TIRANE- Në një kohë kur vijojnë debatet për kushtet në kampin e Tepelenës, vjen një rrëfim i pazakontë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24”. I mbijetuari nga ky kamp, Simon Mirakaj në një ballafaqim me të shkuarën flet për jetën në atë ‘strehë’, moshën kur u dërgua atje bashkë me nënën dhe vëllain dhe vuajtjet që ka kaluar atje.
Mirakaj rrëfen se mësuesi e kishte pyetur nëse e donte babanë e tij dhe ai ishte përgjigjur me sinqeritetin e një fëmije se ‘po’.
Por siç duket përgjigja e tij nuk i kishte pëlqyer mësuesit, e cila e kishte rrahur për orë të tëra, derisa në kthimin nga shkolla për në kamp, atij i kishte rënë të fikët. ‘BalkanWeb’ zbardh intervistën e plotë të Mirakës.
INTERVISTA
Nuk është e thjeshtë ti rikthehesh këtyre kujtimeve. Dua ta shohim historinë tuaj në një këndvështrim të veçantë. Sa vjeç ishit kur u internuar dhe sa ishit kur mbërritët në kamp?
Kam shku 2 javësh. Jemi internu në 1945. Fillimisht jemi sistemu në kalanë e Beratit. Në 1949 na hoqën nga Berati dhe na sistemuan në ‘Toran’, na vendosën në stane bagëtish. Brenda 24 orëve kanë vdekur 30 fëmijë nga mungesa e ushqimit dhe mungesa e higjienës. Kjo situatë alarmoi ministrinë e Brendshme, dhe atëherë na hoqën nga kampi Toranit dhe na vendosën në kampin e Tepelenës. Në kampin e Tepelenës kam ndenjur nga mosha 4 vjeçare deri në moshën 8-vjeçare. Fëmija i regjistron ngjarjet dhe i mban mend të gjitha. Fëmijët janë engjëj dhe këta engjëj ishin të rrethuar me tela. E dhimbshme ishte për nanat të rritnin fëmijët mes telave. Kampi i Tepelenës ishte i përbërë nga pleq, plaka, fëmijë”
E kuptonit çfarë po ndodhte dhe kur e kuptuat? E kam kuptuar në klasë të I. Na u dha mundësia të shkojmë në shkollë, por e kishim të vështirë të ngjisnim kodrën për të vajtur në shkollë, se nuk ushqeheshim. Pasi mbaroi mësimi në klasë të parë, mësuesi më ndali dhe më tha ‘A e do babain’? Po e dua i thashë. Nxirre dorën më tha. E nxora dorën dhe me tehun e vizores më godiste në dorë. Ai më thoshte thuaj që nuk e dua babain dhe unë i thosha e dua. Kjo rrahje vazhdoi për orë të tëra. Kur mësuesi më liroi, rrugës për të shku në kamp mua më ra të fikët dhemë kanë mbajtur motra me vëllain. Jam ba prind vonë dhe vonë e kam kuptu ndjesinë prindërore.
Cili është kujtimi juaj që u mundon? Cili është mesazhi?
Këto ngjarje janë rrëfime që shkaktojnë emocione të forta, jo që të japim sadifaksion apo të maresh rolin e heroit. Rrëfimet tona kanë një rëndësi për mua, pasi përcjellin një mesazh. Mesazhi është që të dëgjohet dhe kjo histori mos të përsëritet më. Është e domosdoshme që të njohim të kaluarën që mos të përsëritet më kjo histori. Fëmijët tanë duhet të kenë një të ardhme më të sigurt. Nëse nuk e njohim sëmundjen, nuk mund ta kurojmë.
Flasim për errësirën në kampin e Tepelenës… Ne ishim vendosur nëpër kazerma që kishin përdorur italianët. Një kazermë m und të ishte e gjatë 50-60 metra dhe brenda saj kishte 500-600 veta. Krevatet ishin marinarë dhe jo të ndarë. Fillonte dhe mbaronte afër fundit të murit. Gjatë natës, aty natë ishte gjithmonë, nuk ishte ditë nga dhimbja. Edhe sot kur i kthehem atyre faqeve të historisë, më duket sikur dëgjoj ato britma; o nënë dua bukë. Racioni ishte 400 gr për njeri. Por gjendjen më të rëndë e bënte sepse oborri ishte i minuar nga predhat që ranë mes luftës italo-greke. Të shtunat dhe të dielat që ktheheshim nga shkolla, mbasdite ose ditëve shkonim të mblidhnim predhat. Mirëpo ka pasur edhe tragjedi me këto predha, pasi nënat e shkreta mundoheshin të mbanin higjienën. Ka pasur edhe dizenteri. Kur vinin mjekët nga Himara, vinin me frikë se mos i favorizonte të internuarit me raport. Nga kjo punë e rëndë, nga mungesa e ushqimit, disa vajza kalonin në urë pasarelë, të hidheshin nga ura dhe t’i jepnin fund jetës. Këtë bisedë e dëgjon një vajzë më e madhe, iu flet këtyre më të voglave dhe ato e shmangën këtë tragjedi.
Ju e dini se ka debat për numrin e fëmijëve të vdekur në këtë kamp… Duke qenë se ka kaluar shumë kohë, ne të mbijetuarit siç jam edhe unë, ka diskutime që thonë se kanë vdekur 300-400 fëmijë. Por janë vdekje brenda telave, e ke marrë nga fëmija padrejtësisht.
Çfarë kujtimesh keni me disa fëmijë që janë torturuar aty? Ishin dy fëmijë rreth 7 vjeç në kamp, ata kalojnë telat barkas për të marrë ndonjë gorricë apo manaferrë. Ata duket se kishin gjetur diçka. I pa policia dhe i kapi. I lidhi për shtylle të dy fëmijët dhe i mbajti gjithë natën deri në mëngjes. Ata qanin të dy, pasi i vendosën afër çezmës. Ata bërtisnin me të madhe; o nënë po na hajnë shtrigat. Ndërkohë një nënë tjetër që i humbi fëmija në kamp, s’kishte arkivol ku ta fuste. Nëna ime shqepi djepin tim. Vdekje ka dhe do të ketë, por kur vdekjet janë të imponuara.
Një faqe gazete ishte hapësira që ju takonte për të fjetur… Po ishte e vërtetë. Në atë hapësirë ashtu ishte. Skishte mundësi që të rrotulloheshe shumë
Në çfarë ore ju bëhej apeli? Nuk kishte rregull. Puna ishte se si të torturonin. Apeli nuk kishte orar të caktuar. Një gruaje i kishin vdekur dy fëmijët. Por kishte raste që vdisnin dy të moshuar. Dhe kryefamiljari nuk tregonte se donte të merrte racione buke. Ai e mbante aty sa të merrte racionin më pas denonconte. Gruas i kishin vdekur dy fëmijët. Ajo duhet të zbriste bashkë me ta. I thotë kësaj gruas; ku i ke fëmijët? Ajo i shprehet; i kam në gjumë. Kur zbulohen ata, sheh që dy fëmijët ishin të vdekur.
A keni pyetur ndonjë prej policëve të kampit se pse silleshin ashtu? A i keni pyetur ju sot? Kam pyetur dhe se di se si ka mundësi që njeriu mund të ketë kënaqësi kur sheh fëmijë duke vuajtur. Them se ata nuk kanë gjë të përbashkët me njeriun përveç paraqitjes fizike. Ska mundësi. Janë njerëz që duhet t’ju bëhet AND para se t’ju japësh një pozicion.
Jeni në dijeni të debatit për kampin e Tepelenës….Flitet për një dokument ku fëmijët shkonin në shkollë… Po i kam dëgjuar. Fakti është se ne fëmijëve na u dha mundësi për të shkuar në shkollë. Merrnim pak frymë jashtë atyre telave. Kur ngjiteshim kodrës kishte edhe njerëz me bonsens, ose të jepnin një copë bukë. E tmerrshme ishte kur shihje në kamp atë varg njerëzish që merrnin ushqim.
Si silleshin mësuesit…të gjithë keq… Jo të gjithë. Madje dhe nxënësit e tjerë ishin të varfër. Kishte dhe disa që ndihmonin, e ndanin bukën. Kishte dhimbje. Kishte njerëz që gjoja aty dhe e jepnin falas.
Mungesa e ushqimit siç duket ishte strategji e komunizmit për t’ju dënuar…si ishte një ditë e fëmijëve në kamp? Këto ishin familje të pasura, të mesme, tregtaresh dhe ishin marrë në mënyrë më të dhunshme nga shtëpitë. Dhe u ndodhën në kamp me racion, pa ushqim fare. Në Berat ishte pa ushqim. Në Tepelenë vunë kazanë që ishin përdorur për benzinë dhe naftë në kohën e Italisë. Kur vinin groshë dhe makarona dhe lëngu dilte i zi. Edhe atë e hanim.
Çfarë mendonit si fëmijë që ishit? Vuajtjet e kanë pasur nënat më shumë, se ato nuk hanin dhe ua jepnin fëmijëve. Në kampin e Tepelenës më mirë ishte pjesa e jugut, pasi u vinin familjarët. Por pjesa e veriut nuk kishte mundësi.
Çfarë bënte nëna juaj?
Përveç lotëve nuk kishte ça të jepte. Na mbante me shpresa. Na thoshte; do iki nëna në furrë. Ne afroheshim afër telave se mos na jepte dikush diçka. E mbaj mend në atë periudhë që ishte korrik, shpresonim mos na hidhnin lëkurat. Por dhe ato i pastronin dhe më pas i hidhnin si qeni. Ne nisëm të hanim ça të gjenim. Mbaj mend një person që erdhi nga Tepelena, nga jashtë telave dhe shiste hallvë. Një malësor nga brenda telave e sheh dhe thotë që dua të ble hallvë. Polici e lë. “Po ti ha unë hallvat, do mi japësh falas”, i thotë malësori, po i thotë shitësi. Pasi ai hëngri 100 hallva, shitësi i dha dhe 20 të tjera. Dhe të gjithë brenda kampit i thoshin mos pi ujë. Dhe atij i ngeli emri Ndue Hallva.
U sëmurët ju në kamp? Jo nuk u sëmura. Fatmirësisht jo. Nëna falënderoi zotin që nuk i vdiq asnjë fëmijë.
Do veçonit ndonjë rast pikant të humbjes së ndonjë fëmije?
Të gjitha humbjet e fëmijëve janë raste të dhimbshme, pasi ishin të pafajshëm. Veç se faji i tyre ishte se ishin kundër diktaturës.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet