Juxhin Mustafaraj/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi beson se nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha ishin sjellë qëllimisht në Varrezat e Dëshmorëve për të prodhuar incidente.
Në një intervistë për “Panorama”, ish-deputeti Babasi sqaron se askush nga PD nuk ka kërkuar incidente me përfaqsuesit e komunistëve, por të ndjerë të provoktuar nga thirrjet e tyre kanë kërkuar të largohen dhe të heqin portretet e Enver Hoxhës.
Babasi akuzon drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama për incidentin e ndodhur, duke treguar edhe qëndrimin që Policia e Shtetit mbajti gjatë përplasjes në Varrezat e Dëshmorëve
Çfarë ndodhi në varrezat e dëshmorëve me përfaqsuesit e Partisë Komuniste dhe nostalgjikët e ish-diktatorit Enver Hoxha?
Nostalgjikët e komunizmit erdhën në kohën kur ne prisnim të vinte kreu i PD, Basha dhe deputetët e grupit parlamentar të PD. Ata kishin foton e diktatorit dhe vijuan me ato thirrjet “Lavdi PPSH”, “Rroftë Enver Hoxha”. Kur kemi parë këto parrula jemi ndjerë të provokuar dhe i’a kemi marrë dhe i kemi hequr për të mos i mbajtur në duart e turmës dhe i kërkuam të largohen. Nuk është se bëjmë ata me faj, se në gjykimin tim ata ishin me një program të caktuar me një mision të tyre. Faji kryesor për atë incident që ndodhi ishte i Policisë së Shtetit që nuk kordinoi oraret e përcaktuara për kryerjen e homazheve.
Mendon se ishte e qëllimshme prezenca e tyre përpara se opozita dhe përfaqsuesit e Partisë Demokratike të kryenin homazhe në varrezat e Dëshmorëve?
Normalisht ata donin të provokonin. Me aq sa unë arrita të kuptoj ata kërkuan të provokojnë. Në gjykimin tim ata njerëz ishin të shtyrë për të krijuar një incident, sepse dukeshin që nuk ishin të mbushur por thjesht kërkonin të kryenin një mision. Kjo gjë ndodhi pak përpara se të vinte kreu i opozitës. Provokimi ishte që në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve ku një foto e madhe e diktatorit Enver Hoxha ishte vendor nga komunistët. Çudia më e madhe ishte me faktin që ky portret dhe këta njerëz ishin të rrethuar dhe mbrojtur nga garda dhe segmente të tjera të shtetit. Duke e parë se në mbrotje të tyre ishte garda në vlerësimin tim ata ishin sjellë nga kryeministri ose pushtetarë të tjerë për të prodhuar një ngjarje që do të tërhiqte vëmendje. 
Në një moment ju vetë personalisht keni pasur edhe një përplasje me një prej personave që mbanin në duar portretin e diktatorit Hoxha. Çfarë ndodhi?
Në fakt siç e thash edhe më sipër të gjithë përfaqsuesit e Partisë Demokratike u ndjenë të ofenduar nga lejimi i atyre simpatizantëve të PPSH-së dhe diktatorit Hoxha aty. Është e vërtetë që edhe unë vetë e kam marrë për ta larguar një prej përfqsuesve të tyre, por nuk ndodhi asgjë e rëndë. Askush nuk kishte qëllim për tu përplasur me askënd. Ne kërkonim vetëm që ata të largoheshin dhe ritualet i tyre t’i kryenin pasi ne të largoheshim, pasi orari ishte paracaktuar. Unë komunikova edhe me forcat e policisë dhe i kam thënë se faji për atë që ndodhi ishte i tyre për shkak të moskordinimit të orareve. I kam deklaruar se nëse ndodhin incidente duhet të jenë ata që të shuajnë përplasjet pasi duhet të jenë në mbrojtje të ligjit dhe jo ne, pasi me ne agravon situata kur shohim portrete dhe thirrje të atilla.

komunistet jane fare e keqe
shiko,
hala me dullen po meren
shume keq