ARTIKULLI I PLOTË PËRKTHYER NGA REDAKSIA E NEWSBOMB.AL:
Mbeturina toksike, duke përfshirë bateri plumbi, ilace të skaduara e mbetje të naftës do të importohen nga Italia drejt Shqipërisë, pavarësisht gjendjes së dobët të industrisë së riciklimit në vend dhe ndalimit virtual të një aktiviteti të tillë.
Një investigim në botën e tregut të mbetjeve nxjerr në pah se një biznesmen Italian, iI lidhur edhe me krimin e organizuar, rryshfet dhe i akuzuar edhe për krime financiare është i përfshirë në tregun e mbeturinave në Shqipëri.
Ndërkohë që UN pret të mbrojë vendet nga nga hedhja e mbeturinave por masat e tyre po injorohen.
Një treg në zhvillim
Shqipëria pengoi importimin e çdo lloj mbetjeje në 2003, përveç atyre me një leje të vecantë nga Këshilli I Ministrave.
Por në 2004, një marrëveshje ndërmjet biznesmenit Italian Manlio Cerroni dhe Shqipërisë hapi rrugën për një “agim të ri” në tregun e mbetjeve të Shqipërisë. Nëpërmjet firmës së tij Albaniabeg Ambient, Cerroni planifikoi ndërtimin e një inceneratori në anën tjetër të adriatikut për të djegur plehërat italiane.
Kjo marrëveshje ra në 2005 pas ardhjes së kryeministrit Sali Berisha që i kishte bërë opozitë të hapur.
Por vetëm pak vite më vonë, vetë Berisha i erdhi rrotull ekobizneseve italiane më të mëdha duke pritur sigurimin e vendeve masive, farma të zgjeruara dhe investime të mëdha në Shqipëri. Ky artikull u publikua në Prishtina Insight, I mbështetur edhe nga SCOOP, një rrjet për gazetarët investigativë të Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Në nëntor 2011, duke argumentuar që industria e riciklimit nuk mund të mbijetonte vetëm me mbetjet e brendshme, qeveria Berisha aprovoi një ligj duke lejuar importin në vend të disa mbetjeve të konsideruara si “green list” në 56 materiale total të listës.
Duke parë organizimin e shoqërisë civile, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu vendosi të rishohë listën dhe ta reduktojë atë në vetëm 25 tipe.
Mafia në lëvizje
Dhjetëra firma italiane mbetjesh që tani operojnë në mënyrë ilegale në Shqipëri, sipas një studimi të regjistrit zyrtar në vend. Por ekspertët e fushës frikësohen se tregtarët legalë janë shpesh burim për biznes të paligjshëm.
Ekspertë italianë të mafias dhe politikani Lorenco Diana thotë se krimi i organizuar ka lëvizur drejt eksporteve të mbetjeve në Shqipëri, pasi policia është e përqëndruar në aktivitete të tjera të paligjshme në Shqipëri.
Europol gjithashtu thotë se po kërkon të shohë një “fokus në rritje drejt aktiviteteve ilegale të mbetjeve”.
“Europol ka identifikuar një rritje të volumit të ngarkesave ilegale të mbetjeve nëpërmjet kufijve” shton një zëdhënës, duke shpjeguar që tregtimi legal është përdorur shpesh për të kaluar mbetje ilegale.
“Kompania A lidh një marrëveshje me kompaninë B që të zgjidh në mënyrë legale procesin” sqaron ai. “Megjithatë, është identifikuar që jashtë këtyre marrëveshjeve, mbetjet janë trafikuar në mënyrë ilegale”.
Europol thotë se Shqipëria, Rumania dhe Hungaria janë destinacionet e para për mbetjet toksike nga evropa perëndimore, dhe në vecanti Italia.
Lorenzo Diana, jeton nën mbrojtjen e rojeve të armatosura që nga 1994 për fushatën kundër mafias. Anëtar I komitetit parlamentar për krimet, ai u emërua drejtori kombëtar I Democratic Party për luftën kundër mafias në 2006.
“Trafikantët që përdorin linjën vajtje ardhje me cigare ndërmjet Shqipërisë dhe Puglias në një pikë” thotë ai “ne nuk mund të kontrabandojmë cigare më, kështu le të fillojmë me trafikun e qenieve njerëzore, drogërat dhe armët” thotë ai.
“Menjëherë sapo kontaktojnë me personat që janë të lidhur me kontrabandimin në Shqipëri, të armëve apo cdo gjë tjetër në vend, ata përdorin të njëjtat rrugë për plehrat gjithashtu” vazhdon.
Lavdosh Ferruni, ambjentalist shqiptar thotë se qeveria në Tiranë bën një sy qorr sa i përket të kaluarës së këtyre tregtarëve.
“Autoritetet nuk kanë treguar asnjëherë ndonjë interes në menaxhimin e mbetjeve dhe vendi është ekstremisht I ndotur me mbetjet urbane, të cilat përkeqësohen në mënyrë progressive” thotë ai.
“Nëse i shtojmë kësaj situate të tjera që na vijnë nga vendet e tjera, ne do të arrijmë një ndotje të pariparueshme” shton ai.
“Në fakt kjo është dicka që ka ndodhur. Nuk u besoj më autoriteteve tona”.
Zhdukja e mbeturinave
Italia ka pasur disa suksese në stopimin e eksporteve ilegale të mbetjeve në Shqipëri, por evidenca ekzistojnë që mbetje toksike kalojnë nga Italia drejt vendit fqinjë të varfër.
Në 13 tetor 2010, oficerët e doganës italiane ndaluan një anije në portin e Barit. Dokumentet e kargos përfshinin 92 makina larjeje dhe 68 frigoriferë, të vlerësuar me 1440 euro, ku autoritetet doganore dyshuan sapo panë dokumentet.
Duke ndjekur hetimin, njësia eco-krim e policisë italiane u thirr dhe filloi menjëherë hetimi në faktin nëse kjo ishte një përpjekje për të futur ilegalisht mbetje elektronike, apo këto ishin makineri të dorës së dytë sikurse u deklarua.
Hetimi vazhdon ndërkohë që mallrat janë shkatërruar.
Në korrik të këtij viti, pasi doganat italiane ndaluan një makinë në portin e Barit që mbante 56 dëngje me rroba të vjetra pa një leje eksporti, një tjetër investigim filloi për eksportet ilegale të mbetjeve nga Italia drejt Shqipërisë.
Këto gjetje, megjithatë, duket se janë përjashtim nga rregulli. Ne kemi evidence jo të plota se dhjetëra apo qindra tonë mbetjesh toksike janë dërguar nga Italia drejt Shqipërisë në vitet e fundit, dhe që autoritetet në Tiranë nuk mund të bëjnë asgjë për to.
Kjo valë plehërash ka vazhduar pavarësisht një ndalimi virtual të importeve të tilla në Shqipëri, pavarësisht ndalesave internacionale të vendeve të zhvilluara në eksportin e plehrave në vendet më të varfra fqinjë.
Një pjesë e madhe e materialeve të rrezikshme duket se janë eksportuar nën konventën detare pak të njohur të quajtur MARPOL, që lejon anijet të shkarkojnë mbeturinat e krijuara gjatë rrugës.
Ekspertët thonë se edhe pse importet janë teknikisht legale, Shqipëria nuki ka mundësitë për të përpunuar këto mbetje të rrezikshme. Ne kemi gjithashtu evidence për importe të mbetjeve jot ë rrezikshme në Shqipëri, të cilat duket se nuk janë të qartësuara nga autoritetet në Tiranë.
Këto ngrenë shqetësimin se mbeturina të shumta janë derdhur në Shqipëri nën protokollin MARPOL dhe që janë të tepërta.
Eksporte toksike
Statistikat e mbledhura nga Instituti Italian për kërkimin dhe mbrojtjen ambientaliste ngrenë faktin se në 2007 dhe 2008 disa ngarkesa toksike dhe jotoksike janë vendosur në Shqipëri.
Instituti Italian ka refuzuar të japë të dhëna për 2009, pavarësisht se konfirmon se i ka mbledhur faktet.
Të dhënat tregojnë se në 2007, të paktën 2500 tonë naftë e ndotur janë hedhur në Shqipëri nga Italia. Janë mbetjet që krijohen në fund të anijes që përfshin ujë, naftë dhe likuide të tjerë. Konsiderohet shumë e rrezikshme edhe pse ka një paisje në Durrës për ta trajtuar atë.
Në 2008, kompanitë italiane nxorrën qindra tonë të mbetjeve të naftës, mbeturina të zjarrëfikseve dhe gjysëm ton bateri, të gjitha të klasifikuara të rrezikshme, të gjitha në Shqipëri.
Ilace të skaduara, kabllo, hekura dhe celik gjithashtu ishin përfshirë në këto kargo, por janë klasifikuar si jo të rrezikshme.
Rajoni I Lazio, duke përfshirë Romën, gjithashtu dergoi mbetje ndërtimi, si dhe mbetje ushqimore marketesh në Shqipëri.
Në 2009, rajoni i Campania eksportoi në Shqipëri 2 tonë mbeturina bojërash dhe llak që përmbajnë materiale të rrezikshme; 200 kilogramë mbetjesh të rrezikshme elektronike; gjysëm toni baterish toksike; 50 kile tubash floreshent dhe mbetje që përmbanin mërkur, dhe 1500 tonë mbetjesh të naftës. 750 kile vajrash dhe dhjamrash gjithashtu u eksportuan si mbetje të parrezikshme.
Injorohet traktati i Bazelit
Konventa e Bazelit për eksportin dhe rregullimin e mbetjeve të rrezikshme hyri në fuqi në 1992 në një përpjekje për të ndalur vendet e zhvilluara që të hidhnin mbetjet e rrezikshme në vendet në zhvillim.
Si firmëtare të kësaj konvente, Italia dhe Shqipëria janë të detyruara të përcjellin informacion në çdo lëvizje ndërkufitare të këtyre mbetjeve të rrezikshme dhe të tjera në sekretariatin e konventës në mënyrë vjetore, secretariat që është nën Kombet e Bashkuara.
Marrëveshja ndiqet nga një seri skandalesh ambientaliste, që i japin zë frazës “kolonializmi toksik”. Kjo përfshin incidentin e vitit 1988 ku 5 anije transportonin 8000 barrela mbetjesh të rrezikshme nga Italia drejt qytetit të vogël Koko në Nigeri, në shkëmbim të një qiraje prej 100 dollarësh në muaj për fermen ku do i hidhnin.
Por investigimi ynë ka zbuluar se marrëveshja ndërkombëtare është injoruar gjerësish nga të dy anët, vendet e zhvilluara dhe të pazhvilluara. Sekretariati i konventës së Bazelit thotë se është shqetësuar për problemin por nuk ka ndërmend të ndëshkojë ata që shkelin ligjin.
“Mandati ynë është të mbledhim informacione nga zyrtarët e secilës palë” thotë një zëdhënës. “Nuk kemi për qëllim të shohim nëse ata kanë mungesa informacioni ose jo” shton ajo.
Një konference e Kombeve të Bashkuara të Konventës së Bazelit në nëntor 2011, vlerësoi se “niveli i raportimit është duke rënë”. Një raport në konferencë thotë se 65 vende nga 166 nuk kanë dhënë asnjë informacion për vitin 2006; 70 vende kanë dhënë “raportime të paplota dhe të vonuara” dhe vetëm pesë vende kanë raportuar në kohë gjithcka.
Roberto Ferrigno, një themelues i Greenpeace Italy dhe tani një këshilltar mjedisor për disa kompani në Itali dhe Evropë thotë se konventa duhet të bllokojë eksportet nga vendet e pasura në vendet në zhvillim.
“Në ditët e sotme, të ekspozosh mbetje të rrezikshme në vendet në zhvillim është e ndaluar” thotë ai. “Kjo do të thotë që gjithë lëvizjet që përpara përdornin rrugët ditën, tani duhet të punojnë nën rrogos” shton ai. Por Ferrigno thotë se autoritetet në Itali duket se duan të mbyllin një sy për konventën.
Mbetjet e naftës të hedhura në Durrës
Qindra tonë lëndësh miks të rrezikshme nafte dhe uji që mblidhen nga anijet, janë eksportuar në Shqipëri në vitet e fundit, për trajtim.
Ndërsa anijet lejohen të heqin këtë sasi në porte, ekspertët kanë përshkruar se janë sasi të mëdha në Durrës nga ana e një kompanie.
Lista zyrtare e eksporteve italiane që ne disponojmë tregon një burim të madh mbetjesh që është Tirrenia di Navigazione S.p.A. një kompani tragetesh që e bën në mënyrë të përditshme rrugën Bari – Durrës.
Nën konventën e Bazelit, mbetjet e prodhuara si pjesë e operacioneve normale të anijes” rregullohen nga MARPOL, konventa ndërkombëtare për parandalimin e ndotjes nga anijet, që lejon këtë lloj mbetjeje, edhe toksike, të derdhet në një port në mënyrë që të shmanget hedhja e saj në det.
Mbeten pyetje megjithatë rreth definicionit “operacione normale për një anije” dhe disa ekspertë legalë thonë se, sapo mbetjet derdhen, konventa e Bazelit duhet të aplikohet.
Këto rekomandime u prezantuan në një letër që u dërgua në sekretariatin e Konventës së Bazelit në 2011, duke shtuar edhe një listë propozimesh për të bërë rregulla të reja.
Pavarësisht nga mungesat ligjore, një zyrtar i REMPEC, një qendër kërkimi për ndotjen detare, që monitoron MARPOL thotë se masa e mbetjeve të naftës që një kompani tragetesh ka deklaruar se eksporton në Shqipëri është jo e arsyeshme dhe shumë e lartë dhe nuk mund të prodhohet vetëm për një rrugë nga anija.
Përgjatë dy viteve, firma eksportoi më shumë se 5 mijë tonë mbetjesh nafte në Shqipëri.
“E kam diskutuar me kolegët dhe gjithashtu ata mendojnë se kjo është një shifer shumë e lartë” thotë një zyrtar i REMPEC në kushte anonimati.
Në mënyrë sinjifikative, asnjë kompani tjetër tragetesh që operon në rrugën mes Italisë dhe Shqipërisë nuk raporton eksporte mbetjesh të tilla nafte (bilge oil).
Komandanti Rodolfo Giovannini i Rojes bregdetare italiane që punon në ministrinë e Mbrojtjes mjedisore në Itali gjithashtu sygjeroi që sasia që raportohet nga Tirrenia eshtë shumë e lartë.
Eshtë “e krahasueshme me shumën që mund të merret në një vit nga të gjitha anijet që hyjnë në një port si durrësi” thotë ai, më shumë sesa dy tragete që shërbejnë në Durrës-Bari cdo ditë.
Burime të Tirrenia, që është privatizuar dhe me emer të ri tani “Compagnia italiana di navigazione”, thonë se nuk ka asgjë të pazakonte te sasitë e hedhura.
“Duket e ekzagjeruar, por për mua, 2500 tonë në vit është një shifer e vogël” thotë një burim nga kompania.
Sipërmarrësit italianë kthehen në Shqipëri
Angelo Antonio Abrusci njihet në Itali për rrjetin e bizneseve bingo. Por Abrusci që ka disa akuza për shmangie taksash, është gjithashtu një lojtar serioz në mbledhjen e plehërave në Shqipëri, gjithashtu eshtë pronar I një kazinoje në Rumani.
La repubblica, gazeta italiane në 2002 e përshkroi atë si një “pasardhës së një familjeje ndërtuesish që kanë prodhuar miliardat e para nga Puglia prej vitesh”. I njëjti artikull shkruan se Abrusci është duke u zgjeruar duke investuar tek hedhja e mbeturinave në Shqipëri.
Artikulli nuk jep emra firmash, por nga investigimi ynë zbuluam se Ecoaqua, regjistruar në Itali dhe Shqipëri në mars 2000, ka fituar të paktën dy kontrata nga Këshilli bashkiak në Tiranë për të mbledhur plehra dhe ka ndërmend që të punojë edhe në qytete të tjera.
Firma është pronë e Finanziaria Immobiliare PArtecipazioni, e cila ka për pronar Abruscin, ndërmjet të tjerëve.
CEO i Ecoaqua është Antonio Abrusci, nga I njëjti qytet I Acquaviva delle Fonti, bashkëthemelues I një numri biznesesh edhe me të vëllain Angelo Antonio. Pronari I Ecoaqua të regjistruar në Shqipëri, fitues I kontratave të Tiranës është në fakt firma italiane.
Në janar 2011, në një konferencë italo-shqiptare në Tiranë, kompania e Abrusci anoncoi që po shihte për ndërtimin e një landfilli në Shqipëri, sipas uebsitit të eventit. Nuk është e qartë nëse këto plane kanë ecur përpara apo cilat janë kontratat publike që ka marrë kompania.
Angelo Antonio Abrusci u ndalua në fillimet e viteve 2000 nga pjesmarrja në tendera publikë për licensa bingosh në Itali sepse ishte akuzuar për mashtrim me taksat. Abrusci apeloi ndërkohë që Italia dekriminalizoi akuzat që ai ishte dënuar në vitin 2000. Në 2002, një gjykatës në Bari revokoi denimin, duke cituar ndryshimet në ligj.
Angelo Antonio Abrusci tërhoqi vëmendjen edhe në Romani, ku u përfshi në bizneset e kumarit dhe të plehrave. Antonio Abrusci thotë se kompania e tij është përfshirë në transportin e plehrave në Tiranë.
Ai thotë që ai dhe vëllai i tij, kanë investuar në bizhoz dhe në plehra sepse fusha e tyre kryesore e ekspertizës dhe ndërtimit është bërë e vështirë duke ndjekur fushatën e Duarve të Pastra, një investigim gjyqsor I përhapur në Itali drejt korruptimit politik që u hap në 1990.
Sa i përket akuzave ndaj vëllait të tij Antonio Abrusci ai thotë se vëllai ka apeluar kundër këtyre sulmeve që kanë pasur për qëllim bllokimin e pjesmarrjes së tij në tendera.
Sytë nga Shqipëria
Një nga biznesmenet e parë italianë që po eksplorojnë mundësitë për të eksportuar plehrat italiane në Shqipëri është Manlio Cerroni, I njohur si “mbreti I plehrave” në vendin e vet për shkak të rrjetit të gjerë të kompanive të mbetjeve.
Ndërkohë që planet e tij të mëdhaja për të dërguar në Shqipëri për djegie plehërat e Romës kanë dështuar, kompania që ka ngritur një rrjet të gjerë aktivë, me disa kompani lidhëse kanë fituar kontrata me qeverinë shqiptare.
Një libër i nxjerrë më së fundi, Roma come Napoli, nga gazetari Manuele Bonaccorsi, Ylenia Sina dhe Nello Troccia thotë se Shqipëria shihet si një destinacion potencial për plehrat italiane në kohën “e një emergjence të gjerë plehrash në Lazio” rajonin që rrethon Romën.
Marrëveshja me Shqipërinë është për ndërtimin e një inceleratori në Kashar, ndërmjet Durrësit dhe Tiranës, I cili do të marrë “mbetjet e naftës” dhe komponentë të mbetjeve të bashkive si plastikë apo mbetje bio te degradueshme, për djegie.
Kompania që do të bëjë këtë është Albaniabeg, një emër hybrid që kombinon Albania dhe Beg, BecchettiEnergyGroup. Beg spa është pronë e Francesco Becchetti, nipit të Cerronit, dhe Cerronit listogen si një nga ekipet e kompanisë.
Albaniabeg është pronë e tre firmave – Co.La.Ri, Cerroni’sLazio, Energji sh.p.k ku pjesmarrësi më I madh me aksione është Mauro de Rezis i Beg dhe Vitre me bazë në Tiranë që kanë edhe një Italian tjetër me emrin Angelo Novelli.
Energji shpk është përfshirë në ndërtimin e lehtësirave hydropoëer në Shqipëri pasi kanë marrë pjesë me sukses në disa projekte. Një përfaqësues i Vitre tha se kompan9ia është e interesuar në biznesin e riciklimit në Shqipëri, por më pas refuzoi që të elaboronte idenë.
Vitre që liston plehrat një ndër bizneset kryesore, është ende aktive, pavarësisht se nuk po kryen aktivitet.
Lidhjet
Esportuesit italianë të plehrave kanë lidhje të forta me Rumaninë, duke përfshirë Manlio Cerronin. Në dhjetor 2010, media në Rumani citon një histori publikuar në gazetën Espresso që shkruan se Rumania po bëhet një destinacion për plehrat e italisë. Autoritetet në Itali konfurmuan se bëhet fjalë për plehra jot ë rrezikshme.
Në mars 2010, media në Rumani gjithashtu ngriti shqetësimin se një kompani italiane donte të ngrinte një landfill në Navodari, afër detit të Zi.
Kur njerëzit protestuan dhe mbajtën një referendum, kryetari i bashkisë së Navodarit Nicolae Matei refuzoi të jepte lejen e ndërtimit, pavarësisht se gjykata e urdhëroi ta bënte një gjë të tillë. MAtei që vazhdon të refuzojë këtë marrëveshje thotë se lanfilli do të merrte plehrat si nga Rumania dhe nga Italia.
Manlio Cerroni është gjithashtu I lidhur me një kompani plehrash në Rumani, Systema Ecologic, si tregohet në dokumentarin e Toxic Europe/ Newsbomb.al.
Komentet