Analisti dhe publicisti Fatos Lubonja ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën ne ‘News24’, ku është diskutuar për çështjet me më shumë impakt për këtë javë.
Një nga temat e diskutimit në studio ishte lirimi nga Gjykata e Apelit për ish- kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha si dhe garancia që dha kreu i bashkisë Durres, Vangjush Dako për ta punësuar në bashki.
Lubonja u shpreh se lirimi i Lul Berishës është një skandal i integruar, një akt që sipas tij tregon fuqinë e krimit në Shqipëri. I pyetur se kush janë fajtorët kryesorë për lirimin e tij, Lubonja tha se gjykatësit janë pjesë e një sistemi të korruptuar.
Gjyqësori ka liruar pak ditë më parë Lulzim Berishën, cili është qëndrimi juaj?
Unë e shoh këtë si një skandal, por sic thoshte Pazolini si skandali i integruar. Cdo me thënë skandal i integruar? Kur skandalet bëhen pjesë e integruar e shoqërisë, futen jio diçka që nuk e pranon se ndonjëherë ka kontradiskion fjala skandal do të thotë më revolton diçka sikur e shtyn tej se nuk është e jona, ndërkohë që kur them skandal i integruar në mënyrë figurative dua të them që s’është më skandal, se këto skandale janë bërë pjesë e jetës sonë.
Nuk duhet parë cështja Lul Berisha që lirohet më vete si skandal por duhet parë si pjesë e skandalit të madh të krimit që ka kapur politikën, drejtësinë, që sundon në këtë vend aq sa sot mund të flitet për një regjim të krimit nëse mund ta përdor këtë fjalë.
Fajtor gjykatësit e Apelit apo cështja shkon shumë vite më parë kur gjykata i ndryshoi vendimin?
Unë mendoj që padyshim cështja është sic e thashë, edhe nga ana e politikës, e lidhur e gjitha. Domethene gjykatësit janë pjesë e një sistemi të korruptuar që punon në Shqipëri duke u pasuruar në mënyrë të paligjshme përmes korruptimit të tyre nga krimi vecanërisht se krimi ka paratë.
Por nuk duhet t’i shohim gjykatësit vetëm, pra sikur këtu kemi një drejtësi që e paguan krimi dhe nuk kemi politikanë që i paguan krimi, që s’kemi politikanë që e përdorin krimin për qëllimet e tyre. Unë i shikoj sëbashku dhe kam prirjen ta mendoj këtë cështje se është paraja në fund fare e cila korrupton.
Dhe mendoj që krimi në Shqipëri që ka bërë para në forma të paligjshme, kap gjykatësit, politikën, mediat, ka kapur gjithë pushtetet ne Shqipëri në mënyrë të përshkallëzuar ndër vite. Pra varësia ndaj ekonomisë së krimit është bërë gjithnjë e më e madhe e gjithë shoqërisë dhe e politkës. Politika i pdëror dhe kështu duhet parë gjëja.
Duke u përqëndruar te gjykatësit janë korruptuar nga Lul Berisdha apo thjesht i janë nënshtruar presioneve nga një individi..?
Unë e mendoj përvec kësaj 3 hallka, jo 2 hallka, njëra hallkë është korruptuar, padyshim që kanë marë para se pa para nuk e bëjnë, presioni pastaj duhet parë cik me, por ka presion se krimi është i fuqishëm, kur mendon se nga vjen fuqia e krimit atëherë duhet të kemi parasysh se personazhi nuk është u palidhur me politikën, pra presioni s’është thjesht një presion që vjen nga nëntoka e krimit dhe kërcënon gjykatësit që mund t’u iki jeta nëse nuk më lironi, se ky është forma që mendohet krimi që bën presion në botën ku ka demokraci dhe një farë konsdolidimi të shtetit të së drejtës.
Këtu presioni është më i dukshëm, në kuptimin që ai Vangjush Dako që doli atje dhe tha e njoh Lulzim Berishen si sportist, si biznesmen, si qytetar i Durrësit dhe s’tha që e njof si kriminel që ka vrarë 5 apo 7 veta, është padyshiom pjesë e atij presioni që kanë gjykatësit për një njeri.
Letra e Vangjush Dakos ndikoi në lirimin me kusht?
S’mendoj që është thjesht letra, mendoj që ata që janë aty në Durrës e dinë mirë cilat janë lidhjet, ne nuk i dimë duhet të hetojë prokuroria, por lidhjet që ka pas Vangjush Dako e të tjerë përpara me këtë njeri, lidhje që janë padyshim lidhje korruptimi, lidhje zgjedhjesh elektorale, mos harrojmë personazhi është i njohur, ne bëmë një emision para dy ditësh ku doli dhe fakti që ku njeri në kohën e parë të Berishës ka rrahur Servet Pëllumbin, domethene ky problemi i të fortëve që lidhen me politikën për t’u bërë mburojë e politikës është problem shumë i madh i shoqërisë sonë.
Fakti që ky zotëria ka rrahur Servet Pëllumbin domethene tregon që ka qenë më afër dhe ka qenë një njeri që është përdorur nga politika. Kur krimi me forcën që ka të ofrohet dhe ti bashkëpunon me të, atëherë shteti është në rrezik. Dhe fatkeqësisht kjo është një provë skandaloze që shteti është gjithnjë dhe më i kapur nga krimi.
A është kjo një provë që duhet të nisë menjëherë vetingu?
Nëse gjënë do e shikojmë si pretendon PS ta shikojë, sikur gjithë e keqja na vjen nga drejtësia ndërkohë që ne jemi të pastër, mund të mendohet që kjo është zgjidhja.
Vetingu duhet sa më parë të aprovohet thjesht për të hequr një alibi lufte politike.
Nuk mendoj kurrsesi se do kemi një veting të ndershëm dhe një drjetësi të ndershme në një vend ku krimi ka kapur cdo qelizë të shoqërisë dhe aq më tepër strukturat e politkës dhe gjithë pushteteve në Shqipëri.
E kam thënë që të pretendosh të bësh një drejtësi të pavarur që vërtet të japë drejtësi, nga një situatë e tillë ku jetojmë ne, ku krimi ka kapur shtetin, ku vetë politikanët s’i dallon më a janë kriminel apo janë politikanë, sepse edhe ata janë nuk bëhet fjalë vetëm për vrasjet, se edhe vjedhjet janë krim, është njësosj si nga një vresht komplet i kalbur të pretendosh të bësh verë të mirë. Duhet tjetër qasje për të ndërtuar shtetin e të drejtës dhe shtetin e partive banda që kemi ne.
Aktorët politikë sipas jush janë të rëndësishëm, pamë zotin Basha që pas tij kishte deputetët e grupit parlametnar që kanë kërkuar dorëheqjen e zotit Dako, nga ana tjetër s;kemi një PD që i drejtohet prokurorisë për lirimin e Lulzim Berishës, si e shinni këtë ndërkohë që kjo e fundit ka nisur një hetim.
PD bën politikë më shumë, dhe i intereson të godasi një politikan të mazhorancës dhe në këtë debat që bëhet për vetingun apo drejtësimë e kapur, a mundet të na garantojnë kjo mazhorancë vërtet një drejtësi të pavarur në një kohë që vepron në mënyrë të tillë ndaj kriminelëve, kur ka në krye njerëz të tillë, ka të drejtë të bëjë aksionin e vet politk, mungon qasja tjetër që është qasja e refleksionit për të kaluarën që është më i thellë.
Ishim me Bashkën para dy ditësh dhe unë mendoj që teza e tij mendoj që qëndron kush ka përgjegjësinë kryesore, jemi në këtë kapjen totale të shtetit nga krimi, nuk flasim vetëm për Lulzim Berishën, flasim për gjithë format e krimit, është politika më përgjegjëse apo është drejtësia? Është politika që ka krijuar këtë drejtësi të kapur të korruptuar që ka lejuar që e përdor atë, apo është mungesa e drejtësisë që na ka lejuar një politikë të tillë?
Është pak si veza pulën, pula vezën, ku do e përqendrojmë atë aksionin përmirësues?
Unë mbetem i mendimit që s’mundet me këto parti politike që kemi, pa një lëvizje politike që kërkon një tjetër klasë politike dhe që përgjegjësnë kryesore e shoh te politika, tek një lëvizje politike që mund të krijojë sigurinë që nesër mund të kemi një drejtësi të pavarur.
Ajo që bëhet sot për vetingun, është lufta për ta kapur drejtësinë nga mazhoranca ose për të ruajtur një lloj pandëshkushmërie nga opozita sepse frikësohet nga një drejtësi që mund të kapet e gjitha nga mazhoranca dhe do përdoret.
Por që të mnendosh që do kemi në këtë situatë politike, ekonomike, kriminale, një shoqëri civile dhe media të dobët, të dalin ca heronj gjyqtarë që do na rregullojnë shtetin e do vendosin shtetin e së drejtës, ky është një iluzion nga i cili duhet që të clirohemi sa me parë. Duhet bërë sa më parë vetingu për të kuptuar njerëzit që e gjitha ishte një iluzion, se do vazhojmë deri në zgjedhje që ju s’e doni, ne e duam….Ndërkohë që asnjë nuk e do drejtësinë nga këto palë që kemi.
Prokuroria që ka nisur hetim për procedurat e ndjekura për lirimin e Lulzim Berishës, farsë që ndodh me institucionet tona apo…?
Përtej kësaj që thashë që partitë politike janë banda, pyetja e dyte shtrohet si mund të kemi pak më shumë drejtësi? Sikur të kemi vetëm një mazhorancë që kontrollon drejtësinë apo një drejtësi që vepron nën ndikimin e partive banda si i kam quajtur, qe e meritojne ti quash.
Mendoj që midis prokurorisë dhe gjyqtarëve në një krahë, dhe politikës, mazhorancës që kërkon kontrollin e gjyqtarëve dhe policisë që është e qeverisë, ka një konflikt që lidhet me forcat e ndryshme politike që janë në konflikt me njëra tjetrën.
Nga kjo mund të kemi pak më shumë drejtësi se sa sikur edhe gjyqarë edhe policia të bëhet e gjitha e Edi Ramës dhe e Saimir Tahirit dhe e krimit që ka kapur vendin me ndihmën e tyre.
A është i ligjshëm lirimi i Lulzim Berishës me procedura që nga fillimi deri në fund ku ju falën edhe 5 vitet e mbetura?
Unë nuk jam as avokati as gjyqtari që njoh cështjen, se të japësh një mendim të tillë duhet të shohësh çështjen. Nëse akuzohet njeriu për 5 vrasje, ose 7, ose nuk quhen vrasje dhe atëherë del i pafajshëm, ose nëse je dënuar për 5 a 7 vrasje dhe vendimi të është dhënë ty se je ose ekzekutori ose mandatuesi për vrasjen e këtyre njerëzve, atëherë është skandal se nuk mund të flitet këtu a është i ligjshëm që një njeri që është dënuar për 5 a 7 vrasje nga burgim i përjetshëm i bëhet 25…këtu nuk hyjmë dot në detaje se nuk i dimë, por ai që është gjykatësi që ka dhënë vendimin i takon atij i pari të dali e të thotë se shiko unë e lirova se nuk qëndrojnë 7 vrasjet, t’i thotë publikut, dhe s’qëndrojnë 1,2,3,4, aktivitetet kriminale për të cilat ky është akuzuar.
S’ka sjellje të mirë në burg që mund të lirojë me kaq, kjo s’është cështje e sjelljes së mirë, kjo është cështje e korruptimit, e fuqisë së krimit.
Ka pasur edhe pretendime të tjera i diagnostifikuar i sëmurë rëndë…
S’mendoj që edhe sëmundja e rëndë e justifikon aq më tepër që në vendin tonë dhe sëmundjet e rënda falsifikohen.
Me sa më kujtohet edhe Toto Rina edhe te tjere me semundje te renda kanë vdekur në burg, s’janë liruar. Mendoj që kjo është thjesht cështje e fuqisë së krimit, është një skandal, shoqëria i ka përditë këto skandale.
Komentet