Duke kontestuar listat e nxjerra për veteranët e UÇK’së Ragip Jashari, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari nuk dëshiron të jetë pjesë e tyre. Ai thotë se nuk dëshiron të jetë i barabartë me ata që nuk kanë kontribuar për këtë vend.
Pasi bashkëluftëtari i komandantit legjendar i shpëtoi vdekjes, ai u bë pjesë e brigadës 141 Mehë Uka, e cila veproi në zonën e Shalës, transmeton Klan Kosova.
Por, 16 vjet pas luftës, Ragip Jashari do të ndahet nga shokët e asaj brigade.
“Nuk du të jem i barabartë me ata që absolut s’kanë kontribu për këtë vend, edhe du me u tërhjekë s’du me hi me një thes me ta”, tha ai për Klan Kosova.
Ai nuk dëshiron të jetë pjesë e listës së veteranëve, duke thënë se ka parregullsi në të.
Ish-luftëtari i UÇK’së thotë se i di emrat e atyre që janë futur në listën e veteranëve pa meritë.
Komentet