Zonjat që burrat admirojnë, kam dëgjuar për to,
Do të rrënqetheshin nga një fjalë e ligë çfarëdo.
Qiriu i tyre një dritë të vetme do të japë;
Ato më mirë qëndrojnë në shtëpi përnatë.
Ato nuk rrinë deri në tre pa gjumë në sy,
As poezi erotike nuk lexojnë kurrsesi.
Të ndoturën s’e pranojnë kurrë,
As nuk njohin ato një uverturë.
Tkurren ato nga pluhura dhe nga ngjyra…
Deri tash, s’kam pasur asnjë ankesë prej tyre.
Komentet