Ish-zv ministrja e Financave Irena Beqiraj, e ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, foli për skandalin e të dhënave.
Beqiraj thekson se skandalin e të dhënave mund ta konsiderojë edhe si “fenomeni Baton Haxhiu”.
“Ajo që unë di të them është se të dhënat që kanë dalë kohët e fundit, njeriu që i ka nxjerrë, mesazhin e ka të qartë: këto të dhëna kanë dalë nga AKSH-i. Kjo se në tatime nuk kemi numra telefoni, në sigurime shoqërore që u hodh ideja në fillim nuk kemi numra telefoni, ne kemi numra telefoni, adresa, targa, të gjitha të mbledhura në një databaze, që quhet AKSH. A është bërë e nxituar apo jo, këtë gjë duhet ta thonë teknikët.
Është ngjarje jo e vogël, por se në këndvështrimin tim nuk kanë dalë nga tatimet, nuk kanë dalë nga sigurimet shoqërore, nuk kanë dalë nga Drejtoria e Targave dhe e Makinave. I riu që i ka nxjerrë është duke thënë hej mos u hallakasni, sepse i kam marrë tek AKSH-i. A ka nisur kjo që në kohën që PS mori dhe bëri atë databazen e patronazhistëve apo jo, edhe kjo mbetet për verifikim nga Prokuroria. Me aq sa njoh unë sistemet dhe përdorimin e të dhënave, këto kanë dalë nga AKSH.
Të dhënat mund edhe të merren nga organizata të caktuara për studime, por gjithmonë duke fshehur të dhëna sensitive. Mendoj se kjo ngjarje ka nxjerrë të dhënat personale të të gjithëve, por ka ngritur elementë me rëndësi për të diskutuar në publik. Unë e quaj fenomeni Baton Haxhiu. Unë nuk e dija se ishte strateg marketingu për shërbimet shëndetësore, e njihja vetëm si analist politik dhe me një krah të qartë, por Batoni është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania që ai punon ka marrë dhe ka përfituar para nga buxheti i shtetit, mund të them vetëm dy, dializën apo ka fituar tenderin e chek upit tek Albcontrolli, që është sërish kompani shtetërore, pra kur ti del e bën propagandën e shtetit, ti je në konflikt interesi dhe je në trafik influence”, deklaroi Beqiraj.
Komentet