Ish-komisari i policisë siriane Shiriteh tha se regjimi sirian drejtohet nga qendrat e fuqive të huaja të cilat dëshirojnë ta shndërrojnë Lindjen e Afërt në zonë ku do të sundojë Izraeli
HATAY – Ish-shefi i policisë siriane, gjenerali Munir Shiriteh, deklaroi se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad që nga fillimi dëshironte që të shpërthejë revolucioni popullor, pasi ky është një regjim të cilin fuqitë e huaja e përdorin vetëm si një “figurë shahu” në krijimin e mundësive në Lindjen e Afërt.
Pasi kishte kaluar 31 vite në shërbimin policor në Siri, 60-vjeçari Shiriteh u pensionua në fund të vitit 2010, vetëm disa muaj para fillimit të luftës në Siri, e cila e gjeti duke jetuar në një pronë private në malin Turkmen në veriperëndim të Sirisë.
“Nuk isha në asnjërën anë kur filloi lufta. Ushtria e regjimit më arrestoi nën dyshimin se isha i afërt me rebelët. Në burg kam kaluar 65 ditë dhe u lirova gjatë një shkëmbimi të të burgosurve në mes të ushtrisë siriane dhe opozitës. Me gruan dhe pesë fëmijët ika në Turqi”, tha Shiriteh në një bisedë me gazetarin e Anadolu Agency.
Ai theksoi se “sa ishte në paraburgim personalisht nuk ishte maltretuar fizikisht, por se kishte përjetuar torturë psiqike të paimagjinueshme”.
“Kam dëshmuar për abuzimet brutale të të burgosurve të tjerë dhe rreth kësaj nuk mund të flas për shkak se nuk ka asnjë mënyrë që me fjalë të përshkruhen mizoritë e ushtarëve sirianë ndaj të burgosurve”, tha Shiriteh. aa
Komentet