e ka mbajtur fshehur me muaj, ndërsa familja e tij besonte se ai është në Tajlandë. Në mesin e majit, “Rundaschau” ka zbuluar se është në Siri. Në një bisedë 90-minutëshe me programin e televizionit zviceran nëpërmjet Skypet, ai ka shpjeguar se përkrah ndërtimin e të ashtuquajturit Kalifat në Siri.
Komentet