Presidenti Rohani i hapur për dialog, por kërkon të ndalet dhuna
VOAL – Protestat antiqeveritare në Iran, kundër shtrenjtësimit të jetës dhe kundër korrupsonit, vazhdojnë të rriten e bashkë me to rritet edhe numri i viktimave nga përleshjet e manifestuesve me forcat e armatosura. Së paku 20 të vdekur janë deri tani. Të arrestuarit janë 450.
Ndërkohë që presidenti i Republikës Islamike, Hassan Rohani, hapet për dialog me manifestuesit, protestat përshkallëzohen dhe zgjerohen. Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon t’i përkrahë demonstruesit, duke nxitur reaksion nëTeheran.
Mbrëmë edhe Bashkimi Evropian, nëpërmjet zëdhënëses së Federica Mogherinit reagoi: “Kemi qenë vazhdimisht në komunikim me autoritetet iraniane dhe presimqë e drejta e protestës paqësore de liria e shprehjes të jenë të garantuara, siç ka deklaruar vetë presidenti Rohani.”
Komentet