VOAL – Ish presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad thuhet se është arrestuar nga autoritetet e Republikës islamike për nxitje të revoltës kundër qeverisë, sipas një burimit të së përditshmes arabe me seli në Londë, Al-Quds Al-Arabi, që përmend “burime të besueshme” në Teheran. Por mungon konfirmimi zyrtar.
Gazeta njofton se Ahmadinejad, gjatë një vizite në qytetin perëndimor Bushehr, më 28 dhjetor ka deklaruar: “Disa nga liderët aktuale jetojnë të ndarë nga problemet dhe nga shqetësimet e njerëzve dhe nuk dinë asgjë për realitetin e shoqërisë.”
Sipas Al-Quds Al-Arabi këto komente të Ahmadinejad – që përkojnë me kulmin e protestave anti-qeveritare – ato që çuan në arrestimin e tij.
ANSA
Komentet