Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ali Shamkhani ka thënë se shteti i tij është i hapur për të gjitha llojet e bashkëpunimit lidhur me Sirinë
Një zyrtar i lartë iranian, deklaroi të shtunën se Irani është i gatshëm të vë në dispozicion hapësirën e tij ajrore për avionët e Rusisë.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, Mehr, shkruan se sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ali Shamkhani ka thënë se shteti i tij është i hapur për të gjitha llojet e bashkëpunimit lidhur me Sirinë.
“Irani dhe Rusia janë të përfshira në luftën kundër terrorizmit në Siri. Irani mund të lejojë hapësirën e ajrore për avionët luftarakë rusë që kanë për qëllim mbështetjen e operacionit eventual tokësor”, tha ai.
Shamkhani tha se marrëdhëniet me Rusinë janë “tërësisht strategjike”.
Në shtatë tetor 2015 Teherani zyrtar për herë të parë lejoi hapësirën ajrore për avionët rus gjatë operacioneve ajrore në Siri.
Më 16 gusht 2016, Irani lejoi sërish hapësirën e tij ajrore për avionët rusë, të cilët u ngritën në qiell nga baza ajrore në shtetin Hamedan në Iranin perëndimor. aa
Komentet