VOAL – Një burim perëndimor i afërt me bisedimet bërthamore iraniane tha se teksti përfundimtar i marrëveshjes është gati dhe palët janë duke pritur vendimet për firmosjen e marrëveshjes. Kështu njofton agjencia Tasnim, duke shtuar se burimi ka dashur të mbetet anonim.
Edhe nënministri i Jashtëm rus Serghiei Riabkov, i përmendur nga agjencia Interfax, ka pohuar se “marrëveshja mund të arrihet brenda pak orëve”.
Vendet BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina e Jugafrika) të mbledhur sot në Ufa kanë miratuar një dokument final ku, ndër të tjera, theksojnë miratimin sa më shpejt të një marrëveshjeje bërthamore me Iranin që garanton karakterin paqësor të programit bërthamor të Teheranit, shfuqizimin e sanksioneve dhe normalizimin e raporteve në fushën e tregtisë dhe të investimeve.
sda-ats
Komentet