Neka Doko: “…sot u mundova të sillja nja dy arti-fakts, dmth dokumentacion nga dora e parë e Bibliotekës Noliane për projektin e Usterit ku këtu përpara kam një fotografi të vjetër dhe interesante të cilën siç e shikoni është e dëmtuar dhe e pa riparuar dhe unë do të punoj në këtë drejtim sepse është historike dhe tregon për Shkollën Shqipe të Shën Marisë të Usterit që daton vitin shkollor 1926-1927 e krijuar nga drejtori dhe mësuesi Petraq Kolonja”.
Pra vetëm një fotografi jep shumë nga vlera e bashkësisë shqiptaro-amerikane. Mbledhja e tyre, rrëfimet e jetës si burime gojore nga vetë njerzit dhe më tej paraqitja në mjediset e muzeut do të jenë sigurisht pjesë e bukur dhe interesnte e historisë së shqiptarëve të Usterit në SHBA.
Neka Doko:- “Jam Neka Doko, vij nga Biblioteka Noliane e dhe jam partnere në Projektin Historik të Shqiptarëve të Usterit dhe e mirëpritëm ftesën që në fillim nga Greg dhe Frankli dhe kam filluar bashkëpunimin para 6-7 muajve dhe kemi dhënë gjithë të dhënat nga kërkimi arkivor nga dokumentacioni që kemi në Kishë (Kisha e Shën Gjergjit Boston), sidomos në Bibliotekën Noliane dhe Qendrën Kulturore dhe nisur nga mbledhja e sotme si e para zyrtare ku u bë një takim njohës me njëri-tjetrin në grupin e punës sot unë solla nja dy arti-fakts, dmth dokumentacion nga dora e parë e Bibliotekës Noliane për projektin e Usterit ku këtu përpara kam një fotografi të vjetër dhe interesante të cilën siç e shikoni është e dëmtuar dhe e pa riparuar dhe unë do të punoj në këtë drejtim sepse është historike dhe tregon për Shkollën Shqipe të Shën Marisë të Usterit që daton vitin shkollor 1926-1927 e krijuar nga drejtori dhe mësuesi Petraq Kolonja këtë emër ma tha të plotë At Artur Liolin. Këta janë nxënësit e grumbulluar të vitit 1926-1927 dhe u bëra shumë kurioze në se kjo do të të pëfaqësonte vitin e parë të Shkollës Shqipe të krijuar në Uster, por nuk jam e sigurt. Ne vetë jemi nxënës dhe mësojmë çdo ditë, por e kam prezantuar tani me të dhënat që kam., me ato që ka dhënë fotografia shënimet në të si dhe me ato ë unë po marr ende nga At Artur Liolini dhe nga njerëz të atij brezi që lidhen me Usterin. Ai është i lidhur sepse ka nënën nga Usteri dhe do ta bëjë të plotë këtë koleksion dhe do ta vendosim në këtë pasqyrim dixhital dhe kjo do të sjellë lidhjen e Bibliotekës Noliane, Katedrales së Shën Gjergjit dhe Kishës së Usterit “Shën Marisë”.
AM:- Ne vërejmë një bashkëpunim në këtë grup me përpjekjen e grumbullimit të materialeve të këtij qyteti si dhe të pjesës bostoniane të shqiptarëve. Si e shihni ju prurjen e një dokumentacioni që vjen nga familjet shqiptare dhe vlerën e kësaj pasurie që shtohet nga shqiptarët të vendosur këtu gati një shekull e gjysëm më parë?
Neka Doko:- “Di të them se kudo shqiptarët këtu në Uster apo në Boston kanë nga një bibliotekë të vogël në shtëpinë e tyre. Këtë e di sepse në Bibliotekën Noliane kur njoftohemi për dikë që largohet nga kjo jetë familjarët sjellin gjithshka nga ajo që është lënë amanet. Pra si e shoh unë këtë (?), për mua është një lidhje organike midis Bostonit si kryeqyteti i parë i shqiptarëve emigrantë i njohur zyrtarisht dhe Usterit që do ta quaja si edhe qyteti i parë pasi këtu u vendosën shqiptarët e ardhur nga Korça të cilët donin të vendoseshin në një vendbanim urban dhe pasi Bostonin nuk mund ta përballonin dot në ato fillime, nuk mund ta paguanin dot qendën e Bostonit prandaj erdhën në Uster ku ishin komoditetet si puna afër shtëpisë etj dhe kjo bëri që të krijohej një bashkësi me veçori qytetase. (unikalitet urban). Unë e vlerësoj shumë që Bibliotekën Noliane, pra Bostoni jep pjesën e vet më të mirë akademike që është e bazuar në dokumenta dhe kërkime të dorës së parë të dhëna nga vetë njerzit në bibliotekën tonë”.
AM:- Ju patë që në dixhitalizimin e dokumentacionit është përfshirë dhe puna e lavdërueshme e grupit të studentëve të Institutit Politeknik të Usterit (WPI), pra si e shihni juve këtë shkrirje brezash të bashkëpunimit për këtë qytet?
Neka Doko:- Për mua nuk është e çuditshme sepse në Boston p.sh. studentë nga Universitetet e Harvardit, MIT herë pas here studentët interesohen kur ne kemi ndonjë ngjarje në bashkësi dhe kur fola me studentët e Usterit njohja ime ishte gati familjare, pra ata ishin po aq të interesuar sa edhe studentët e Harvardit dhe MIT për projektet që kemi bërë dhe mua mu duk ideja më e mirë. Ata ishin tepër të fokusuar , specializuar dhe miqësor në komunikimin me mua dhe grupin e punës. Pra si një punë e përbashkët…. Patjetër, … Midis brezave ka qënë gjithmonë kjo lidhje siç doli edhe këtu kur foli Koni, pra si lidhje e shqiptarëve të hershëm dhe të brezit tim të viteve 90-të. Pra këtu ka qënë gjithnjë një lidhje edhe pse ishte ajo ura e thyer politikisht, … prap lidhja ka qënë midis brezave dhe ajo do të vazhdojë pasi mbetet dhe vlera më e madhe që ka komuniteti ynë shqiptaro-amerikan. Kemi shumë për të prurë, ky ishte vetëm një rast dhe ju falenderoj për inervistën.
Ishte nje suprize e vertete dhe nderi i vecante per biblioteken noliane te ndante me ju Z. Murraj disa pervojezime interesante ate dite pas takimit. E vleresoj spontanitetin dhe thellesine e pyetjeve te drejtuara per reagimin e ndersjellte disa caste vetem para se te lija godinen ne nje dite do thosha te pamundur per te ardhur ne mes te stuhise nga Bostoni ne Uster.
Ju pergezoj per punen profesionale, me pasion dhe perkushtim per prezantimin sakte numerik te punes deri ne ate takim ne nivelin e deritanishem te projektit per historikun e komunitetit shqiptar te Usterit.
Mirepres materialet tuaja per biblioteken noliane dhe arkiven kerkimore numerike qe permendet ne kembimin e fundit.
Aforizma
Sa shpejtë jemi tjetërsuar,secili në udhët e jetës pikë e pesë…!
Sa të politizuar që jemi:Kjo është partia ime,ky është mëngjesi dhe interesi im…!
Përditë po e hamë bukën e b . . .
Frymë reagimi
Profesori me gradë shkencore(dr)nga Kërçova:Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni gjuhën angleze…!
Para do kohe,erdhi në Çikago, profesore i shtyer . . .
Lajmërim: Sado degë të rreme të krijohen nga “perandori”, do të vijë momenti kur asnjëra prej tyre nuk do të njihet, pasi ato janë në shkelje të plotë me Kanunoren e vitit 1926, s . . .
Koncert nga AMA- Sa të mrekullueshëm!
Ja çfarë shkruan maestro Afrim Shabani:
“Ka njerëz që nuk janë thjesht dëshmitarë të kohës së tyre, por gurë themeli të kujtesës kombëta . . .
Biblioteka dhe arkivi personal i Arshi Pipës në Muzeun e qytetit të Shkodrës
VOA Pëllumb Sulo
Profesori shqiptaro-amerikan Arshi Pipa në vitin 1996, para se të ndahej nga je . . .
Shumë nga ata që nuk kanë parë asnjë ditë të jetës internimin apo burgun, sot dalin si “ish të përndjekur politikë” aktorë të vërtetë.
Ndërkohë, ata që vërtet vuajtën interrnimin e bur . . .
‘Thinking Machines Lab’ është një startup i ri dhe premtues në fushën e inteligjencës artificiale, i themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ish-Drejtoreshë e Teknologjisë në OpenAI. . . .
Për shkak të skenarëve shfarosës,denigrues,të dhunës dhe të projektit për tokën pa shqiptar në Kosovë,regjimi i Serbisë e hapi portën për shpërngulje në tokën e largët të Anadollit n . . .
Sot festojmë me krenari një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë – shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë është simbol i sakrificës, qëndresës dhe aspi . . .
Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull në krah të çështjes kombëtare ,me një zë të fuqishëm para administratës amerikane në Washington,në kërkim të lirisë dhe pavarësisë s . . .
Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u d . . .
On January 19, 2025, at the Allendale Steakhouse in Allendale, NJ, owned by the Veseli brothers, the Albanian American Civic League Board held its first meeting in 2025, where they di . . .
Ishte nje suprize e vertete dhe nderi i vecante per biblioteken noliane te ndante me ju Z. Murraj disa pervojezime interesante ate dite pas takimit. E vleresoj spontanitetin dhe thellesine e pyetjeve te drejtuara per reagimin e ndersjellte disa caste vetem para se te lija godinen ne nje dite do thosha te pamundur per te ardhur ne mes te stuhise nga Bostoni ne Uster.
Ju pergezoj per punen profesionale, me pasion dhe perkushtim per prezantimin sakte numerik te punes deri ne ate takim ne nivelin e deritanishem te projektit per historikun e komunitetit shqiptar te Usterit.
Mirepres materialet tuaja per biblioteken noliane dhe arkiven kerkimore numerike qe permendet ne kembimin e fundit.
Mbaresi e suksese ne vazhdim,