ALBANIANS FIGHTING CANCER
INVA MULA dhe GENC TUKIÇI
Jordan Hall, New England Conservatory,
PËRMES NJË BASHKËBISEDIMI
AM:- Nga gjithë sa kjo ndodhi sonte edhe pyetja ime e ndjej se do të jetë e improvizuar. E kam të vështirë të përcaktoj se kush ishte organizatori dhe se sa shpirt i dhatë kësaj shfaqjeje. Rradhën sipas dëshirës (?).
Genc Tukiçi: – Sonte ishte një natë shumë e veçantë. Shumë emocionale. Çdo gja është me shumë.
Disa muaj më përpara, Roberta më kontaktoi për të bërë këtë koncert me Invën dhe kauza që Roberta me mjekët me organizatën që kanë është shumë humane, shumë njerëzore. Dhe kjo është një diçka që unë e ndaj përditë në jetën time personale, por në botën ku jetojmë nuk e gjen këtë gja përditë. Dhe për mu ishte një gja e rrallë, që atë që unë aspiroj çdo ditë, ta gjej me njerëz të tjerë. dhe kjo ndarje emocionale, ky kontakt emocional, me këta njerëz, me publikun këtu në Boston është i jashtëzakonshëm dhe kështu duket bota ma e bukur, duket jeta ma e bukur dhe do të thoja s’ka sëmundje,. Fiton jeta mbi vdekjen në këto raste. Forca e dashnisë, forca e njeriut qenka shumë e madhe dhe kjo e provon në këto momente si këto sonte, kur çdo gja shkon në një tjetër dimension. Në dimensionin shpirtëror dhe në dimensionin e zemrës. Nuk do të rresht ta them dhe Inva ashtu, se çfarë fati kam që punoj me inva Mulën, që është interpretja dhe kangëtarja ma e madhe në botë, dhe dikush mund ta marrin për keq, por ne n’Shkodër themi le t’hedhen përpjetë,… po unë do ta them. Po sepse ajo ndan me publikun, ne ndajmë me publikun një forcë emocioni, një forcë shpirti të jashtëzakonshme dhe kjo të bën dhe jam gjithmonë fat-lum se sa herë që do të kem fatin të kem me Invën do ta them. Me Robertën jemi takuar më duket njëherë para disa vjetësh po s’njifeshim. Po me kontaktet që kemi ba me e-meil e kam ditë që nuk ishte një tjetër njeri, ishte Roberta që unë njifsha nga mënyra se si komunikon. Kjo është një njeri i veçantë… në fakt është një njeri normal që e jeton jetën dhe i don gjanat me shpirt, me zemër, por në botën ku jetojmë është një njeri i jashtëzakonshëm. Në botën e hipokrizisë, në botën e mediokritetit, në botën e luftës Roberta është një njeri i jashtëzakonshëm dhe unë jam gjithashtu fatlum që takoj njerëz si këta, që bëjnë muzikë për njerëz si ky publik, edhe them Zoti e shtoftë…të kemi raste të tjera.
Inva Mula: – jam më shumë se e lumtur për shumë arsye. Në rradhë të parë, kjo sallë e bukur sot ka shumë histori, vetë salla është përzgjedhur me shumë kujdes dhe unë e falenderoj Robertën në rradhë të parë për këtë,… d.m.th. diti të gjejë dhe akustikën e duhur, edhe klasin e duhur të një salle që të dukej edhe publiku bukur. Njerzit të vinin dhe të dëgjonin, të dinin të dëgjonin. Ne sot nuk dëgjojmë. Na na kanë mbytur zhurmat dhe kjo sallë ishte pikërisht nga ato salla ku duhet të dimë të dëgjojmë… Zëri vjen bukur, emocioni ndahet bukur. Kështu që fillova nga kjo gjë me që e kemi shumë të freskët dhe jam shumë sensibël në këtë gjë dhe ajo që thashë dhe në skenë që kjo organizata e juaj është e jashtëzakonshme, është një pikë shprese. Një pikë shprese në një botë të trazuar, në një botë indiferente. Ne kemi kaluar…, unë kam humbur nënën nga sëmundja e kancerit. Unë e di se sa e vështirë është,… unë kam qenë në Paris vetëm dhe nuk dija ku të përplasesha se nuk e gjeta një zë të tillë. Nuk e gjeta një kanal të tillë shprese. kështu që unë sot kam qenë shumë e emocionuar sepse më kthehej mbrapsht e gjithë historia ime personale, por sa histori të tilla ka (?). Kështu që juve ju jepni shpresë njerzve. Kjo është në ditët e sotme, është e jashtëzakonshme.
Është ajo që ka thënë Nënë Tereza: -“Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, edhe juve këtë mesazh e bëni. Bëni gjëra të vogla, por që janë shumë të mëdha në fakt. Pastaj muzika është ajo që të ngre peshë, është ajo që bashkon shpirtrat e njerzve. Dhe sot unë e mendoj që u arrit një emocion i tillë. Kishte momente magjike në sallë, ku salla bëhet një me skenën. Ku jemi në një valë energjie me njëri tjetrin dhe këto janë raste që nuk ndodhin në çdo koncert. Sonte e ndjeva një gjë të tillë. Për këtë jam shumë e lumtur. Repertori që ne zgjodhëm ishte një repertor që në rradhë të parë të nderonte artin e madh klasik, të nderonte këtë sallë të bukur të nderonte publikun shqiptar që me normal ka njerëz që duan repertorin klasik, por që të kishte një mision. Të kishte do të thoja atë që i gjithë programi të ishte shpirtëror. Prandaj u fillua me pak muzikë Vivaldi dhe Hendel, për të arritur me Puccini, dhe deri në këngët shqipe dhe që nuk kishte asnjë hendek, pasi është emocioni ai që e thur programin. Duket sikur të gjitha pjesët kanë dalë nga një burim. Dhe në fakt jam shumë e lumtur që arritëm të japim një emocion të tillë me një program të bukur. Falenderoj jo që t’i kthej batutën Gencit, por Genci nuk është pianist,…është orkestër, me ngjyra dhe me dimensione të mëdha. Kështu që jam edhe unë e lumtur që kemi këtë koncert dhe këtë bashkëpunim shumë të gjatë. Që e kanë pasur prindërit tanë dhe ne po e çojmë më tej. Faleminderit Roberta. Faleminderit të gjithë miqve dhe stafit që juve keni. Faleminderit për gjithëshka që juve bëni për jetën, gjithëshka që juve bëni për njerzit. Do të thoja për ta përmbyllur që të gjithë këtë që thashë, gjithë kjo përkthehet me një dashuri shumë të madhe.
AM:- N.q.s. do të më lejoni, kisha në krah njerëz që ndoshta lotuan, ose kishin një psherëtimë dhe ai moment që e kapët, Genci luante dhe diçka që shkrepi vetë. Juve e theksuat nga ana e juaj që ishte një eksperiencë ndryshe , ndatë të njëjtën energji me publikun, “Dua më shumë Shqipërinë” vërtetë që na emocionoi të tërëve.
Inva Mula: – Po. Ishte moment shumë i bukur, ishte një moment kur unë isha mbrapa dëgjoja sallën që këndonte me shpirt. Emocioni i madh ndodh kur gjërat bëhen vërtetë dhe të dalin nga shpirti, dalin spontane. Emocioni nuk do të bërtitura. Emocioni do sensibilitet.
AM:- A do të vijmë prap të këndojmë në këtë publik?
Inva Mula: – Asnjë herë nuk themi që do vijmë apo nuk do të vijmë, por e rëndësishme ishte fakti që sot ky koncert do të ngeli gjatë në memorien e publikut dhe në memorien tonë. Edhe kjo ka rëndësi për të gjithë ne. Sot mendoj që kanë dalë që të gjithë të kënaqur. Shikoja që edhe pas koncertit njerzit erdhën me shumë emocion dhe me lot në sy dhe janë shumë të lumturuar. Por dua të theksoj edhe një gjë duke qenë se ne jemi qytetar të botës dhe shëtisim shumë dhe kemi pasur dhe kemi kontakte të vazhdueshme me komunitetin shqiptar edhe me shumë komunitete të tjera. Komuniteti shqiptar në Boston, shumë special, është si vetë qyteti. I bukur, i pastër, i kulturuar, sqimatar, dhe kjo dallohet menjëherë. Dhe ardhja jonë këtë rradhë po ma përforcon këtë gjë. Dhe jo më kot këtu në Boston, njerzit e shquar shqiptar kanë ardhur, janë formuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre. Po a ka gjë më të bukur që në këtë konservator, ka mbaruar dhe Noli. Dhe ne një pjesë të emocionit sot e kemi,… emocioni është atje dhe energjitë këtu brenda janë. Dhe kjo ishte një gjë shumë e bukur. Kur ma tha Roberta unë u emocionova shumë. Shumë e bukur kjo ditë.
Roberta Panariti:-” … edhe unë prandaj e kisha një dëshirë shumë të madhe që juve të vinit dhe të performonit pikërisht në këtë sallë, kaq të veçantë dhe kaq të bukur dhe me një domethënie të madhe edhe për traditën dhe muzikën tonë shqiptare. Sikur është një vargëzim i asaj qe kemi nisur që prej vitit 1938. Ja ku jemi sot. Me këta artistë të mëdhenj dhe unë jam shumë e lumtur që erdhët dhe ndatë me ne. Emocione të fuqishme do të thoja unë. Kam qarë, kam qeshur dhe kam kënduar me ju. Ishte një natë e mrekullueshme për mua personalisht edhe për vetë publikun që na ndoqi me shumë pasion. Kënduan me shumë dashuri dhe juve na falët shumë dashuri. Të dy juve, edhe Genc edhe Inva. Ishit të mrekullueshëm. Nuk kam fjalë falenderimi unë nuk e gjej dot si t’ju falenderoj për këtë natë të mrekullueshme që do të mbetet në memorien e të gjithëve.