Irani do të veprojë në përputhje me rregullin e reciprocitetit për aq kohë sa SHBA-të nuk heqin ndalesën e cila fyen qytetarët e Iranit, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Iranit
STAMBOLL – Pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka nënshkruar një dekret i cili ndalon hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve myslimane në SHBA, Irani ka njoftuar se do të ndalojë hyrjen e shtetasve të SHBA-ve në vend.
Trumpi ka nënshkruar një dekret, me të cilin për 90 ditë pezullohet hyrja e emigrantëve nga të ashtuquajturat “vende të lidhura me terrorizmin”, ndërsa në mesin e tyre janë Iraku, Libia, Siria, Irani, Sudani, Somalia dhe Jemeni. Ndaj kësaj ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit.
“Për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të saj, Irani do të veprojë në përputhje me rregullin e reciprocitetit për aq kohë sa SHBA-të nuk heqin ndalesën e cila fyen qytetarët e Iranit”, thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se marrja e këtij vendimi, edhe pse do të jetë tre muaj në fuqi, paraqet fyerje për vendet islame, sidomos ndaj Iranit. aa
Komentet