Ekskluzivisht për revistën “ILIRIA“ për botuesen Shenida Bilalli ai flet për rrënjët dhe pasardhësit e tij, pa u ngarkuar me madhështinë e fitimit të titullit të mundshëm „Princ“, të cilin e trashëgon sipas procedurës mbretërore si pasardhës.
Për shumë vite, Loris Skenderbeu punon si gazetar dhe studiues historik për t’ju shpjeguar italianëve se sa i madh dhe domethënës ishte heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai kumton se sa të rëndësishme ishin qendrimet dhe betejat e tij për historinë, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Italinë dhe gjithë Evropën në mbrojtje të krishtërimit.
ILIRIA: Cila është lidhja e juaj e gjakut me emrin e Skënderbeut dhe cili brez jeni ju?
Loris Skanderbegh : Unë jam pasardhësi direkt i familjes së Gjergj Kastriot Skenderbeut, brezi 15-të, mashkull i parë i lindur në vazhdimësi të familjes Skenderbeg. Kam dy vëllezër dhe dy kushërinj në të njëjtën linjë të Kastriotëve dhe dy djem, Giorgio dhe Giulio. Pra, pasardhësit vazhdojnë te egzisojnë !
ILIRIA : Në cilën periudhë parardhësit tuaj janë vendosur në Itali? Ku banoni dhe a vazhdoni akoma të ruani traditën, kulturën dhe gjuhën?
Loris Skanderbegh: Me ftesë të Ferdinandit të Aragonës, Mbretit të Mbretërisë së Napolit, djali i Gjergjit Gjoni, erdhi në Itali me nënën e tij Donikën. Së pari Gjoni u vendos në gadishullin e Garganos, si Zoti i feudeve të Monte Sant’Angelo dhe San Giovanni Rotondo (tani në provincën e Foggia, rajoni Puglia). Pas disa vitesh, ai lëvizi me familjen dhe rrethin e tij në rajonin e Salentos, në pjesën jugore të Puglia (në provincën aktuale të Leçes) si Count of Soleto dhe Duka i San Pietro në Galatina (Galatina moderne).
Që nga ajo kohë, familja ime jeton në provincën e Leçes. Unë jetoj në Foggia (pjesa veriore e Pulias) sepse babai im Giorgio u martua me Adelaide, e cila jetonte në Foggia. Në Puglia kemi tre bashkësi arbëreshe: në San Marzano di San Giuseppe – (provinca e Taranto) Shën Marcani Arbëreshë, dhe Chieuti-Qefti dhe Casalvecchio di Puglia-Kazallveçi (në provincën e Foggia). Por ka edhe shumë qytete arbëreshe në të gjithë Italinë e Jugut. Shumica e tyre janë në rajonin e Kalabrisë.
ILIRIA: Shpesh flitet në popullsinë serbe për versionin e origjinës sllave të nënës së Skënderbeut, Vojsavës. Cila është origjina saj?
Loris Skanderbegh : Ky është vetëm një interpretim lokalmodernist. Historia nuk është bërë nga fakte që mbajnë besimin e secilit dokument por nga versione. Ajo bazohet në ekzaminimin paqësor, të paanshëm të burimeve dokumentare, për t’iu qasur sa më shumë së vërtetës. Dimë që Gjergji ishte shqiptar, dokumentet e raportojnë këtë, sepse ai e përkufizoi veten si shqiptar. Republika e Venecias në shumë nga veprat e saj institucionale shkruajti se ai ishte një Princ shqiptar, kështu që kjo tregon që Gjergji dhe familja e tij ishin shqiptarë. Fakti që nëna e Skenderbeut, Vojsava Tribalda ishte vajza e princit të Pologut, një fisnik ortofoks, nuk do të thotë që befas një familje shqiptare bëhet serbe!! Pra, cili është problemi nëse nëna e Gjergjit kishte origjinë ortodokse? Familjet fisnike, në lashtësi, ndërtonin aleanca përmes martesave midis anëtarëve të tyre, veçanërisht për të mbrojtur përparësitë e ndërsjellta territoriale dhe ekonomike. Mbreti Bourbon i Napolit u martua me vajzat e Perandorëve Austriakë, por për këtë, djemtë e tyre nuk u përkufizuan “austriakë”!
Unë mendoj se ky është vetëm një problem i rremë, i krijuar nga nacionalistët që duan të përvetësojnë figurën e një heroi të madh evropian si Skënderbeu (dhe mbi të gjitha shqiptar) për t’i dhënë më shumë prestigj komunitetit të tyre etnik, duke detyruar faktin antik historik sipas koncepteve moderne. Kjo nuk ka kuptim! Jo gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën mund të interpretohet sipas mendimeve te tashme.
Duhet të “vishni” mentalitetin e lashtë për të gjykuar siç duhet faktet e lashta!
ILIRIA: Sa dhe si punoni ju si gazetar dhe pasardhës i Skënderbeut për mbajtjen “gjallë” të emrit e veprës së tij?
Loris Skanderbegh : Punoj shumë, si gazetar dhe si studiues historik, për t’ju shpjeguar italianëve se sa i madh ishte Gjergj Kastrioti, sa të rëndësishme ishin bëmat e tij për historinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Italisë dhe të gjithë Evropës, dhe sa e rëndësishme ishte historia e Shqipërisë. Unë udhëtoj në gjithë Italinë dhe mbaj ligjërata në lidhje me këto çështje. Gjithashtu shpesh vizitoj arbëreshët dhe komunitetet e emigrantëve shqiptarë në Itali dhe jashtë saj, për t’i bindur ata të ruajnë trashëgiminë e origjinës së tyre dhe krenarinë e të pasurit një historie kaq të madhe. Shqipëria ka qenë themel për historinë e Evropës, por ky fakt është injoruar gjerësisht për shumë kohë. Unë shkoj shpesh në Shqipëri, të jetoj rrënjët e mia dhe të jap një provë të gjallë të ekzistencës së familjes sime. Kam dëgjuar njerëz të cilët shprehen se ne jemi zhdukur por – si një fakt – ne jemi akoma “të gjallë dhe egzistojmë”.
ILIRIA: Sa mbështetje e kontribut jep shteti amë, Shqipëria, për emrin dhe rolin historik të Skënderbeut ?
Loris Skanderbegh : Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të përhapur dhe për të promovuar figurën e Skënderbeut, si një referencë simbolike për madhështinë e historisë shqiptare dhe për rëndësinë që kishte Shqipëria në zhvillimin e historisë evropiane. Bërja me dije se Shqipëria nuk ka qënë gjithmonë një vend që ka mundur të vendosë vetë për egzistencën e saj, sepse kombe të tjerë kanë vendosur për të, duhet të jetë një detyrë precize e autoriteteve politike dhe kulturore shqiptare. Për shembull, unë mendoj se duhet të ishte bërë më shumë në vitin 2018, kur u shpall “Viti i Skënderbeut”, për të folur për këtë protagonistë të historisë, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.
ILIRIA: Çfarë mendoni për bashkëpunimin e shqiptarëve në Diasporë?
Loris Skanderbegh: Jo aq sa duhet. Për shembull, unë u kërkova autoriteteve të më jepnin një rol zyrtar, të mbaja kontakte me institucionet italiane për të qenë i dobishëm në lidhje me njohjen e Shqipërisë dhe Skënderbeut, sepse unë njoh shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë në Itali. Por kurrë nuk më është dhënë një përgjigje zyrtare për këtë nga Shqipëria. Për fat të mirë, si gazetar, kam përgjigje të mira nga autoritetet italiane, por mendoj se mbështetja e shtetit Shqiptar për përpjekjet e mia do të kishte një kuptim të rëndësishëm simbolik.
ILIRIA: Jeni i mendimit që kemi bërë mjaft për njohjen në botë të personalitetit të heroit tonë kombëtar?
Loris Skanderbegh: Diçka është bërë, por mund të bëhej akoma më shumë. Tendencat e Kryeministrit Rama kanë qenë të mira për të themeluar një Ministri të Diasporës dhe për të promovuar takimin vjetor të Diasporës Shqiptare. Me të vërtetë e vlerësova dhe e vlerësoj punën e ministrit e Diasporës shqiptare Z. Pandeli Majko. Më duhet të vlerësoj edhe punën e shkëlqyer të bërë në këto vite nga Ambasadorët Shqiptarë në Itali (Llesh Kola, Neritan Ceka dhe Anila Bitri) dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në zbatimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis shtetit amë, diasporës shqiptare dhe arbëreshëve në Itali. Supozoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në shtete te tjera qe kanë pakica kombëtare. Diçka më shumë dhe më mirë mund të bëhet gjithmonë, por unë mendoj se qeveria shqiptare ka plane dhe qëllime të mira për këtë çështje.
(Intervista është huazuar nga ILIRIA)
bitly.com How to create a shortened URL.
Free URL shortener to create the perfect short URLs for your business.