TEHERAN – Televizioni shtetëror iranian njoftoi se 15 persona humbën jetën pasi një autobus u përplas në një shtyllë të tensionit të lartë elektrik, dhe më pas u përmbys. Aksidenti ndodhi në veri të vendit.
Thuhet se dhjetëra pasagjerë janë plagosur në aksident. Fatkeqësia ndodhi para agimit, pas së cilës ka pasur mungesë në furnizimin me energji elektrike në zonën rurale përgjatë rrugës malore, që lidh qytetet e Karaj dhe Chalous, rreth 100 kilometra në veri të Teheranit.aa
Komentet