Petrit Mazrekaj ka mposhtur serbin Mihajlo Fincur në mes të Serbisë. Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme pak ditë më parë në Beograd. Mazrekaj shënoi fitoren qysh në raundin e parë, duke i dhënë një goditje fatale serbit, duke lënë pa frymë edhe shikuesit serbë që ishin të pranishëm. Në këtë rrëfim për “Summer Pages” tregon se si ishte kjo ndeshje në mes të Serbisë.
Boksieri tregon se publiku nuk e mirëpriti dhe situata u rëndua teksa e fitoi këtë ndeshje. Sportisti kosovar tregon se nuk ka leksion më të mirë për shkjaun, ashtu si ai i quan serbët, sesa ta mundësh në shtëpinë e vet. Ndasinë mes dy shteteve e ka ndjerë edhe ai në boks, megjithatë tregon se mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të ketë kurrë miqësi…
Riktheheni me një tjetër fitore, këtë herë në zemër të Serbisë; si ishte për ju kjo eksperiencë?
Kjo fitore është padyshim mbi të tjerat që kam pasur deri më sot. Më ka dhënë më shumë mësim dhe zemër për këtë sport.
Para ndeshjes kishit deklaruar se do ta mundit kundërshtarin; çfarë jua krijoi këtë bindje?
Kjo bindje m’u krijua realisht para ndeshjes. Arsyeja e parë është se kundërshtari ishte një shkja i Serbisë, dhe ne si shqiptarë kurrë nuk do ta lejojmë shkjaun të na torturojë, dhe e them këtë fjalë nga zemra.
Si u ndje Petriti teksa boksonte në Serbi?
Petriti u ndje krenar që mundi një serb në mes të Beogradit.
Si ju pritën serbët, a patët probleme për faktin se jeni shqiptar?
Po pati shumë problem në ring, me publikun, po deshi fati ua ktheva ashtu si duhej, me fitore.
Si u ndje publiku serb kur pa se një shqiptar po u mundte boksierin e tyre në shtëpi?
Mund t’ju them se ranë në një gjendje shumë të keqe.
Edhe më herët keni mundur një tjetër boksier serb; a quheni tashmë “armik” i boksierëve serbë?
Nuk e di si më quajnë mua, por Enida Himaj unë personalisht jam gati gjithmonë në mes të Beogradit të boksoj.
Ka probleme Shqipëria dhe Serbia edhe në sportin e boksit?
Natyrisht, Serbia është armiku ynë, edhe pse s’ka çfarë të na bëjë.
I ka parë Petriti lokalet në Serbi që ofrojnë pije falas për çdo gol që pëson Shqipëria në Evropian; si jeni ndjerë?
S’kam dijeni për këtë punë.
Vetë ju si sportist, mendoni se sporti duhet t’i tejkalojë këto pengesa?
Mendoj se po. Sporti duhet t’i lërë pas ndasitë e tjera dhe më vjen keq që nuk është kështu.
Keni miq serbë?
Nuk kam miq serbë dhe nuk mendoj se do të kem ndonjëherë një mik nga Serbia.
Si ka nisur karriera juaj në boks?
Një shok i imi më mori në stërvitje që në moshën 14 vjeç. Prej atij mua m’u bë pjesë e jetës sime, më hyri në gjak. Kam vendosur të mos heq dorë kurrë, derisa të kem fuqi. Qëllimi im është që të bëj krenarë të gjithë komunën e Deçanit, nga dhe ku është origjina ime.
Mendoni se Shqipëria i shpërblen si duhet sportistët e tyre, emrat që na përfaqësojnë denjësisht nëpër botë?
Mendoj se po. Të gjithë sportistët shqiptarë kanë marrë vlerësimin e merituar nga vendi ynë, dhe jam shumë i lumtur për këtë.
Komentet