Jozefina Topalli ka zhvilluar takim me shqiptarë në Venecia.
Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se vota e diasporës nuk është thjesht një mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha, por një lidhje që e bën çdo shqiptar të ndjejë se zëri i tij ka fuqi, kudo që të jetë.
Topalli ka shtuar se diaspora shqiptare është një pjesë e pandashme e kombit, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe kulturor për vendin.
Postimi:
Të dashur bashkatdhetarë, motra e vëllezër,
Është një ndjesi e veçantë të jem sot mes jush, në këtë qytet të bukur ku shumë prej jush keni ndërtuar jetën tuaj, larg Shqipërisë, por asnjëherë larg rrënjëve dhe dashurisë për atdheun. Kur ju shikoj këtu, nuk shoh vetëm bashkatdhetarë – shoh histori sakrificash, suksesi dhe një lidhje të pathyeshme me tokën tonë amtare.
Kam dëgjuar shpesh nga njerëz të diasporës një fjali që tingëllon njësoj, qoftë në Venecia, New York, apo Londër: “Shqipëria është gjithmonë në zemrën tonë.”
Por a nuk është e vërtetë që kjo zemër nganjëherë ndien mall dhe dhimbje? Dhimbje për ato rrugë ku jemi rritur, për shtëpitë e dikurshme, për njerëzit që lamë pas. Ju jeni larguar për një jetë më të mirë, për t’i ofruar familjeve tuaja mundësi dhe siguri që, për fat të keq, nuk mund t’i gjeni në Shqipëri.
Megjithatë, kudo që keni shkuar, ju keni qenë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Sa herë që dëgjoj për shqiptarë si ju që kanë ndërtuar biznese, kanë ngritur karriera të shkëlqyera, apo kanë dërguar ndihma për familjet në vendlindje, më mbush zemra me krenari. Kengetare, instrumentist apo qindra shqiptarë të tjerë, që shërbejnë si mjekë, inxhinierë, artistë, janë dëshmi e asaj që mund të arrijmë kudo.
Por ndonjëherë, suksesi juaj përzihet me një lloj pasigurie, një pyetje që vazhdon të na ndjekë të gjithëve: A do të mundemi ndonjëherë të bëjmë Shqipërinë të tillë që askush të mos ndihet i detyruar të largohet? A do të vijë dita kur ju do të ndiheni njëlloj të sigurt, ekonomikisht dhe politikisht, në vendin tuaj?
Diaspora shqiptare është një pjesë e pandashme e kombit, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe kulturor për vendin.
Votimi i diasporës nuk është thjesht një mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha; është një lidhje që e bën çdo shqiptar të ndjejë se zëri i tij ka fuqi, kudo që të jete.
Shqiptarët jashtë atdheut tani kane mundësinë të ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet politike , me ndryshimin e qeverise dhe zhvillimin e Shqipërisë.
Kur emigrantët përfshihen në procesin zgjedhor, politika fillon të marrë më shumë parasysh problematikat dhe mundësitë e diasporës, duke përfshirë kontributet ekonomike që ata sjellin. Shumë prej tyre kanë eksperienca të vyera, ide dhe mjete për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Një votë e dhënë me zgjuarsi nga diaspora mund të mbështesë politika që krijojnë terrene të mira për investime dhe zhvillim ekonomik
Më lejoni ta mbyll me këto fjalë: Shqipëria ka nevojë për ju – jo vetëm për remitancat tuaja, jo vetëm për kontributin tuaj kulturor, por për mendjen, shpirtin dhe përkushtimin tuaj. Bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, një atdhe që meriton krenarinë e secilit shqiptar, kudo që të ndodhet.
Ekonomikisht, vota e emigrantëve nuk është thjesht një e drejtë, por edhe një mundësi e artë për të ndihmuar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Shqipërisë. Kjo e drejtë mund të sjellë jo vetëm ndikim politik, por edhe një angazhim të thelluar ekonomik që shkon përtej remitancave, duke përfshirë investime, dije dhe energji të reja për zhvillim të qëndrueshëm.
Ju falënderoj nga zemra dhe jam e sigurt që së bashku mund ta realizojmë këtë ëndërr të madhe.
Faleminderit!
bw
Një meritë e madhe për ju e nderuar kolege, që jeni shprehur realisht , cdo situate apo gjendje të përjetuar në emigracion , pa ndryshuar asnjë pikë apo presje nga ato çka na rrethojnë ….
Uroj që kjo intervistë apo këto fjalë të bien në veshin e dikujt që mundësojnë lehtësimin e kësaj nisme fisnike dhe patriotike , duke mos e lënë në dëshirën e individëve patriotë , por si detyrë e një shteti për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e tij edhe në Diasporë.
Ju falënderoj edhe ju zj.Nexhmije për interesin dhe shkrimin publikisht , duke ju uruar vazhdim të mbarë !
Respekte dhe mirënjohje!
Kolegia juaj , Kristiana Veliu , Patra , Greqi !
E dashur Kristina,
Është kënaqësi për mua, por edhe respekt, qe t’i them pak fjalë për figurat e shquara mësueset/it punëtorë të palodhur të dijes sidomos ju në Greqi qe mbani mësimin shqip krejtesisht falas. Puna juaj pedagogjike është e ndriteshme dhe rrezatuese për ne dhe për ata që do të vijnë, njëkohësisht fryti i përpjekjeve të mësuesve të shquar është historia e arsimit dhe shkrimit shqip jashtë atdheut.
Përqafime nga Nexhmija- Zvicër.
Zonja të nderuara, që më jeni dhe po aq të dashura!
Fillimisht, të falem nderit, ty Nexhmije, që për mua je jo vetëm për të ngrënë mësuese e atyre fëmijëve emigrantë, por edhe pedagoge për ne mesuesit e Diasporës. Të falënderoj për intervistën me kolegen time, me shoqen time, Almën. Se cila është ajo, e ka shpalosur bukur e me vërtetësi, në bisedën me ju. Ndihem me fat, që jam pjesë e këtyre mësueseve, sepse ke se çfarë mëson, por kupton edhe më mirë vlerat e punës sonë.
Alma e dashur, të uroj suksese në vazhdim!
Zonja të nderuara, që më jeni dhe po aq të dashura!
Fillimisht, të falem nderit, ty Nexhmije, që për mua je jo vetëm një mësuese e atyre fëmijëve emigrantë, por edhe pedagoge për ne mesuesit e Diasporës. Të falënderoj për intervistën me kolegen time, me shoqen time, Almën. Se cila është ajo, e ka shpalosur bukur e me vërtetësi, në bisedën me ju. Ndihem me fat, që jam pjesë e këtyre mësueseve, sepse ke se çfarë mëson, por kupton edhe më mirë vlerat e punës sonë.
Alma e dashur, të uroj suksese në vazhdim!