VOAL

VOAL

Ironia e aktivistit: Kazhani e Hila paguhen nga Rama për të ngrënë m…

August 3, 2022

Komentet

Profesorë, gazetarë dhe studentë marrinë pjesë në promovimin e librit “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” të autorit Mr.sc. Musa Sabedini- Nga ARIF EJUPI

 

Sot, në Prishtinë në njërin prej amfiteatrove të Universitet të Biznesit dhe Teknologjisë u bë promovimi i librit “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale “e autorit tashmë të njohur Mr.sc.Musa Sabedini.

Ky libër universitar i treti me radhë i profesorit dhe gazetarit, Musa Sabedini, është edhe një ndihmë tjetër shtesë për studentët e gazetarisë dhe drejtuesit e medias, qofshin ata gazetarë, botues apo udhëheqës portalesh e radio-televizionesh të ndryshme.

Në këtë ngjarje të veçantë, e cila tuboi personalitetet më shquara të kësaj fushe i pranishëm ishte edhe Prof.dr. Edmond Hajrizi, rektor i UBT-së.

Hajrizi që në hapje të këtij tubimi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit. Ai vërehej i entuziazmuar dhe i kënaqur me arritjet e këtij institucioni. Nga dita në ditë ky tempull i vërtetë i shkencës, dijës dhe kulturës, i themeluar dhe i udhëhequr nga prof.dr.Edmond Hajrizi, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, po shënon rezultate të lakmueshme.

Kjo vatër e pavarur e Arsimit të Lartë e Republikës së Kosovës, përveç aftësimit të kuadrove në fusha të ndryshme merret edhe me botimin e librave nga informatika, ekonomia, jurisprudenca, shëndetësia, sporti etj.

Universiteti për Biznes dhe Teknologji i Prishtinës në mënyrë që t’u dalë në ndihmë studentëve të tij dhe atyre që merren me studimin e Medias dhe Informimit, këto ditë ka botuar librin e profesorit dhe studiuesit Mr.sc. Musa Sabedini “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Rektori, Hajrizi duke i bërë një analizë të hollësishme librit të Mr.Sc.Musa Sabedini “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale ka thënë “sikurse dy librat e mëparshëm edhe ky libër do të ndihmojë në formimin e gazetarëve të rinj ,si dhe në avancimin e gazetarisë profesionale në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare, papërjashtuar edhe diasporën.”

Daljes në dritë të këtij libri duhet t’i gëzohen sidomos ata që studiojnë gazetarinë, ngase deri me tani në këtë fushë është ndjerë mungesë e theksuar e literaturës.

Libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale ”përveç dobisë kolektive ia rrit prestigjin edhe UBT-së, ku vite me radhë Mr.Sc. Musa Sabedini. është ligjërues i rregullt.

Mbi rëndësinë e këtij libri ka folur edhe, Dr.Safet Zejnullahu. Ai duke qenë recensent i librit në fjalë e ka vlerësuar lartë angazhimin dhe punën e pareshtur të kolegut të tij, Musa Sabedini.

Sipas, Zejnullahut ky libër voluminoz me 520 faqe është një thesar i çmuar për shoqërinë e veçanërisht, gazetarinë dhe publicistikën.

Studimi i vëmendshëm i tij do të ndihmojë studentë e gazetarë në përsosjen e profesionit dhe shmangien e dobësive apo flakjen e lëshimeve eventuale.

Dr. Safet Zejnullahu thotë” temat që i trajton kolegu Musa Sabedini në librin “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale “zgjojnë kureshtjen e të gjithë atyre që merrem me gazetari dhe publicistikë.

Ky libër tejet interesant, po u studiua me zell i forcon profesionalisht studentë e gazetarë aktiv në mediat tona.

Dr.Safet Zejnullahu,ndër të tjera tha ”meqenëse libri u dedikohet studiuesve të gazetarisë, secili student edhe gazetar qoftë i mediave të shkruara apo vizive duhet t’i qaset seriozisht studimit të tij”

Mr.Sc.Musa Sabedini me përvojën mbi 30-vjeçare në gazetari në këtë studim i ka shtruar ashtu si duhet të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë lami.

Veç kësaj z. Sabedini, shquhet me kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhënë ndër vite gazetarisë së Kosovës. Ai edhe në kohë lufte nuk e ka ndërprerë për asnjë çast punën prej gazetari e krijuesi.

Sabedini.si autor i shumë trajtesave dhe librave edhe kësaj here ka bërë përpjekje maksimale që të nxjerrë në dritë një libër me vlerë, që u hynë në punë studiuesve të zhurnalistikës dhe përgjegjësve të mediave.

Kjo vepër e tij është rezultat i një pune të gjatë hulumtuese dhe përvoje prej tri dekadash e më tepër në gazetarinë informative dhe atë hulumtuese.

Mr.sc. Musa Sabedini, i pasionuar pas gazetarisë dhe publicistikës është edhe themelues e drejtues i portalit me mjaft ndikim Rajonipress.

Falë paanshmërisë dhe punës profesionale në këtë dritare informative dhe kulturore me punimet e tyre nga të gjitha fushat prezantohen studiues, shkrimtarë dhe analistë të njohur shqiptarë.

Sabedini si profesionist i vërtetë duke qenë vite me radhë edhe anëtar i Bordit të KMSHK-së, ka ndihmuar dhe ndihmon në zhvillimin e gazetarisë shqiptare.

Ai me kujdes dhe profesionalizëm të lartë në këtë libër i ka trajtuar nocionet dhe rregullat kryesore të etikës, gazetareske, duke ofruar shembuj konkretë nga mediat vendore dhe ato ndërkombëtare.

Libri është ndarë në tre kapituj ku në secilin kapitull shoshiten të gjitha temat që kanë të bëjnë me etikën në gazetari.

Mr. Sc. Musa Sabedini thotë se “Etika është thelbi i gazetarisë profesionale, nëse gazetarëve dhe redaktorëve u mungon ky element bazë s’ ka shanse me i ofruar lexuesit apo shikuesit artikull e lajm të besueshëm.

Jo rastësisht është thënë se pa etikë nuk ka gazetari. Etika është koka dhe kurrizi i artikullit kronikës, analizës apo tekstit gazetaresk. Nëse e kemi respektuar etiken, automatikisht jemi bërë përgjegjës ndaj vetvetes dhe lexuesve apo shikueseve tanë.

Promovimin e librit “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” e pasuruan vështrimet e kritikëve të librit dhe pyetjet e shumta dhe interesante të studentëve drejtuar autorit Mr.sc.Musa Sabedini.

Mr.sc.Sabedini, si çdoherë i gatshëm për debat të shëndoshë dhe konstruktiv të gjitha pyetjeve dhe paqartësive të studentëve u ka dhënë shpjegime dhe sqarime të sakta.

Konstatim i të gjithëve ishte se ky libër dhe dy librat paraprak të Mr.sc. Musa Sabedinit, do ta bëjnë dukshëm më të lehtë punën e atyre që synojnë profesionin e gazetarit apo redaktorit të njëmendtë.

Ata që mëtojnë gazetari të mirëfilltë dhe duan të jenë të pandikuar nga grupe të caktuara të interesit, patjetër duhet t’i kenë këto libra ,që shpërfaqin të mirat dhe të metat e gazetarisë, në mediat e shkruara dhe vizive të Kosovës dhe më gjerë.

Puna profesionale e profesorit të palodhshëm të UBT-së, Mr.Sc. Musa Sabedini, duhet të çmohet dhe të ndiqet edhe nga profesorë e studiues të fushave të tjera.
ARIF EJUPI

Sali Berisha vlerëson ambasadorin William Walker: Pa guximin e tij, ndoshta historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot

Kreu i PD-së, Sali Berisha vlerësoi ambasadorin William Walker, duke thënë ndër të tjera se pa guximin e tij, historia e Kosovës ndoshta nuk do të ishte kjo që është sot.

 

Në ceremoninë e dekorimit të Walker të organizuar nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve Anti-Komunistë, Berisha u shpreh se ambasadori Walker është jo vetëm një hero i Kosovës, por ‘është një hero i Shqipërisë dhe hero i çdo shqiptari, pasi ai ka bërë për lirinë kombëtare, si individ, ka dhënë një kontribut që shqiptarët nuk i dalin borxhit kurrë’.

‘Masakra e Raçakut, në njëfarë mënyre falë këtij burri që kemi ne sot, ishte rasti kur flijimi i 45 burrave, grave, fëmijë, u shndërrua në dritë lirie për mbarë Kosovën dhe kombin shqiptar’- u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dekorimit të organizuar nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve antikomuniste, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Kavaja është një qytet i veçantë me njerëz punëtorë dhe të ndershëm. Berisha i tregoi ambasadorit Walker dhe pak nga historia e Kavajës dhe të rinjve shqiptarë.

PJESE NGA FJALA E SALI BERISHES

Një përshëndetje të përzemërt ambasadorit Walker, këtij personaliteti, emri i të cilit skalitet me daltë në memorien e çdo shqiptari që do lirinë.

Në muret me historisë së këtij kombi, ambasadori Walker është jo vetëm një hero i Kosovës, por është një hero i Shqipërisë dhe hero i çdo shqiptari, pasi ai ka bërë për lirinë kombëtare, si individ, ka dhënë një kontribut që shqiptarët nuk i dalin borxhit kurrë.

I dashur ambasador, historia e Kosovës është medalje me dy anë. Në njërën anë është qëndresa e pamposhtur e qytetarëve të saj ndaj përpjekjeve të pandërprera për eksterminimin e tyre, ndaj përpjekjeve të pandërprera për shpopullimin e saj, për shfarosjen e shqiptarëve nga masakra në masakër, por është edhe histori barbarish ndaj Kosovës.

Masakra e Raçakut, në njëfarë mënyre falë këtij burri që kemi ne sot, ishte rasti kur flijimi i 45 burrave, grave, fëmijë, u shndërrua në dritë lirie për mbarë Kosovën dhe kombin shqiptar.

Ambasador, ka pasur masakra të tjera shumë herë më të mëdha, mjerisht disa prej tyre të kryera nga serbë dhe shqiptarë, nga Beogradi dhe Tirana komuniste, e tillë është famëzeza masakër e Tivarit, që mund të renditet e dyta pas Luftës së Dytës Botërore, pas asaj të Katinit.

Por ato i mbuluan ndryshku i kohës, balta e kohës, tymi i kohës sepse ato nuk patën një dëshmitar vigan si ambasadori, i cili me qëndrimin e tij u shndërrua, me klithmën e tij zgjoi ndërgjegjen e mbarë botës së qytetëruar, por para të gjithash, të vendit të tij të madh, të vendit të lirisë, të SHBA.

Pa qëndrimin tuaj, pa guximin, pa ndershmërinë tuaj, ndoshta historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot. Ndaj dhe ne kemi një mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Panorama

Aty ku ka politikë, aty nuk ka shkencë!- Nga AGRON SHABANI

Arsimi, shkenca dhe politika janë pole ose “boshte” të kundërta që nuk përkojnë fare njëra me tjetren. Ato ndryshojnë mes veti si nata me ditën. Aty ku hyn politika, aty nuk ka as arsim dhe as shkencë të mirefillët esenciale ose substanciale.

Arsimi, shkenca ose shkollimi janë trajektorja, epiqëndra ose boshti kurrizorë i edukatës, kulturës, zhvillimit dhe emancipimit të përgjithëshëm të një shteti dhe të një populli ose kombi të tërë.

Ato i largojnë individin dhe kolektivitetin nga “tabula rasa”, gjegjësisht, nga adoleshenca ose foshnjëria e përgjithëshme që i kanë sjellur dhe krijuar vet. Nga mediokritetet, dogmat, demagogjitë, hipokrizitë, anomalitë, patologjitë, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme reaksionare, paradoksale ose anakronike. Nga analfabetizmi ose gjysëmanalfabetizmi institucional, funksional, politik, shkencor, informativ, gazetaresk, kulturor, akademik, pedagogjik etj.

Pa sistem të mirëfillët shkencor, arsimor, akademik ose pedagogjik, nuk mund të ketë as shtet dhe as pushtet të mirëfillët ligjorë, qytetar, parlamentar dhe demokratikë. E sidomos aty ku liderët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike, përzihen ose i fuasin duart në punët shkencore, universitare, akademike ose pedagogjike.

Duke i cënuar ose shkelur me të dyja këmbët integritetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autonominë e preferuar shkencore ose akademike. Si dhe duke i dëmtuar procesët dhe vlerat e njohura mësimore ose akademiko-pedagogjike.

Kjo përmes privatizimit, klanizimit, fosilizimit, instrumentalizimit, partikularizimit dhe relativizimit të  shkollave, kolegjëve ose universitetitë të ndryshme kur shkollat, kolegjët ose univesritetët e ndryshme i udhëheqin ose sundojnë partitë-shtet në shtetin-parti! Dhe, jo kuadrot e specializuara dhe kompetente.

Kush i ka në dorë shkollat ose universitetët, ata i kane në dorë ligjet, shtetin, institucionet, shëndetin ose jetën e një populli ose kombi të tërë.

 

Të marim si shëmbull konkret “profesor doktorët” imagjinarë ose fiktiv të portaleve të ndryshme kosovare, ose internetit në shqip, tek bëjnë “studime” të ndryshme ose “analiza” mbi kulturën, informacionin, politikën dhe diplomacinë pa asnjë vlerë dhe kriter të preferuar shkencorë ose akademik. Mbase, edhe pa njohuritë themelore ose elementare nët e këto fusha.

Kësaj i thonë “luftë e pashpallur” në mes vlerave dhe antivlerave. Në Kosovë, edhe rrenës (gënjeshtres), shpifjes, manipulimit, nebulozës, stupiditetit, mediokritetit, përversitetit dhe fatalitetit, i thonë normë dhe vlerë.

Kombët dhe shtetët e zhvilluara dhe përparimtare, sëpari i ngrisin, avansojnë shkencën dhe kulturën, dhe mëpastaj bëjnë politikë dhe diplomaci të lartë shtetërore dhe nacionale. Në Kosovë ndodhë e kundërta, Politikën shtetërore dhe nacionale e bëjnë gazetat ose portalet e ndryshme, klani, tarafi, farefisi, partia,kisha, xhamia, teqja, rruga, xhemati, famullia…..Ndërkaq, e ashtuquajtura Akademia e Artëve dhe Shkencave, i valorizojnë, g,lorifikojnë dhe promovojnë rrugacët, cobanët dhe analfabetëst e ndryshëm institucional dhe funksional. Plus hallat, tezët, dajët dhe kumbarët e tyre nga vendi dhe bota.

 

Se këndejmi, gjendja e mirë materiale ose ekonomike së bashku me edukatën, kulturën , emancipimin ose treaditën e njohur shkencore, akademike ose pedagogjike, janë garantuesit me të rëndësishëm ose kryesor të zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarëshëm të një shteti dhe të një populli (kombi).

 

Në këtë pikë Kosova është nën xero (-O). Mjerisht.

Reçak:’ Historia e një krimi lufte’- Testament i Walkerit për krimet në Kosovë

Në 376 faqe, William Walker që udhëhoqi Misionin Verifikues në Kosovë ka përshkruan fëmijërinë e karrierën e tij.

Kujtesën e ka munduar më shumë për vitin 1998-1999, kur edhe qe i pranishëm në Kosovë.

E për Masakrën e Reçakut shkruan në detaje. Vepra e tij vjen si dëshmi e dorës së parë nga njeriu që i tregoi botës për krimet kundër njerëzimit në Kosovë. Të mërkurën pasdite ka takuar lexuesit, e në mesin e tyre ka qenë edhe përkthyesja e cila kishte më 16 janar të vitit 1999 në Reçak

Marrja e një autografi nuk bëhet thjesht për të pasur një kujtim të autorit të librit. Të paktën jo në këtë rast. Radha e njerëzve brenda librarisë tregon mbi të gjitha mirënjohje.

Veç duartrokitja kur ambasadori William Walker hyn në ambientet e librarisë, dëshmon se të pranishmit e ndiejnë njëfarë borxhi për t’i thënë faleminderit. E falënderimet derisa Walker nënshkruan librin “Reçak: historia e një krimi lufte” janë të ndryshme.

Në 376 faqe, Walker që udhëhoqi Misionin Verifikues në Kosovë ka përshkruan fëmijërinë e karrierën e tij. Kujtesën e ka munduar më shumë për vitin 1998-1999, kur edhe qe i pranishëm në Kosovë. E për Masakrën e Reçakut – fshat i Shtimes – shkruan në detaje. Vepra e tij vjen si dëshmi e dorës së parë nga njeriu që i tregoi botës për krimet kundër njerëzimit në Kosovë.

“A mund ta puthi në shenjë falënderimi për atë që ka bërë?”, ka pyetur një burrë rreth të 60-tave, derisa Walker ia ka nënshkruar librin. Me arsyetimin se është kohë gripash, stafi nuk e ka lejuar. Ky ka qenë veç një rast i shprehjes së mirënjohjes, falënderimit e admirimit për ambasadorin Walker të mërkurën mbrëma në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë. E lidhja e Walkerit me Prishtinën e Kosovën do të zinte fill në një takim të gjatë të 23 tetorit të vitit 1998 midis diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke dhe presidentit të asokohshëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq. Atë ditë, Holbrooke në konferencë për medie do të tregonte se ishte marrë vesh me Millosheviqin që në Kosovë të qëndronte një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare. Gjatë gjithë viteve ’90, Millosheviqi kishte këmbëngulur se telashet në Kosovë janë çështje të brendshme të ish-Jugosllavisë e edhe të Serbisë. Tash ishte bindur që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të shtonte praninë e saj në Kosovë dhe në kuadër të saj të ekzistonte Misioni Verifikues në Kosovë, i përbërë nga zyrtarë prej mbi 50 shteteve anëtare të OSBE-së si organizatë amë. Për praninë e OSBE-së, diplomati amerikan e kishte bindur Millosheviqin me 13 tetor. Ama, veç pas kërcënimit me ndërhyrje të NATO-s.

Siç rrëfen në libër, Walker ishte duke kositur barin në oborrin e tij në Rockville, Maryland kur pranoi një telefonatë nga Tom Pickering, asokohe nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike dhe u morën vesh që Misioni të udhëhiqej nga Walkeri.

Në libër, Walker tregon se detajet e marrëveshjes midis Holbrooke dhe Millosheviqit për Misionin Verifikues në Kosovë nuk qenë kurrë plotësisht të sakta. S’kishte tekst të nënshkruar pas negociatave që përshkruhen edhe si private.

“Holbrooke më tha se kjo paqartësi ishte e qëllimshme. Mungesa e specifikave, sipas tij, na jepte lirinë për ta interpretuar marrëveshjen në përputhje me nevojat dhe objektivat tona. Fatkeqësisht kjo nënkuptonte se edhe Millosheviqi mund ta bënte të njëjtën gjë”, shkruan Walker. Ai tregon në detaje ditën kur arriti në Prishtinë, vendin ku u vendos, takimet e shumta e deri te daljet në terren në shumë pjesë të Kosovës. E me t’u kthyer nga pushimet dimërore nga SHBA-ja në janar të vitit 1999, do ta priste një tragjedi. Me 15 janar, forcat serbe ia mësynë fshatit Reçak duke vrarë e masakruar 45 civilë.

Informatat që kishte marrë Misioni tregonin se bëhej fjalë për përplasje midis UÇK-së e forcave serbe dhe ishin nja katër a pesë të vrarë. Më 16 janar, Walker kishte vendosur që të dilte vetë në terren. Siç tregon, fillimisht kishte parë një trup pa kokë. Sqaron se qartazi bëhej fjalë për një bujk me veshje të tillë e çizme llastiku që s’kishte të bëjë me UÇK-në. Duke u ngjitur në kodrinë, kishte parë edhe disa trupa të tjerë.

“Më thanë se kishte edhe trupa të tjerë më tej në luginë. Në atë moment kisha parë mjaftueshëm. Konsideroj veten se jam veteran i ashpër ndaj dhunës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut, por ajo që pashë në Reçak ishte diçka përtej asaj. Po shihja masakrën e qëllimshme dhe brutale të burrave dhe të djemve të një fshati”, shkruan Walker. Pak pa ikur nga vendngjarja kishte vendosur që me t’u kthyer në Prishtinë të mbante një konferencë për medie. Gjatë rrugës, edhe në zyrë para konferencës do t’i telefononte komandantit të NATO-s, gjeneralit Wesley Clark për t’i thënë se: “Pashë një skenë revoltuese. Do t’i tregoj botës se ç‘pamë sot”. E po ashtu do të telefononte edhe atë që njihej si buldozeri i diplomacisë amerikane, Richard Holbrooke.

“Mund ta harrosh Çmimin Nobel për Paqe”, do t’i drejtohej atij duke i bërë me dije se zgjidhja e konfliktit s’ishte e mundur nëpërmjet negociatave.

“Pavarësisht se më kujtohen saktë ato telefonata, e rëndësishme është se deklarata ime për mediet nuk u ndikua nga palë të tjera, as nga Clark, as nga Albright, as nga OSBE-ja apo kushdo tjetër”, shkruan Walker. Përballë syve të botës do të tregonte krejt çfarë kishte parë.

“Edhe pse nuk jam jurist, nga ajo që pashë personalisht, nuk hezitoj ta përshkruaj këtë ngjarje si një masakër, një krim kundër njerëzimit. Po ashtu nuk hezitoj të akuzoj forcat e sigurisë të Qeverisë për përgjegjësinë në këtë ngjarje”, kishte thënë ai duke i dhënë botës jehonë të saktë për krimet e Serbisë në Kosovë. Do të kërkonte që bota ta dënojë këtë mizori e që Qeveria e ish-Jugosllavisë t’i tregojë emrat e të gjithë të përfshirëve në operacion.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë duhet të vijë, me viza ose pa to, me ftesë të Qeverisë së Jugosllavisë ose pa të për ta hetuar këtë mizori. Kjo duhet të realizohet brenda 24 orëve”, do të deklaronte ai. Konferenca për medie e Walkerit ishte njëfarë ndërrimi i epokës së qasjes së botës perëndimore karshi konfliktit në Kosovë. Tashmë s’bëhej fjalë për përplasje midis ish-Jugosllavisë dhe UÇK-së, por për krime kundër njerëzimit. Ndër të parët, rastin do ta dënonte presidenti i asokohshëm i SHBA-së, Bill Clinton, mandej Grupi i Kontaktit e disa udhëheqës shtetesh veç e veç. Walker do të shpallej “Persona non-grata” me afat 48 orë për ta lënë ish-Jugosllavinë e Luise Arbour, kryeprokurore e përgjithshme e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë kishte udhëtuar për në Shkup. Misioni i OSBE-së e kishte pritur në kufi me Kosovën, por nuk i ishte lejuar hyrja. Tashmë bota kishte ndërruar qasje dhe në shkurt do të nisnin bisedimet midis palës shqiptare të Kosovës dhe autoriteteve të ish-Jugosllavisë në Rambouillet që çuan deri te bombardimi i NATO-s në Kosovë.

Walker ka detaje të shumta në libër kur flet për periudhën para dhe pas Masakrës së Reçakut. Por atë ditë e sheh si më të tmerrshmen.

Ashtu atë ditë e kujton edhe Gjylsym Lemaxhema, ish-përkthyese në misionin e OSBE-së në zyrat e Ferizajt. Me bexhin e këtij misioni në dorë, të mërkurën mbrëma ajo i është ofruar Walkerit për ta falënderuar personalisht. sn

VIDEO- Ukraina kap 27 ushtarë rusë në rajonin e Kurskut

Parashutistët ukrainas dhe njësitë e tjera kapën 27 anëtarë të shërbimit rus gjatë luftimeve në rajonin e Kurskut të Rusisë, tha shërbimi i shtypit i Trupave të Sulmimit Ajror më 16 janar.

“Midis tyre janë oficerë, rreshterë dhe njësitë nga për pushkët e motorizuara, marinsat, trupat ajrore dhe njësi të tjera, që vijnë nga rajone të ndryshme ruse dhe qyteti i pushtuar i Sevastopolit”, njoftoi shërbimi për shtyp në kanalin e tij Telegram.

Ukraina ka luftuar në rajonin jugperëndimor të Kurskut që nga gushti 2024, duke shpresuar të përdorë pozicionet e saj atje si një mundësi në negociatat e mundshme me Rusinë.

Moska ka shtuar përpjekjet e saj për të larguar ukrainasit nga territori i saj, duke vendosur trupa të Koresë së Veriut dhe raportohet se ka rimarrë rreth gjysmën e zonës së pushtuar fillimisht nga Kievi.

“U bëjmë thirrje ushtarëve të tjerë rusë që të mos rezistojnë dhe të dorëzohen!”, tha shërbimi i shtypit i Trupave të Sulmimit Ajror Ukrainës, duke premtuar se do t’i trajtojë të burgosurit rusë të luftës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Vetëm një ditë më parë, Garda Kombëtare e Ukrainës njoftoi kapjen e 23 ushtarëve rusë gjatë operacioneve luftarake pranë Toretsk në rajonin e Donetskut. Ukraina dhe Rusia bëjnë rregullisht shkëmbime të burgosurish, më së fundi më 15 janar, kur 25 ukrainas, duke përfshirë mbrojtësit e Azovstal, u liruan./The Kiyv Independent/bw

New York Times zbardh prapaskenat: Elon Musk ndërhyri për të lirimin e gazetares italiane, Cecilia Sala nga Irani

CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk thuhet se ndërhyri për të “ndihmuar në lirimin” e Cecilia Sala nga Irani duke “kontaktuar” me ambasadorin e Teheranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani. Kështu shkruan “New York Times”, duke cituar dy zyrtarë anonimë iranianë.

Sipas gazetës amerikane, miliarderi është kontaktuar nga i dashuri i Cecilia Sala, Daniele Raineri , “nëpërmjet një ndërmjetësi”, pak para vizitës së fundit të papritur dhe të rrufeshme të kryeministres Giorgia Meloni në Mar-a-lago, Florida, për të takuar Donald Trump, presidentin e zgjedhur të SHBA.

Në një intervistë, Raineri shpjegoi për “New York Times” se mendoi të kontaktonte Musk pasi kishte lexuar për “një kanal komunikimi mes tij dhe diplomatëve iranianë”, dhe në dritën e lidhjes së tij me Donald Trump, i cili e zgjodhi atë për të drejtuar së bashku me Vivek Ramaswamy, Departamentin për Efiçencën e Qeverisë (Doge), gjë që e bënte miliarderin një opsion të mirë për t’ia adresuar shqetësimin.

Ndërmjetësi i përmendur në artikull është Andrea Stroppa, të cilin gazeta e cilëson si “bashkëpunëtor” të Musk, të cilit Raineri i kërkoi t’i vinte në vëmendje miliarderit çështjen e Cecilia Sala.

I pyetur nga gazeta, Stroppa deklaroi se Musk e kishte “shënuar” kërkesën, duke specifikuar megjithatë se nuk ishte në dijeni për përfshirjen e tij të pretenduar në këtë rast.

CEO i Tesla-s u takua me ambasadorin iranian në OKB, Amir Saeid Iravani në nëntor 2024, javë para arrestimit të gazetares italiane, për të diskutuar tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit. Takimi mësohet se ka ndodhur në rezidencën e ambasadorit iranian në New York.

Dy zyrtarët që folën për “New York Times” saktësuan gjithashtu se Musk mund të kishte kontaktuar sërish me ambasadorin “menjëherë pas” vizitës së Melonit në Florida, në 5 janar 2025. bw

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Protesta e studentëve para Gjykatës Kushtetuese, Beograd, 12 janar 2025.

 

Jellena Jankoviq, Millosh Katiq

Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të javës së kaluar.

Në protestën e organizuar nga studentët, më 12 janar, u vunë re simbolet e disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

Duke analizuar pamjet dhe fotografitë, Radio Evropa e Lirë përcaktoi se flamujt në protestë u mbajtën nga anëtarë të degës së të rinjve të partisë opozitare parlamentare të krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike e Serbisë (Novi DSS).

Në protestë u vu re edhe një përfaqësues i ekstremit të djathtë “Klub 451”.

Foto: Tubimi i studentëve para Fakultetit Juridik në Beograd, 14 janar 2025.

Foto: Tubimi i studentëve para Fakultetit Juridik në Beograd, 14 janar 2025.

Pamjet e publikuara tregojnë se ata që mbanin flamujt me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, si dhe një pankartë me mbishkrimin “451”, fillimisht u mblodhën para Fakultetit Juridik të Beogradit dhe, më pas, me një kolonë studentësh u drejtuan drejt Gjykatës Kushtetuese.

“Klubi 451” i thirri nacionalistët në protestë

Në protestën e studentëve të mbajtur para Gjykatës Kushtetuese në Beograd u pa edhe një pankartë ku shkruhej “Rinia, Liria, Atdheu”, e nënshkruar nga shoqata e ekstremit të djathtë “Klub 451”.

Anëtarë të “Klubit 451” ultra të djathtë.

Anëtarë të “Klubit 451” ultra të djathtë.

Në radhët e para të studentëve të mbledhur, Radio Evropa e Lirë identifikoi Zhelko Gërbiqin, anëtar i kësaj lëvizjeje ultra të djathtë.

Në profilin e tij në Facebook thuhet se ai është student në Fakultetin Juridik në Beograd.

Gërbiq nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse “Klub 451” ka organizuar shkuarjen e anëtarëve të tij në tubimin protestues.

Zhelko Gërbiq, ndërsa në fotografinë në të majtë duket Gërbiq në protestën e studentëve, 12 janar 2024.

Zhelko Gërbiq, ndërsa në fotografinë në të majtë duket Gërbiq në protestën e studentëve, 12 janar 2024.

Më 13 janar, “Klub 451” postoi një video nga protesta në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Në video dukeshin pankartat e diskutueshme, por jo edhe fytyrat e atyre që i mbanin ato.

Videoja u shoqërua me mesazhin: “E ardhmja është rinia dhe rinia është e ardhmja. Prandaj, është detyrë e çdo nacionalisti që të bëhet pjesë e së ardhmes së popullit të vet”.

Postimi i “Klubit 451” në Telegram.

Postimi i “Klubit 451” në Telegram.

Shoqata “Klub 451” u regjistrua më 9 gusht të vitit 2021 dhe përfaqësues i saj ligjor është Marko Gajinoviq.

Në statutin e saj, mes tjerash, thuhet se qëllimi i saj është ruajtja e kulturës dhe traditës serbe dhe evropiane, si dhe promovimi i tyre.

Grupi është aktiv në rrjetin Telegram, ku kanali i tij numëron 1.625 anëtarë.

Nga 1.400 postimet e tij mund të konstatohet se ai kundërshton pavarësinë e Kosovës, mbështet shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës, kundërshton integrimin e refugjatëve dhe publikon mesazhe urrejtjeje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Postimi i “Klubit 451” nga profili në Instagram.

Postimi i “Klubit 451” nga profili në Instagram.

Nga postimet e datës 10 janar në Telegram mund të shihet se grupi ka formuar edhe degë shtesë: “Rinia 451 Beograd” dhe “Rinia 451 Banja Lluka”.

“Klubi 451” është i lidhur me grupet e ekstremit të djathtë “Zentropa Serbia” dhe “Fronti Kombëtar Serb”.

Ai punon ngushtë edhe me disa organizata militante neo-naziste nga Evropa – “Casa Pound” në Itali, “Clermont Non Conforme” në Francë “Legio Hungaria” në Hungari.

“Klubi 451” nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për komente në këtë temë.

Të rinjtë e Novi DSS-së me flamujt “Nuk ka dorëzim”

Siç mund të shihet në pamjet e publikuara, në protestën e studentëve para Gjykatës Kushtetuese në Beograd morën pjesë edhe përfaqësues të rinisë së Partisë së Re Demokratike të Serbisë.

Në videot në dispozicion, REL-i identifikoi Vuk Marinoviqin, kryetari i rinisë së Novi DSS-së, Urosh Tomasheviqin, anëtar i Bordit ekzekutiv të rinisë së Novi DSS-së, dhe Nikolla Illiqin, i cili, sipas të dhënave në rrjetet sociale, është gjithashtu anëtar i rinisë së Novi DSS-së dhe student në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Në protestë, ata mbanin flamuj me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Kryetari i rinisë së Novi DSS-së, Vuk Marinoviq. Fotografia majtas është nga protesta para Gjykatës Kushtetuese në Beograd.

Kryetari i rinisë së Novi DSS-së, Vuk Marinoviq. Fotografia majtas është nga protesta para Gjykatës Kushtetuese në Beograd.

Kryetari i rinisë së Novi DSS-së, Vuk Marinoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se në protesta, masivisht, dalin anëtarë dhe aktivistë nga Partia e Re Demokratike e Serbisë.

“Disa studentë tanë të rinj i mbanin ata flamuj, të udhëhequr nga ideja se nuk ka asgjë më të natyrshme se të dalim para Gjykatës Kushtetuese me sloganet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Nuk ka dorëzim’, sepse kështu e përcakton Kushtetuta, për respektimin e së cilës ne angazhohemi, ndërsa regjimi e shkel paturpësisht”, thotë Marinoviq.

Kush u distancua nga ultra e djathta dhe si?

Studentët që bllokojnë fakultetet në Serbi, njoftuan më 13 janar se “distancohen nga organizatat ekstremiste dhe simbolet e tyre”, e në asnjë mënyrë nga simbolet kombëtare, fetare dhe të garantuara me Kushtetutën e popullit serb.

Në një postim në rrjetin X, ata thanë se pas “polemikës” që shkaktoi deklarata e tyre e mëparshme për distancim nga organizatat ekstremiste, në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, “ndihen të detyruar ta sqarojnë atë deklaratë”.

Protesta e studentëve para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, 12 janar 2025.

Protesta e studentëve para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, 12 janar 2025.

Studentët që bllokojnë fakultetet, thanë më herët se “distancohen qartazi dhe pa mëdyshje nga organizatat ekstremiste dhe simbolet nacionaliste që u shfaqën gjatë protestave” më 12 janar.

“Prania e flamujve dhe pankartave të tyre në vijën e parë të protestave nuk është në përputhje me vlerat dhe synimet tona”, thuhet në deklaratë.

Aty theksohet, po ashtu, se bllokadat nuk kanë agjendë ideologjike dhe se studentët nuk mbështesin asnjë formë separatizmi apo polarizimi në shoqëri.

Një njoftim të veçantë në rrjetet sociale bëri edhe Fakulteti Filozofik i Universitetit të Beogradit.

Ai tha se i dënon “përpjekjet e organizatave naziste për t’i infiltruar protestat e studentëve”.

“Tradita e luftimit të nazizmit është diçka që e karakterizon popullin serb dhe, në përputhje me këtë, simpatizantët nazistë nuk kanë vend në protestat e studentëve”, thuhet në deklaratë.

Studentët që marrin pjesë në bllokimin e fakulteteve, u distancuan më herët edhe nga veprimet e të gjitha partive dhe organizatave politike.

Që nga fillimi i bllokadave, ata insistuan që të valëviten vetëm flamujt kombëtarë të Serbisë dhe emblemat e fakulteteve.

Në Serbi, më shumë se 60 fakultete në katër universitete shtetërore, disa rektorate dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar prej javësh.

Studentët në bllokadë kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, streha e të cilit u shemb në fund të vitit të kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave.

Në mesin e kërkesave të tyre janë edhe heqja e akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta, si dhe ndjekja penale e përgjegjësve për tragjedinë në Novi Sad dhe e personave që rrahën studentë dhe profesorë gjatë protestave.

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe u bëjnë thirrje studentëve që t’i hapin fakultetet.

Akademikët, në anën tjetër, thonë se kërkesat janë plotësuar pjesërisht dhe se pezullimi i punës në fakultete do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

U qetësova, s’qenka i sëmurë mendor – Nga AGIM XHAKFA

Me zë e figurë e tha, nuk kam probleme të shëndetit mendor. E më pas si gjithnjë aludoi se këtë ia ka sajuar doktori, opozita dhe armiqtë e Shqipërisë. Armiqtë e shumtë dmth.

E dëgjova dhe ah sa u qetësova! I thashë vetes, nuk e paskemi të sëmurë kryeministrin. Gëzoka shëndet mendor të plotë. Por mendja ime, duke sjellë para syve se çfarë bëri e po bën mendja e tij E shëndoshë, nuk e përtypi dot pohimin që ai e tha faqe shqiptarëve.

Se një mendje normale nuk gënjen çdo ditë për 12 vite rresht. Pa u lodhur, pa iu dridhur qerpiku, pa iu skuqur faqja. I lëviznin veç protezat e dhëmbëve.

Se një njeri me tru në kokë nuk e mbush qeverinë dhe parlamentin me hajdutë e vrasës.

Se një njeri normal do të jepte dorëheqjen sapo zëvendësi i tij kërkoi azil politik në Zvicër.

Se i shëndoshi kur fiton votimet nuk sillet si humbës. Nuk bën reprezalje të vazhdueshme mbi pakicën.

Se një lider me mend nuk ndërmerr ligje për të favorizuar miqtë e vet. Ligje për emra e mbiemra të caktuar.

Se i shëndoshi punon të shëndoshë shoqërinë jo ta sëmurë atë.

Se shëndeti mendor i kryeministrit duket açik

në shëndetësinë publike. Që u premtua falas dhe u zbatua e po zbatohet, të fala shëndetit.

Se njeriu me tru është njeri i drejtë, i dhimbsur. Jo xhahil që moshat e treta i trajton me pensione lëmosha.

Se boshatisja e vendit nga thuajse gjysma e popullatës flet për qeverisje të sëmurë.

Dje doli para popullit e tha që nuk kam probleme të shëndetit mendor. Populli që e dëgjoi qeshi. Tundi kokën e si përgjigje i recitoi vargjet e Dritëroit:

“Në vendin tim e në vendin tënd,

Një i çmendur një vend e çmend.”

SN

Autoritetet e Kosovës mbyllin institucione serbe, Prokuroria thotë se s’i autorizoi bastisjet

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se, mëngjesin e së mërkurës, janë mbyllur komuna paralele të Serbisë, si dhe posta e zyra tatimore të saj në dhjetë komuna të ndryshme të vendit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi, në anën tjetër, se nuk e ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje në lokacionet ku u mbyllën ato, pasi, siç tha, nuk kishte ndonjë kërkesë zyrtare.

Aksionet policore u ndërmorën në komunën e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skënderajt.

“Me aksion të përbashkët, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në postimin e Sveçlës në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar nga ai, u pa edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, duke thënë se “nga sot, 28 komunat paralele, kriminale të Serbisë në Kosovë dhe pesë qarqet e tyre mbyllen përfundimisht”.

Mbyllja e degës së Postës së Serbisë në Graçanicë, 15 janar 2025.

Mbyllja e degës së Postës së Serbisë në Graçanicë, 15 janar 2025.

Autoritetet në Kosovë thonë se puna e këtyre institucioneve serbe, që ishin në funksion që nga paslufta më 1999, është “e paligjshme”, dhe nisën mbylljen e tyre qysh në fillim të vitit të kaluar.

Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt dhe është në mes të fushatës elektorale.

Lisa Serbe – partia më e madhe e serbëve në vend – paralajmëroi se do të mbajë një mbledhje dhe adresim për mediat gjatë ditës.

A mund të veprohet pa urdhër të prokurorit?

Ehat Miftaraj, nga Instituti joqeveritar i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Policia e Kosovës nuk mund të kryejë veprime si ato të sotmet pa urdhër të prokurorit kompetent.

“Policia mund të arrestojë apo kontrollojë vetëm në rastet kur kryhet një krim flagrant (si vjedhje, grabitje etj.) dhe njoftohet. Por, edhe në këtë rast, në një fazë, prokurori do të njoftohet dhe do të ftohet në vendin e ngjarjes”, thotë ai.

Miftaraj shton se “në një shoqëri demokratike të qeverisur nga ligji, veprimi i sotëm do të nënkuptonte pasoja juridike për ata që e iniciuan atë”.

Në rastet e mëparshme që kishin të bënin me mbylljen e institucioneve serbe në veri të Kosovës, policia njoftoi se prokurori përgjegjës e kishte cilësuar rastin si “falsifikim dokumentesh”.

Në Serbi, kryeministri Millosh Vuçeviq tha se “zhvillimi i situatës” në Kosovë po ndiqet me kujdes.

“Do t’i ndërmarrim të gjitha masat për ta mbrojtur popullsinë serbe nga sulmet e reja të Albin Kurtit [kryeministër i Kosovës], i cili, mesa duket, fushatën e tij parazgjedhore e ka shndërruar në vazhdim të keqtrajtimit të popullit tonë”, tha Vuçeviq.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, e cilësoi aksionin e fundit të autoriteteve të Kosovës si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

“Këto lëvizje agresive nuk janë vetëm sulm ndaj institucioneve, por edhe përpjekje e hapur për t’i minuar të drejtat kolektive dhe identitetin e serbëve në Kosovë”, shkroi Gjuriq në rrjetet sociale.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të heshtë, por “t’i mbrojë të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq – i cili ndodhej në Bruksel, ku do të duhej të mbahej takimi i parë i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit -tha se “e ka braktisur atë takim”, për shkak të ndodhive në Kosovë.

“Kurti nuk do dialog, por dhunë”, u tha ai gazetarëve në Bruksel.

I pyetur nëse u mbajt takimi për të pagjeturit, Petkoviq tha: “Natyrisht që jo. Çështja e të pagjeturve është e rëndësishme… por Kurti e ka mbytur dialogun, e ka mbytur takimin e sotëm”.

Ai tha se nga mbyllja e institucioneve serbe të mërkurën, mbi 1.100 njerëz kanë mbetur pa punë, por tha se i siguron ata që Serbia do të vazhdojë t’i paguajë.

Radio Evropa e Lirë raportoi më herët se Policia e Kosovës ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe në komunën paralele të Prishtinës, e cila që nga paslufta funksionon gjithashtu në Graçanicë.

Para ndërtesës së Postës së Serbisë u vendos një shirit i verdhë dhe gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se, aktualisht, zyrtarë të policisë ndodhen brenda këtyre dy institucioneve, ndërsa punonjësit e tyre janë duke u larguar nga objektet.

Graçanicë, 15 janar 2025.

Graçanicë, 15 janar 2025.

Policia e Kosovës tha se drejtoritë rajonale të Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës së Jugut janë duke zhvilluar operacione policore, por nuk konfirmoi se për çfarë operacionesh bëhet fjalë.

“Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për REL-in.

Degë të tjera të Postës së Serbisë ishin mbyllur edhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, më 5 gusht të vitit të kaluar.

Ky veprim u kritikua nga BE-ja dhe SHBA-ja, që atëkohë u shprehën “thellësisht të zhgënjyera” dhe e cilësuan aksionin si “të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.

Edhe shumë institucione të tjera serbe u mbyllën në aksione të ngjashme të Policisë së Kosovës vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti.

Megjithatë, Radio Evropa e Lirë raportoi së voni se puna e tyre vazhdon, përkundër mbylljes.

Aksioni – “fushatë parazgjedhore e Vetëvendosjes”

Politologu serb, Ognjen Gogiq, thotë se aksionin e mbylljes së institucioneve serbe në zonat në jug të lumit Ibër, e sheh si “fushatë parazgjedhore” të partisë së Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Aksioni u shoqërua me videoklip të ministrit Sveçla, në të cilin thotë se ka marrë fund prania e Serbisë në Kosovë… sipas tij, një prani paralele dhe ilegale. Ata nuk mund të tregojnë asgjë tjetër si rezultat, kështu që kjo [mbyllja e institucioneve serbe] është pjesë e fushatës së tyre”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se partia në pushtet “po e instrumentalizon politikisht edhe Policinë e Kosovës, për të bërë fushatë”.

Mbylljen e pothuajse të gjitha institucioneve serbe në jug të Ibrit, Gogiq e lidh edhe me ardhjen në pushtet të administratës së re amerikane. Autoritetet e Kosovës duan që “t’i kryejnë veprimet e tilla para se Donald Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë”, sipas tij.

Gogiq thekson se institucionet e Serbisë në Kosovë nuk do të shfuqizohen derisa Beogradi zyrtar ta vendosë një gjë të tillë, por nuk e përjashton mundësinë që punonjësit e tyre të ndiqen penalisht.

Në korrik të vitit 2024, Prokuroria e Ferizajt mori në pyetje punonjës të autoritetit të përkohshëm komunal të Shtërpcës, nën dyshimet për “rrënim të rendit kushtetues të Kosovës”.

Përfaqësues të shoqërisë civile i thanë më herët Radios Evropa e Lirë se punëtorë të tjerë në institucionet e financuara nga buxheti i Serbisë, mund të përballen tani me akuza të njëjta.

Cilat institucione u mbyllën?

Policia e Kosovës mbylli më 8 janar Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të, siç u tha, “aktiviteteve të paligjshme”, si dhe kompaninë e sigurimeve nga Serbia “Dunav Osiguranje”, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.

Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe qysh në janar të vitit 2024, duke ua vënë fillimisht drynin organeve të përkohshme komunale të Dragashit, Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, të cilat gjendeshin në jug të lumit Ibër.

Pastaj u mbyllën organet e përkohshme komunale të Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt, si dhe ato në komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ndërkohë u mbyllën edhe degët e Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq, Banka Kursimorja e Postës, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale në Vushtrri.

Të gjitha këto institucione me mijëra punëtorë funksiononin në sistemin e Serbisë. REL

Prishtina mbylli dhjetëra institucione paralele të Serbisë – Beogradi anulon takimin për të zhdukurit në Bruksel

VOA Leonat Shehu

Autoritetet në Kosovë thanë të mërkurën se kanë mbyllur të gjitha institucionet paralele të Serbisë në dhjetë komuna, një veprim ky që nxiti zemërimin e autoriteteve në Serbi që anuluan pjesëmarrjen në një takim në Bruksel në të cilin pritej të diskutohej për çështjen e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

Zyrtarët në Kosovë thanë se gjatë një operacioni janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.

Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se nga sot mbyllet kapitulli i institucioneve paralele. “Në Banjë e gjithandej në të gjitha pjesët tjera të Republikës së Kosovës objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, tha në një postim në rrjetet sociale.

“Këto institucione paralele kriminale të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, tha ndërkaq ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha në orët e pasdites se nuk e ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje, meqë nuk pari ndonjë kërkesë zyrtare për këtë çështje.

Novak Zhiviç, i emëruar nga Beogradi si kryetar i autoritetit të përkohshëm të qytetit të Prishtinës, tha se në praninë e misioneve ndërkombëtare sot është ushtruar trysni ndaj popullit serb.

“Ata kanë dalë të na kapin, duan të na fusin frikën, ta dëbojnë këtë popull. Sot kanë ardhur dhe kanë mbyllur autoritetin e përkohshëm të qytetit të Prishtinës. (Albin) Kurti këtë po e bën në mes të fushatës elektorale, për të marrë disa pikë politike, ashtu si ndjekësit e tij. Ky është një turp i madh për komunitetin ndërkombëtar, për Bashkimin Evropian”, tha ai.

Beogradi reagoi me zemërim ndaj mbylljes së institucioneve paralele.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Gjuriç tha se veprimet e sotme të bashkërenduara nga qeveria e (Albin) Kurtit, shënojnë një përshkallëzim të rrezikshëm. Ai shkroi në rrjetet sociale se këto veprime nuk janë vetëm një sulm ndaj institucioneve, por një përpjekje e hapur për të dëmtuar të drejtat kolektive dhe identitetin e serbëve në Kosovë.

Ai tha se këto janë veprime elektorale të Albin Kurtit, i cili sipas tij, po shpërfill të drejtat e njeriut duke shkelur marrëveshjet që kishin për qëllim mbrojtjen e paqes dhe bashkëjetesës. Ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të mos heshtë.

Kryenegociatori i Serbisë për bisedimet me Kosovën Petar Petkoviç, anuloi pjesëmarrjen në takimin inaugurues të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur, për shkak të siç tha situatës së krijuar në terren. Ai tha se tashmë të gjithëve u është e qartë përfshirë edhe Bashkimin Evropian se faji për këtë i bie Prishtinës dhe jo Beogradit.

Zyrtari serb tha se me këto veprime, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “së pari po tregon se nuk i intereson dialogu, as Asociacioni i komunave serbe dhe asnjë serb që jeton në Kosovë”.

Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur, Andin Hoti tha se takimi nuk u realizua për shkak të refuzimit të Serbisë. Prania e zotit Petkoviç në Bruksel shkroi ai në rrjetet sociale “është dëshmia më e qartë se pikërisht ai orkestroi dhe garantoi dështimin e takimit të paraparë, duke e kthyer një proces teknik jetik në një mjet të turpshëm të politizimit dhe obstruksionit”.

Zoti Hoti shkroi se arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrje në takim përveç që është banal është edhe i dëmshëm për procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur dhe nuk ka të bëjë asgjë me temën për të cilën janë thirrur në Bruksel.

Takimi i sotëm pritej të ishte i pari i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur, një muaj pasi kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, u pajtuan për zbatimin e deklaratës mbi personat e zhdukur, që ishte pjesë e marrëveshjes së arritur vitin 2023 në Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.

Në maj të vitit të 2023 udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë nëpërmjet së cilës u zotuan për “zbatimin e plotë të detyrimeve” për ndriçimin e fatit të rreth një mijë e 600 personave për të cilët nuk dihet asgjë edhe gati 26 vjet pas përfundimit të luftës.

E SHKRUAR ENKAS PËR FUSHATEN E FILLUAR ZGJEDHORE OSE ELEKTORALE NE KOSOVE!- Nga AGRON SHABANI

E lashtë, e sertë, e dashur, e bukur, fisnike dhe tepër krenare me të kaluaren e saj: Me të gjitha bukuritë ose atraksionet e njohura ataraktive dhe inkranative në sfond, të shfaqet dhe rishfaqet vazhdimish Kosova kushtrimtare dhe kryengritëse, apo, si e quajnë shpesh Atdheu  i Shqiponjave. Duke të ngjarë kështu në një udhëtim ose ekskursion të larmishëm dhe tepër interesant, fantastik ose fascinant në domenin e njohur atdhetarë, heroik osde patriotikë; në të cilin shpalosen, shfletohen, grishen ose gërvishen vazhdimisht shkëlqimet e thella të shekujve ose historisë së lashtë shqiptare. Ato troje të lashta dhe aq të lavdishme të Shqiponjave dhe Kastriotit mbi të cilat u ngritën ,lulëzuan dhe shkëlqyen historia, kultura dhe civilizimi i lashtë pellazgo-iliro-shqiptarë. Ndërë me të vjetrit në kontinentin plak.

Aty ( Atje) janë edhe lisat shtat´hedhur ose kokëlartë te UCK-s, si të lindurit ose ” femijët e parë” në tokën e bekuar të Kosovës trime të pamposhtur ,kryelartë  dhe kreshnike. Kodrat, malet, bjeshkët e larta dhe tepër kranare ose kryengritëse… Kurororat e bardha të atyre alpeve të njohura shqiptare …Kanjonet e thella dhe tepër kumbuese, natyra e mrekullueshme dhe reliefi  i ashpër shqiptarë. Uji i ftohtë, puset e thella  dhe lumenjtë e vrullëshëm që burojnë atje dikund lartë në majat e bardha të atyre alpeve të bukura dhe kryelarta…për t´u derdhur shlirëshem ose të shpënguar në detërat e njohur të Jonit dhe Adriatikut. Natyra dhe ajrii pastër, qielli i kaltëtr (ajri blu) dhe tepër i kthjellët në horizontin e parë që fillon nga aty e nuk i duket fundi. Gocat ( vashat) dhe çunat ( djemt) e njohur shqiptarë….Ritmi, takti, zhurma dhe gjallëria mpirëse dhe tepër mahnitëse nepër qytetët ose vendbanimet e njohura shqiptare ose kosovare . Dallendyshet që shkojnë e vijnë….Këngët e njohura të bilbilit… Orkestra, simfonia, melodia ose polifonia magjepëse dhe kushtrimtare e  Zërave të njohur të kohës dhe shpirtit tonë që e marrin vazhdimisht formën dhe kuptimin e njohur të Pentagramit të lirisë etj.  Sallat ose arenat e mbushura plot e perplot me simpatizante ose adhurues te Albin Kurtit ose Vetevendosjes, te Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe koalicionit te tyre zgjedhor, te PDK-s , LDK-s etj.

Ndërkaq, kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare ose kosovare, janë si të thuash elementët ose instrumentët me të rëndësishme ose kryesore në fushaten zgjedhore ose elektorale ne Kosovë .Në këtë frymë ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha etapar ose periudhat e ndryshme të historisë shqiptarë. Respektivisht, epikën, lirikën, dramatikë dhe heroikën tradicionale të njerëzve ose popullit (kombit) tonë si Feniksi ose Flaka olimpike! Pa i harruar në këtë kontekst edhe cytjet, tëndencat ose synimet e hetueshme makabre ose funebre  të armiqve shekullor e gjakatar,  për t´i kapur ose zëne në “kurthë” shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme  iliro-shqiptare ,të cilat në instancë te fundit e bejnë kthimin e shqiptarëve kah brendia” ose kah vetëvetja e tyre autentike, gjenetike, nacionale ( etnike), historike dhe gjeografike. Ndaj, ti si mergimtar ose emigrant shqiptar, nuk ke se si t´i kupton, akcepton ose justifikon ofendimet, brutalitetin ose egersine retorike dhe oratorike te kandidateve te ndryshem per Kryeminister dhe deputet te legjislativit ( parlamentit) te ri kosovar.

Sami Frashëri dikur tha: Ai shqiptar që i lë ose tradhëton vëllezërit e tij, i hequr prej besës, gjakut dhe burrërisë, është me mirë të mos lindë e të mos jetoi fare mbi toke!
 Gjithëmonë të kane pelqyer dhe fascinuar ose impresionuar subjektiviteti modern dhe  substancialiteti antikë në çështjët dhe aspektët e njohura fetare, sociokulturore, sociopsikologjike dhe sociofilozofike të popullit ose kombit tonë së bashku me harmoninë e pashoqe fetare, kulturore, rajonale ose krahinore te shqiptarëve, të cilat i shpalosin njëkohësishtë edhe  çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit së bashku me ” matafizikën e moralit” të njohur shtetërorë dhe nacional te shqiptarëv. Dhe, së  bashku me këto të fundit edhe thellësinë e mendimit dhe veprimit ( reagimit) të hollë dhe tepër të ndërgjegjshëm e racional të shqiptarit në çështjët dhe aspektët madhore dhe esenciale (substanaciale) të kombit dhe atdheut.
Ndërkohë që figurat kolosale dhe titanike të kryekomandantit  dhe heroit legjendarë -Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, Luan Haradinajt, Shkëlzem Haradinajt dhe trimave të tjerë të familjeve monumentale dhe emblematike të Jasharëve nga Prekazi dhe Haradinajve nga Glloxhani e gjithandej, sikur të ngjajnë në lindje dhe zbritje të larta hyjnore ose profetike nga qieli i bekuar i Zotit! Dhe  përse jo edhe në një  lidhje profanike ose biblike të shqiptarëve me tokën e bekuar atdhetare ose vendlindore, të cilës ia falin jetën.
Aty i keni edhe femrat ose gratë e njohura shqiptare me sy shqponjash që te percjellin dhe shohin rrept në të gjitha “portat” ose hyrje-daljet e mundshme të jetës, historisë dhe gjeografisë së njohur shqiptare.
Do theksuar në vazhdim se festivitetëve ose aktivitetëve elektorale dhe politikë të shqiptarëve të Kosovës, sigurisht se u japin ngjyrë, tone dhe dinamikë te fuqishme edhe prezenca aktive e heroit te gjalle te Kosoves, ish kryeministrit dhe liderit te AAK-s, Ramush Haradinajt,  i cili tërë jetën, qenien dhe personalitetin e tij, ua ka kushtuar shtetit dhe lirisë së Kosovës dhe shqiptarëve.
Kosovës pra, nuk do i mungoi kumti, mesazhi dhe petku i njohur lirik dhe metaforik i gjakut, palcës dhe limfës së njohur liridashëse dhe patriotike.  U mor vesh se askush me bukur dhe me mjeshtërisht e heroikisht se sa Ramush Haradinaj, nuk i ka njohur, kuptuar dhe kombinuar në menyrë teorike dhe praktike harmoninë e shquar fetare, kulturore, rajonale ose krahinore të shqiptarëve së bashku me heroizmin dhe sakrificën me sublime për kombin dhe atdheun.
Por fushatës së lartërcekur zgjedhore (elektorale)  në Kosovë, do i mungojnë prap disa nga dalëtazotësit, luftëtarët, strategët dhe komandantët kryesore te UCK-s , te paraburgosus padrejtesisht në Hagë….Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi,…! Por, jo edhe vlerat, parimet, idealet, vizionet dhe atributët e njohura që i shquajnë dhe karakterizojnë Hashim Thaçin ose Ata!

Kryeprokurorja belge: Fitimet e trafikut të kokainës investohen në Shqipëri dhe…

Kryeprokurorja belge, Ann Fransen në një intervistë të dhënë për “De Morgen” ka dhënë detaje për dosjet që po heton që nga marrja e detyrës mes tyre edhe luftën ndaj krimit të organizuar shqiptar.

Fransen tha se nga thyerja e platformës së koduar “SKY ECC” u hasën me raporte tronditëse për dhunën ekstreme të bandave.

“Në luftën kundër mafies së kokainës, muajt e fundit jemi fokusuar fuqishëm në rikuperimin e aseteve kriminale. Fitimet nga trafiku i drogës shpesh zhduken jashtë vendit: Në Marok, Shqipëri, Emirate. Ne jemi një hap më tej me shqiptarët. Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të fitojë terren. Kjo u duk nga thyerja e shërbimit të koduar të mesazheve “Sky ECC”. Hetuesit hasën në raporte tronditëse, të cilat tregonin se bandat nuk i shmangen dhunës ekstreme”, tha Fransen

Kryeprokurorja belge ka rikonfirmuar se drejtësa belge është ajo që qëndron pas insistimit për arrestimet e kryera në vendin tonë të disa grupeve të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të kokainës të cilat janë të lidhura edhe me pushtetin, nga ku u hapet rruga edhe për pastrimin e parave në ndërtim e në investime strategjike.

“Ne duam të arrijmë këtë edhe në Emirate. Ne duhet jo vetëm të sigurojmë që ata të dorëzojnë pasuritë me vlerë të lartë, por edhe që ne të mund të rikuperojmë asetet e tyre të paligjshme”, u shpreh kryeprokurorja belge. sn


Send this to a friend