Nga se janë bërë gishtat e tu,
nga ç’fildish kofshët e tua të lëmuara,
nga cilat lartësi në hapin tënd arriti
bukuria e dhisë së egër nga ç’hapa.
Nga ç’manaferra të pjekur e kanë shtrydhur
shijen paksa të thartë të gjinjve të tu,
nga ç’India bambuja e belit tënd,
ari e syve tu, nga ç’vend vjen.
Nga ç’gurgullimë vale shkon të kërkosh
rrugën gjarpëruese ijet e tu,
nga ku lind freskia e burimit
që nga goja gurgullon kur ti qesh.
Nga ç’pyje – det u shkëput
dega e koralit të venave,
ç’parfum lajmëron ardhjen tënde
të më ngjeshësh dëshirat e natës.
Komentet