Intervistë e Kryetarit të ri të LAPSH Avokat Liburn Mehmetaj tek RTK
Liburn Mehmetaj ka lindur më 1991 në Prishtinë dhe është rritur e shkolluar në Zvicër. Prindërit e tij, Nexhmije dhe Nezir Mehmetaj, kanë ushtruar veprimtari 30-vjeçare në shkollën shqipe në kantonin Jura si dhe në nivel qendror në Zvicër.
Liburn Mehmetaj ushtron profesionin e avokatit që nga viti 2016 në Gjenevë dhe ka diplomuar në bachelor dhe master në Universitetin e Friburgut, si dhe ka përfunduar një master të dytë në Universitetin e Los Angeles-it (UCLA) me bursë të shtetit amerikan (Fulbright). Liburni është rritur në frymën e LAPSH-it, në përbërje nga “trekëndëshi pedagogjik” (nxënës, prind, dhe mësues), së pari si nxënës i shkollës shqipe, si djalë i mësueses së gjuhës shqipe në kantonin Jura, dhe tash si prind i një nxënëseje të shkollës shqipe në Gjenevë.
Në vitin 2018 LAPSH-i në Gjenevë ishte në gjendje kritike dhe Liburn Mehmetaj i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga kryetari i atëhershëm. Liburni fillimisht pranoi të vazhdonte në cilësinë e sekretarit dhe pastaj kryetarit. Ai vazhdoi me reforma të ndryshme që janë treguar të suksesshme (rritje e numrit të nxënësve, digjitalizim i administratës, regjistrim i nxënësve përmes internetit, komunikim në rrjete sociale, faturim dhe kontabilitet të automatizuar, zhvillim i një aplikacioni mobil, ku mësimdhënësit mbajnë ditar elektronik, kanë listat e nxënësve për secilën klasë në mënyrë qendrore, kanë qasje automatike në kontaktet e prindërve më pak se 1 minutë pas regjistrimit, dhe i vejnë notat në fund të vitit në këtë aplikacion).
Për më tej Voal.ch ju fton që të ndiqni intervistën e Liburn Mehmetajt tek RTK.
IZTOK TORY 1947–2025
Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe regjisorit të mirënjohur slloven Iztok Tory, Shoqata BISHZ në Solothurn të Zvicrës i shpreh ngushëllimet më të sinqert . . .
Në vitin 1996, në kulmin e represionit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, kur Universiteti ishte mbyllur për studentët shqiptarë dhe vendi ndodhej nën trysninë e shtypjes sistematike, . . .
Hizdri Halit Gubetini lindi më 8 prill të vitit 1977 në Polenicë, paralagje e Podujevës, e njohur sot si Podujeva e Re. Qysh në fëmijëri, ëndrrat e tij nuk kishin kufij – ai nuk shiht . . .
Me një përvojë të gjatë në politikën lokale dhe një angazhim të palëkundur për drejtësi sociale, zonja,Blerina Kastrati, më 23 mars të këtij muaj kandidon, për Këshillin Komunal të Ca . . .
Foto: Tek Ura e Gurit
Jemi këtu pas shumë vjetësh. Natyrshëm ndjenja e mallit dhe ndjenja e kureshtjes janë të pandashme. Janë këto dy ndjenja të ndryshme nga kolegët tanë të APES, me . . .
Xhaka mungon, Blondel, Gartenmann dhe Schmidt thirren për mbrojtje
VOAL- Ka disa surpriza në thirrjen e parë të vitit të Murat Yakin për miqësoret që kombëtarja do të luajë kundër Irlan . . .
Më 23 mars të këtij viti, në 45 komuna të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, do të mbahen zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për të gjithë ne. Nëpërmjet votës son . . .
Prof. Astrit Leka dhe Abas Fejzullahu, veteran i Arsimit në Kosovë dhe Mërgatë.
Sot, pasdite në ambientet e “Chapelle des Rois” të lagjes Planipalais të Gjenevës, është organizuar cer . . .
Festa e gruas e cila kremtohet me 8 mars dhe shënohet vetëm pak ditë para fillimit kalendaror të pranverës, na ritroket për çdo vit, në kujtesën tonë, për ti nderuar me respekt e bërë . . .
Dje, më 6 mars 2025 në ambientet e Universitetit të Gjenevës, në sallën HALL D’UNIMAIL, është hapur ekspozita e veçantë fotografike me titullin “Gratë në rrugën e lirisë”, një ngjarje . . .
Komentet