Në foto: z.Bojaxhi duke formuar me duar simbolin e kurabies
I dashur Shef Edi.
Ti mbrëmë ishe në takim me Qifin dhe Tan Leprin gjithë natën dhe e humbe rastin të ndiqje intervistën e Gjergj Bojaxhiut. Po ta nis të zbardhur që të verifikosh dhe vetë çdo detaj.
Jam i mahnitur nga virgjëria e Gjergjit Shef.
Më poshtë e gjen intervistën e plotë:
*************
Përshëndetje z.Bojaxhi mirëseerdhët në garsonieren e kryeministrit Edi Rama. Mos jeni pak ngushtë këtu?
Ë, jojo, jam mësuar unë me jetë modeste, kur gjësdisja Himalajet në një çadër lecke qëndroja. Ishte më ngushtë se këtu.
Madje mund të them pa frikë se garsonierja juaj me pak arredim mund të krijojë dhe një kënd për të mbajtur nja dy tre dhi alpine.
z.Bojaxhi jo për tu treguar i paedukatë, por dua ta nis me një pyetje që po na qmend pz.
Prokuroria dhe disa media thonë se ju nuk jeni i virgjër.
Ndërkohë që kur vishni këtë këmishën e bardhë ju dukeni tepër i virgjër. Si qëndron e vërteta?
Unë e ftoj prokurorinë që të bëj të gjitha verifikimet mbi virgjërinë time dhe të mos spekulojë me diçka tepër intime si virgjëria.
Në këtë moment unë nuk di të them me siguri nëse jam i virgjër ose jo, por dua të garantoj të gjithë shqiptarët e ndershëm se unë nuk jam shtatzënë. Nuk jam me barrë. Për këtë kam dhe prova të pakontestueshme.
Më lejoni të bëj pak skeptikun dhe me lejen e kryeministrit. Çfarë provash keni ju zotëri?
E para njëherë nëse do isha me barrë s’do mund ta fusja brenda xhinseve këmishën e bardhë por do e mbaja lëshuar që të mos binte në sy barku i fryrë.
Por dhe nëse nuk i besoni syve, mund t’iu them se para ca ditësh Altini më çoi në laborator ku bëra dhe analizat e shtatzanisë.
Më falni por këtu skepticizmi im po tërbohet fare. Kush është Altini?
Altini është një çun i çiltër që dikur e kam pasur ortak tek firma ime ‘Petrol-Himena’. Më pas Altini duke dashur të respektonte krushqinë time, hapi krahun kur u afrua vjehrra ime dhe i la vendin asaj duke ja shitur aksionet e veta.
Pastaj Altini shkoi të punonte për një tjetër biznesmene të virgjër që quhet Vilma Nushi dhe u bë administrator i një kompanie të Vilmës që merret me analizat e çiçit.
Altini më ftoi dhe shkova bëra testin; dhe testi tregon qartësisht se unë nuk jam shtatzënë.
Pra të gjitha sa fliten për shtatzaninë tuaj janë sajesa?
Pikërisht. Janë sajesa të ulëta që bëhen nga e njëjta klasë politike që mendon se çdo individ që ka ndejtur pranë tyre duhet të jetë se s’bën me barrë.
Por këta ose janë injorantë ose bëjnë sikur nuk kuptojnë, se të gjithë e dimë shumë mirë që kur përdor kontraceptiv nuk mbetesh me barrë.
Interesante shumë kjo e kontraceptivit z.Bojaxhi. Ma hoqe petllën pz. Por a keni përdorur kontraceptiv dhe kur themeluat atë kompaninë e famshme Petrol-Himena?
Për këtë që më pyesni ju unë dua të sqaroj diçka. Kontraceptivin njeriu s’ka pse e përdor vend e pavend se dihet se për çfarë duhet përdorur.
Dhe në rastin e kësaj firme nuk kishte pse të përdorej sepse nuk pati asnjë kontakt që të lë me barrë, por u krijua thjesht një situatë romantike mes disa aksionarëve.
Po i kthehem sërish skepticizmit tim ekstrem z.Bojaxhi, çfarë është ky romanticizëm? Ma shpjegoni dhe mua.
Unë nga natyra jam shumë romantik, më pëlqen të eci anës detit dhe të meditoj. Një ditë duke ecur anës detit, një nga ata biznesmenët e naftës që e kisha takuar shpesh kur isha zv/ministër më dalloi dhe më dha të njohur.
Edhe ai anës detit po ecte, sepse ka biznesin aty pranë. Sa më pa, më tha:
“O Gjergji po si je? A më mban mend? Ke firmosur ato letrat e mia kur ishe zv/ministër?”.
Aty e bëra lidhjen dhe i thashë që nuk doja t’i kthehesha atyre viteve dhe i kërkova të më linte të qetë në shëtitjen time romantike dhe medituese. Por ai këmbënguli dhe më tha që kishte një ofertë që mund ta kënaqte dëshirën time për të bredhur anës detit.
“Hajde futu ortak dhe bëhu administrator i kompanisë time Petrol-Himena se këtu në Vlorë e kemi bazën dhe do kënaqesh anës detit o romantik i pandreqshëm”, – më tha.
Më pëlqeu oferta dhe pranova, por çdo gjë e bëra për hir të romantizmit që më karakterizon dhe për asgjë tjetër. Nëse prokuroria do më kishte pyetur do ja kisha thënë këto detaje siç po t’i them ty, por ata nuk erdhën të më pyesnin por më lanë të bridhja anës detit pa më njoftuar.
z.Bojaxhi po pse bëhen këto sulme ndaj jush? Kush e ka zili virgjërinë tuaj?
Ju e dini shumë mirë që jetojmë në kohë të shpuara dhe është shumë e vështirë të gjesh dikë të virgjër dhe unë mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse më luftojnë.
Po ju jeni i virgjër apo jo? Ma ndani këtë punë. Jeni apo jo?
Siç ju shpjegova më lartë, e rëndësishme është që nuk jam shtatzënë.
A jam i virgjër? Nuk e di, unë them se jam i virgjër, por unë jam dhe qytetar model por dhe besimtar i devotshëm; prandaj nuk e përjashtoj që ndonjë ditë të jem zhvirgjëruar nga fryma e shenjtë pa e kuptuar as vetë.
Pra mund të themi pa frikë se virgjëria është pasuria juaj e vërtetë?
Për mua virgjëria është e shenjtë, kaq mund t’iu them për momentin.
*************
Kjo ishte intervista Shef. U habita, pz pz. Kam filluar të dyshoj dhe për Xhesika Ndojin tani, se po më duket dhe ajo e virgjër pas kësaj interviste.
Të puth me stil virgjëreshe Shef, i joti Endri Transparenti.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet