Për brenda 24 orëve fama e tij u rikthye në atë majë që dikur e kishte lënë si model.
Tash si një jurist por që rikthehet si model vetëm kur bëhen fjalë miliona, djaloshi nga Kosova rrëfen eksperiencën e xhirimeve të projektit të fundit të këngëtares Enca Haxhia.
Kush është Pali dhe si e bëri ajo për vete, flet më shumë modeli në një interviste për suplementin, Panorama plus.
Ka kohë që meresh me modelizëm, kush është kulmi i karierës tënde?
Në fakt disa vite më parë jam marrë me modeling dhe ka qenë një eksperiencë disa vjecare karieren e vertetë unë e kam në profesionin tim si jurist.
Si është jeta dhe puna e një modeli në Kosovë?
Jeta e një modeli në Kosovë nuk është si jeta e modelëve në Europë dhe më tej. Është një jetë normale, por me angazhime që duhet të shkosh në fitnes të bësh photoshooting reklama të ndryshme mbrëmje organizative dhe kjo është puna dhe jeta e tij pasi nuk ka hapësira për më shumë.
A ia vlenë të meresh me këtë profesion atje?
Jo nuk ia vlenë prandaj dhe unë i jam fokusuar më shumë karrierës sime si jurist.
Në Shqipëri ke qenë gati i panjohur si personazh, pse mendon se të zgjodhi Enca?
Na kontaktoi një mik i joni i përbashkët dhe kështu lindi bashkëpunimi me Encën.
Ka qenë mendon fiziku yt i bukur si shkas që ajo të vendos për ty?
Përvec fizikut pjesa më e rëndësishme ishte loja që unë duhet të bëja në klip ndaj ajo nuk donte thjeshtë një model por një aktor model. Kjo ka qenë arsyeja kryesore.
E ke pasur siklet gjatë xhirimeve për shkak të provokimeve nga këngëtarja?
Enca është një profesioniste e vërtetë po ashtu edhe unë kështu që puna ishte pika kryesore dhe nuk mendohej asgjë tjetër. Në siklet jam ndier vetëm pasi kisha torten në fytyrë kjo ka qenë pjesa më e sikletshme.
Si e komenton ti projektin e saj të fundit?
Një sukses i rradhës sic ajo i ka të sigurta tani dhe ndihem mirë që edhe unë jam pjesë e këtij suksesi.
Ka qenë i kushtueshëm?
Nuk e di se sa, por di që projektet e saj janë mirë të menduara dhe gjithmonë me risi të ndryshme kështu qe lë vend për t’u menduar vetë.
Sa dhe cfarë ke përfituar ti nga ky projekt?
Mendoj njohja më e madhe që më është bërë nga projekti edhe në Shqipëri dhe kudo ku e ndjekin klipin plus më rikthehu në tv pas disa vitesh dhe mendoj ka qenë përzgjedhja më e mirë për t’u shfaqur përsëri.
Kush është Pal Nushi që publiku të të njeh më mirë?
Pal Nushi është një jurist. Bëhet edhe një model vetëm kur ka të bëj puna për miliona (qesh).
Klipi po i afrohet 2 milionshit, ke lexuar komente të shumta, je prekur në ndonjë rast?
Po e shoh ecurinë e madhe të klikimeve të klipit dhe e dëgjoj kudo shkoj dhe komenti që të gjithë më bëjnë dhe ky është edhe më i bukuri që më thonë “dreqi i Encës”.
Je në lidhje apo beqar?
Beqar.
Do doje të kesh në krah një femër si Enca?
Pse jo.
Cka nëse ajo do të propozonte ty?
Natyra e propozimit gjithmonë e marrin hapin meshkujt por nëse do e merrte ajo hapin sigurisht që po.
Po ti ke tentuar t’i afrohesh dhe ta bësh për veti?
Kohën kur jemi takuar kemi folur vetëm për punë dhe nuk ka patur vend për gjëra të tjera.
Komentet