Konflikti Rusi-Ukrainë është kryefjala e mediave botërore këto ditë. Një konflikt që mund të dërgojë në një luftë mes dy vendeve është më prezentë se kurrë. Për të folur për këtë çështje, i ftuar në emisionin “FrontLine”, ishte ish-ambasadori Agim Nesho.
Ai tha gjatë fjalës së tij se Vladimir Putin e ka këtë betejë për të rikthyer fuqinë e ish-Bashkimit Sovjetik, një ëndërr e tija.
E po ashtu, Nesho shtoi se largimi i SHBA nga Afganistani, shtoi një farë sigurie te Rusia për të bërë ofensiva të tilla dhe për t’u ulur si e barabartë në tavolinën e bisedave mes vendeve më të mëdha botërore.
A do të kemi luftë mes dy vendeve?
Nesho: Putin do të avancojë strategjinë ruse për të arritur një fuqi botërore. Në Ballkan po tregohet lojtarë i fortë, ku ka pranë vetes vende si Serbia. Ai do të kthehet me SHBA dhe NATO-n si i barabartë në tavolinën e bisedimeve për të treguar fuqinë e ish-Bashkimit Sovjetik që është ëndrra e Putinit. Pas luftës së Dytë kemi pasur rendin liberal botëror për të ruajtur interesat dhe liritë në një botë ku respektohet ligji dhe të drejtat e njeriut. Duke u rritur e ndryshuar skema botërore me disa fuqi, këta kërkojnë të ndryshojnë tendencën e rendit botëror për arsye se vetë sistemin e tyre e kanë bërë në disa të pavërteta nga Perëndimi. Ne nuk do të bazohemi në ligje e principe, por duam ato zona influence.
Pse tani kjo mësymje e Rusisë?
Nesho: Një regjim gjysmë diktatorial kërkon të ngre frymën patriotike. Nuk është cështja vetëm te prezenca e NATO-s në Ukrainë. Ukraina po bëhet demokratike dhe po kthen sytë nga Perëndimi, kjo po e rrezikon atë. Revolucionet trembin më shumë Putinin se ky është një precedent që këto popuj kanë mundësi të kërkojnë disa të drejta. Në këtë mënyrë e sheh si një rrezik imediat veprimin që do të bëj në Ukrainë. Është një situatë ku edhe Perëndimi e sheh me interes. Nëse ajo dështon para një sulmi të Putinit bie e gjithë filozofia e rendit liberal botëror. Nuk veprohet në bazë të ligjeve e kartës së OKB që njihet sovraniteti i kombeve për paqe e stabilitet. Në 2014 u tregua i pa fuqishëm për të ndaluar Putinin ndaj marrjes së Krimesë. Kjo ka ndodhur sepse gjatë kësaj periudhe perëndimi ka pasur kriza të tij. Tërheqja e SHBA nga Afganistani është çelësi. Jo vetëm pse tërheqja nga Afganistani nuk ndodhi me metodikën e duhur, por tregoi se nuk ishte në të njëjtën mendim të atyre çështjeve që duhet të mbronte atje. Çështja në Afganistan vendosi në pikëpyetje SHBA, e deklaratën e Biden që tha se politika e SHBA nuk do të vijojë për të mbrojtur rendin dhe demokracitë në vende të tjera. Qeveritë diktatoriale shpesh boshllëqet nuk i lënë, por i shfrytëzojnë për interesat e tyre. Çështjet e GDP të Rusië s’ia kalojnë Italisë dhe nuk mund t’ia kalojë një superfuqie botërore si SHBA, por ama ka agresivitetin dhe vullnetin e një lidershipi për t’u ulur si e barabartë në një tryezë botërore. Në një luftë frontale nuk mund të pengohet ushtria ruse. Në Moskë flitet për një supermarci duke thënë se për 10 minuta pushtojnë Kievin. Gjithmonë diktatura të tilla ku ndihen të vetëngupura bëjnë gabime, e këtë gjë s’e shpëton as Rusia. Organizimi i Ukrainës s’është për një luftë frontale, por është e vendosur në njësi të vogla e të vendosur për të mbrojtur vendin e tyre.
Cilat janë vendet në Ukrainë që mund të sulmojë Rusia?
Nesho: Ka tre variante ku mund të sulmohet. Në radhë të parë janë interesat e Rusisë që tashmë i ka arritur. Ajo kërkon që marrëveshja e Minskut të pranohen nga Perëndimi si parakusht. Së dyti duan që të mos pranohet asnjëherë në NATO. Ukraina është një fushë dhe ka qenë vendi që Rusia ka qenë e zbuluar nga sulmet e fuqive të tjera. Distanca nga Moska është e afërt. Çështja është që drejtimet dhe projektet e tyre janë 3. Janë portet në Detin e Zi. Së dyti është Kakivi, një qytet që ka shumë rëndësi dhe skenari i tretë është një ofensivë direkte për në Kiev që do të mbrojë çështjen ruse dhe do të jetë një qeveri kukull për ta komanduar lehtësisht. Trupat që mendohen të jenë gjatë këtij konflikti do e çojnë para një katastrofe elektorale Putin, nëse mijëra ushtarë kthehen në një katastrofë njerëzore. Do të dëmtohet edhe ekonomia.
Ish-ambasadori Agim Nesho nuk mendon se Vladimir Putin do të ndërmarrë një sulm ndaj Ukrainës. I ftuar në “Frontline”, në Neës 24, Nesho tha se nëse Rusia do të dalë kundër Perëndimit atëherë do t’i bashkëngjitet Kinës e cila do ta lërë në hije.
Nesho tha se Shqipëria duhet të bashkëveprojë me vendet e NATO-s që të dërgojë ndihmë në Ukrainë.
“Nuk mendoj se Putini do të futet në luftë sepse forca e federatës ruse është nëse gjen nje zgjidhje komplementare me Europën. Vetë diplomacia ruse ka këmbëngulur për të gjetur një kompromis. Nëse Rusia do të dalë kundër Perëndimit dhe do të vazhdojë ofensivën e saj, nuk do të mbetet hapësirë vetëm t’i bashkangjitet Kinës. Por Kina do t’i bëjë një trajtim që ta lërë në hije, në plan të dytë.
Politika e Kinës e shikon me agresivitet hapësirat e mëdha tokësore, sidomos në lindje. Madje është një konflikt i fshehur që mund të shpërthejë.
Nëse humbitet lidhja me Perëndimin, rruga e vetme e dhimbshme do të jetë t’i bashkohet Kinës. Çështja e diplomacisë do të jetë gjithmonë. Politika ruse nuk është shumë e drejtpërdrejtë. Kërkon që të provokojë në një mënyrë. Biden ka kërkuar një tjetër negociatë. Politika amerikane ka qenë shumë konsekuente. Gjermania ka qenë gjithmonë e ftohtë ndaj konflikteve të tjera. Social-demokratët kanë qenë më afër me një politikë që Rusia dhe Gjermania dhe të kenë gjithmonë një bashkëpunim që i sjell siguri Europës.
Ballkani
“Rusia i ka përdorur vendet që ka influencë, Serbinë duke ditur edhe investimet strategjike. Influenca ruse kërkon të jetë prezentë në Ballkan. Për Rusinë, Ballkani ëhtë një rajon që e ngre atë në rolin e një superfuqie. Ajo do të jetë edhe një fuqi domisuese në Mesdhe. Shqipëria ka hyrë në lojën e Vuçiç. Për të marrë një ror të madh ka ofruar veten një një projekt, si Ballkani i Hapur që të jetë një zgjidhje e çështjes së Ballkanit duke sjellë bashkëpunim me Serbinë. Shqipëria ka rënë pre e lojës serbo-ruse.
A duhet që Shqipëria të japë ndihmën e saj?
“Pse jo. Duhet koordinim me vendet e tjera të NATO-s. Pse Shqipëria mos të ndihmojë në një çështje të drejtë. Shqipëria hesht atëherë kur duhet të veprojë. bw
Komentet