VOAL- Gjyqësori iranian tha se kishte dhënë dënime me vdekje për 11 persona të përfshirë në protestat që shpërthyen në vend pas vdekjes së Mahsa Amini tre muaj më parë. Megjithatë, aktivistët pohojnë se dënimi me vdekje është shqiptuar edhe për një duzinë personash të tjerë.
Mijëra njerëz janë arrestuar që nga 16 shtatori kur shpërthyen protestat. Dy të mitur janë ekzekutuar deri tani: Mohsen Shekari u var më 8 dhjetor dhe Majidreza Rahnavard të hënën. Të dy ishin 23 vjeç. Të dy u shpallën fajtorë për krimin e armiqësisë ndaj Zotit (“moharebeh”) sipas ligjit të sheriatit të zbatuar në Republikën Islamike.
Gjykatat në Teheran dënuan më vonë 400 persona me burgim deri në 10 vjet për përfshirjen e tyre në protestat e shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini, tha gjyqësori i Iranit. “Në seancat dëgjimore për rastet e rebelëve në provincën e Teheranit, 160 persona u dënuan me nga pesë deri në 10 vjet burgim, 80 me nga dy deri në pesë vjet dhe nga 160 deri në dy vjet,” Prokurori i Përgjithshëm Ali Alghasi-Mehr, cituar nga faqja e gjyqësorit Mizan Online. Për më tepër, “shtatëdhjetë persona janë dënuar me gjobë”. Për më shumë se 1000 protestues janë ngritur aktakuza. rsi-eb
Komentet