Me fjalë thuhet shpesh se regjimi Rama mbahet në këmbë përmes blerjes së ndërkombëtarëve, por po të gërmosh sadopak gjen edhe fakte që e provojnë këtë. Në emisionin “Report” të RAI 3, është zbërthyer skandali i një McGonigali shumë më të hershëm, kohë përpara sesa të korruptohej ish shefi i zyrës së FBI-së.
Aty tregohet se si në një rast, gjenerali kryesor i Guardia di Financia, ai që përkrah Saimir Tahirit, pohonte në 2015-tën se në Shqipëri ishte shkatërruar 99.2% e fushave me kanabis, kishte marëdhënie financiare me bosë të mafias.
Lapsi.al ka hapur arkivat për të parë se cili ka qenë roli në Shqipëri i Fabrizio Lisit që, ishte njëkohësisht edhe shefi i Interpolit. Nga arkivat rezulton se ai qe një njeri pranë qeverisë, ose më saktë lidhje e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Gazetari i “Report” ka rikthyer në vëmendje një histori të vitit 2020 kur u zbulua se gjeneral Lisit, tashmë në pension, i ishin dhuruar 30 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës, nga trafikanti Artur Shehu.
Toka në Vlorë, dhuruar fondacionit të gjeneral Fabrizio Lisi
Ai e ka kontaktuar dhe e ka pyetur Fabrizio Lisin se si ishte e mundur që një njeri që paguhej për të luftuar narko tafiqet pranonte të tilla “dhurata”. Fillimisht ish oficeri është përpjekur të devijojë gjatë intervistës, por gazetari italian i ka nxjerrë përpara syve kontratën e dhurimit të firmosur para noterit. Dhe vetëm atëhere Lisi është detyruar të përgjigjet: “Nuk e njihja këtë person. Rastin ma solli Ëngjëll Agaçi. Unë e besoja Agaçin, pasi ai ishte njeri i besuar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama”.
RAI 3: Ish-avokati i narko-trafikantëve, pas marrëveshjes Rama-Meloni
Pra, sipas pohimeve, në investigim njeriu i afërt i shefit të qeverisë ka ndërhyrë që një trafikant ti dhurojë një tokë buzë detit që kushton miliona, gjeneratit që kishte për detyrë të monitoronte nga ajri kultivimin e kanabisit në Shqipëri, por që deklaronte publikisht se ai ishte asgjesuar nga policia, kur të gjithë e dinin se vendi qe i mbushur plot.
Pra, këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një marëdhënie mes një trafikanti dhe një polici italian që do të përfitojë, por me korruptimin e këtij të fundit për tu përdorur për interesa të qeverisë.
Jo më kot emisioni Report ka këmbëngulur në pistën Agaçi dhe në faktin se ishte pikërisht ai që kishte bërë lidhjen mes trafikantit Artur Shehu dhe Fabrizio Lisit.
Gjenerali i thotë gazetarit: “fola me Ëngjëll Agaçin dhe ai më tha se i pëlqen kjo histori (dhurimi i tokës)”.
Gazetari e pyet: – Ti, i besove se ishte Agaçi në mes?
Gjeneral Lisi: Natyrisht.
Se çka ndodhur në kohën e Fabrizio Lisit tashmë dihet. Atëhere qeveria shqiptare dhe ministri Tahiri, të akuzuar nga të gjitha anët për rritjen e trafikut, organizuan një konferencë pompoze me temë “Antidroga një histori suksesi”. Pikërisht aty u shpall se ishin shkatërruar 99.2% e territorit të mbjellë. Kjo e bëri ambasadorin Lu që të shpallte me të madhe një deklaratë që i mbahet mend edhe sot e gjithë ditën: “ Shqipëria ka bërë një hap të madh përparë në kuftën kundër drogërave”.
Duhet të shihje zbulimet e fundit nga emisioni investigativ i Rai 3 për të kuptuar se e gjithë kjo butafori qesharake e kishte gjenezën tek një gjeneral italian i korruptuar, i paguar nga trafikanëtët, me të cilët pohon se e kishte lidhur një nga njerëzit më pranë Edi Ramës. /Lapsi.al/