FEDERICO IARLORI dhe LEON TOLSTOI
Iarlori Otan Federico u lind në Ortona, të Abruzzes në vitin 1983. Pak besimtar, megjithatë ka studiuar në Universitetin Cattolica në Milanos. Pas diplomimit, u transferua përfundimisht në Paris, qyteti i ëndrrave të tij, ku gati katër vjet u end duke kërkuar punë.
***
20 nëntor 2010. Leon Tolstoi do të vdesë për të njëqindtën herë të jetës së tij. Të përsërisësh ritualin e vdekjes është një fat i ashpër që prek të gjithë të pavdekshmit. Dhe ai është njëri prej tyre. «Lufta dhe Paqja» apo «Ana Karenina» janë kryevepra aq të paharrueshme aqsa të kërkuara edhe deri sot, me të cilat të rinjtë nga e gjithë bota (dhe koordinatorja jonë editoriale) nuk kanë frikë të përballen.
Ne në cafebabel.com arritëm ta takonim, para se ai të merrte trenin e tij të fundit. Të njëqindtin tren të tij të fundit.

Takimi, në stacionin e Tulës, Rusi, 165 km në jug të Moskës. Është pothuajse mëngjes, dhe unë e pres tashmë prej disa orësh. Këtu, në vjeshtë, i ftohti është i pamëshirshëm si dhëmbëzit e një grabuje që të shqyejnë brinjët. Për një çast, unë mendoj se kjo ishte një ide e çmendur dhe desha t’ua mbath këmbëve. Pastaj, dëgjoj një zë të thellë, të këputur nga gulçima: «të largohem! Duhet të largohem!». Është ai. I mbështjellë me një mantel leshi të rëndë, rrudhat që zhduken në mjekrën e tij të gjatë e të bardhë. Një njeri i lodhur, i dobët, i mpakur. Por me sytë plot shpresë. Ai mendonte se treni ekspres për në Krime do të ishte tashmë aty, por për fatin tim nuk ishte kështu. «Pse gjithë ky nxitim ?», e pyes me droje. «Për shkak të gruas sime, Sofjes … po ti ç’kërkon të dish për të, ti je i ri, nuk je martuar akoma», më përgjigjet ai.«Ato mendojnë vetëm për para – vazhdon ai, – janë të gjithë të obsesionuar pas lekëve, ajo … dhe fëmijët e mi! Nuk dyshoj se, ata do të ishin të gatshëm të më vrisnin për testamentin tim … të largohem! Duhet të largohem.»
LEV, GRATE, SHOQËRIA.

Leon Tolstoi me gruan e tij Sonjan dhe një nga bijtë
Mendova menjëherë se ai nuk kishte marrëdhënie të mirë me seksin delikat. «E di ti kush është protagonistja e «Sonatës së Krojzërit?», më pyet duke psherëtirë. “Po – iu përgjigja unë, – është Vasja Pozdnyshev, njeriu që duke qenë pre e xhelozisë, vret brutalisht gruan e tij». Dhe ai: «Do të dish më shumë? Unë jam ai Vasja. Jam unë vrasësi i gruas sime». «Çfarë?», ia bëra unë. «Mirë, ta zemë që do të kisha dashur të isha unë ai. Ti nuk e di se sa herë kam dëshiruar ta bëj… ta thashë, grave u interesojnë vetëm të hollat». Isha konfuz. Mendoj për trembëdhjetë fëmijët që pati nga gruaja e tij. Pastaj unë vazhdoj: «Keni menduar për gruan tuaj edhe duke shkruar romanin ”Anna Karenina”?». «Po, por në këtë roman nuk është ajo problemi, por janë të gjithë të tjerët, oh, të gjithë të tjerët nuk janë pak… Aty edh vrasësësi i vërtetë është shoqëria. Hipokrite, materialiste … ata e vranë atë! Siç e sheh, djalosh, unë nuk shfajësoj askënd». Është një univers cinik dhe oportunist, ai i Levit i cili më kujton aq shumë atë aktualin Si ai që rrethon trupin e Ivan Iliçit të mjerë, protagonist i ri i një prej tregimeve të tij. Vdiq nga një goditje të thjeshtë në brinjë dhe u nënçmua në lëngatat e tij, ngjan sikur vdiq një herë të dytë, copëtuar nga Hinat- e të afërmit të cilët duket se nuk presin tjetër veçse vdekjen e tij. «Ç’kuadër i zymtë!», përfundoi.
GUERRA E PACE

«Por ai, Ivan IlyiçI, ai më në fund e pa dritën, vdiq duke thënë, “ç’gëzim!”», më thotë, gati si të mundte të lexonte mendimet në mendjen time. “Edhe për mua, së shpejti do të ndodhë e njëjta gjë. Dhe ti nuk e di se çfarë është lehtësimi. Unë e kam parë ferrin me sytë e mi, shumë herë. Kur isha njëzet vjeç, nuk mendoja veçse për festat dhe për lojërat … pastaj dy njerëz më kanë shpëtuar: Turgenievi, që riparoi vesin tim të lojës duke më dhënë të holla, dhe Rusoi i cili riparoi shpirtin tim, duke më treguar rrugën e drejtë me shkrimet e tij». Dhe pastaj, lufta. «Kjo ndodhi kur unë isha në fushë, në Sebastopol, kur isha në fijen e perit në mes të jetës dhe vdekjes, kur mendova të heq qafe veset e mia. Fillova të ëndërroj për një shoqëri të mirë dhe të drejtë, të ndiqja pastërtinë e jetës sipas natyrës». Deri sa u bë edhe vegjetarian. “Nuk duroja më vuajtjen, as edhe atë të kafshëve. U bëra vegjetarian, lashë çdo gjë. Nuk më interesonin më luksi objektet që më rrethonin».«Me pak fjalë, një ekologjist ante-litteram», kështu mund ta përcaktoj unë atë. «Nuk e di ç’mendon ti. Një gjë është e sigurt. Gruas sime nuk i pëlqejnë ambientalistët … me të gjërat precipituan. Asaj dukshëm i pëlqen shumë mishi». Si protagonistëve të romaneve të tij, gjithmonë të përkushtuar për të zhytur dhëmbët e tyre në libacionet e shijshëme.

Leon Tolstoi në studion e tij dy vjet para vdekjes së tij
«Në të kundërtën, ju shkuat nga në te naforat e shenjta», them unë. «Shikoje si të duash. Fakti është se Kisha nuk i vlerësoi idetë e mia. Qeshi i çkishëruar dhe i kërcënuar për t’u mbyllur në një manastir … por për fat tashmë unë isha mjaft i famshëm … here pas here kjo vlen». E pyes se ç’revolucionare kishte në mendimet e tij. «Nuk e di – më përgjigjet: – mbase fakti se ishte vetëm mendimi i im. Shkrimet e Shenjta kristiane i bashkova me tekstet budiste dhe Taoiste me ato filozofike … dhe kjo natyrisht nuk i pëlqeu fesë zyrtare …. »
Nuk ka më kohë. Treni arriti. «Tani më fal … por më në fund po shkoj të marr jetën që dua, larg nga çdo gjë dhe nga të gjithë», më thotë ai. Lev ngjitet në vagonin e klasës së tretë pa as edhe një bagazh të vetëm. Me të është vetëm mjeku i besuar , miku Makovitskij. Pas pak edhe mjeku për të do të ishte i kotë. E dija se udhëtimi i tij do të ndalej para kohe në stacionin Astapovo, dhe se një masë e njerëzve do ta rrethonin trupin e tij, butësisht të rraskapitur. E dinte dhe ai. «Bon viaggio, maestro», i them, ndërsa treni e merr atë përsëri me vdekjen ose me jetën «e tij» të vërtet.
Përgatiti dhe përktheu : Faslli Haliti
Komentet