Ramiz Alia/ Ish-ambasadori i pare i SHBA ne Tirane, Kristofer Hill
Ish-ambasadori i parë amerikan në Tiranë, Christopher Hill, tha dje se udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri, Ramiz Alia, nuk arrinte të kuptonte se çfarë po ndodhte rreth tij dhe se çfarë veprimesh duhet të ndërmerrte.
I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Hill duke iu rikthyer viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, tha se SHBA-të as kanë ndikuar në burgosjen e Fatos Nanos dhe as kanë mbështetur Sali Berishën si individ apo PD-në si forcë politike.
Më lejoni t’u rikthehem takimeve që patët me politikanë në 1991 kur erdhët këtu dhe përshtypjen tuaj për Ramiz Alinë, dhe rolin e tij në ditët e fundit të komunizmit…
Nuk jam i sigurt nëse Ramiz Alia e kuptonte forcën historike rreth tij. Mendoj se pjesa e historisë në atë kohë tejkalonte aftësinë e tij për ta ndjekur. Mendoj se kishte një vështirësi të madhe ta kuptonte se çfarë po ndodhte. Puna ime ishte ta bëja të kuptonte atë që ne kuptuam nga ajo që ndodhte. Nuk jam i sigurt nëse Ramiz Alia ishte në lartësinë e duhur të sfidës për misionin historik të ndryshimit të Shqipërisë nga një nga vendet komuniste të botës, them një nga sepse kam qenë edhe në Korenë e Veriut në disa raste.
A ishte bashkëpunues Ramiz Alia me diplomacinë amerikane?
Mendoj se e kuptoi se duhet të përpiqej të punonte me SHBA-të, por nuk jam i sigurt nëse e kuptoi mesazhin dhe nuk jam i sigurt nëse e kuptoi se vendi nuk mund të ishte i njëjti siç ishte më parë. Mendoj se ishte e vështirë për të. Ai tashmë ka vdekur, mund të flasim se çfarë njeriu ishte ai. Alia ishte natyrisht me Enver Hoxhën, që nuk është një gjë e mirë për ta pasur në jetëshkrim. Problemi i vërtetë me të ishte se ai thjesht nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte rreth tij dhe mendoj se politikanët e mirë janë ata që kuptojnë se ku po na çon historia.
Ishte zgjedhja e tij, apo mendoni se nuk mund të përdorte forcën për të derdhur gjak në Shqipëri?
Liderë të tjerë mundohen të përdorin forcën dhe mendoj se kjo ishte një mundësi, natyrisht një mundësi e keqe, por ishte një mundësi reale në Shqipërinë e asaj kohe. Ishte një mundësi reale luftë civile. Ka shumë njerëz në vend që mendonin se sistemi që kishin, aq i keq sa ishte, ishte disi më i mirë sesa një i panjohur. Mendoj se kishte rrezik për dhunë dhe gjithashtu një rrezik për kolapsin e shtetit, ku të gjitha institucionet dështuan së funksionuari dhe kjo do të ishte një situatë dhune dhe shumë e rrezikshme. Mendoj se të paktën mund të themi se edhe pse regjimi komunist në 1991, të paktën e kuptoi rrezikun e kësaj. Problemi ishte se njerëz si Ramiz Alia nuk e kuptonin ritmin e zhvillimeve historike dhe, në njëfarë mënyre, ata i zuri nën vete ritmi i zhvillimeve historike.
Ambasador Hill, dua të përfitoj nga kjo intervistë dhe të diskutoj disa nga çështjet e ngritura këto 25 vjet për sa i përket rolit të diplomacisë amerikane në ato ditë. Për shembull ka një perceptim se ju keni mbështetur liderët e Partisë Demokratike. A është e vërtetë kjo?
SHBA-të kanë mbështetur proceset demokratike të suksesshme. Nuk ishte një proces i lehtë të thoshe se njerëzit që ishin përfshirë në qeverinë e Enver Hoxhës ishin njerëzit që do të udhëhiqnin demokracinë dhe lëvizjen demokratike.
Pra, SHBA-të ishin shumë të fokusuara në proceset demokratike, jo te kush fitonte, por te kush i vëzhgonte proceset demokratike. A e keni mbështetur liderë specifikë? Për shembull Berishën?
Jo, nuk kemi mbështetur liderë specifikë, ne kemi mbështetur politika specifike. Kemi mbështetur njerëz që ishin pro zgjedhjeve të lira, kemi mbështetur njerëz që kanë qenë në favor të institucioneve.
Kohë më pas, zgjedhjet dhe institucionet patën probleme. A vazhduat t’i mbështesnit ata politikanë?
Qëllimi i pyetjes suaj është nëse kemi zgjedhur njerëzit e duhur apo jo?…
Pak a shumë…
Nuk është e vërtetë. Ne kemi zgjedhur midis politikave të duhura dhe politikave të gabuara. Njerëzit që mbështesnin ngritjen e institucioneve dhe njerëzit që mbështesnin shtetin e së drejtës ishin njerëzit me të cilët kërkonim të punonim. Nuk mbështesim individë sepse nëse mbështet individë dhe më pas ata nuk bëjnë gjërat që janë të nevojshme, shkakton konfuzion të madh, pra ishim shumë të kujdesshëm të mos mbështesnim individë. Duhet të them se njerëzit që kishin dalë nga sistemi komunist ishin pjesë e sistemit komunist, kishin përfituar nga sistemi komunist dhe kërkonin të përfitonin nga sistemi demokratik, ata kërkonin shumë por ne punuam me ta që mbështetën institucionet demokratike.
Një tjetër çështje që gjatë viteve është perceptuar si e vërtetë, por do të doja përgjigjen tuaj për këtë. A kishit ju, dhe kur them ju nënkuptoj diplomacinë amerikane, ndonjë rol në burgosjen e Fatos Nanos?
Jo! Jo, zero! Zero. Nuk e di nga erdhi kjo.
A u konsultuan me ju kur e bënë këtë? E dinit?
Kurrë, kurrë. Nuk mendoj se as zoti Ryerson e dinte dhe nuk mendoj se ndonjë nga diplomatët tanë të jetë konsultuar ndonjëherë për këtë. Unë nuk isha në dijeni, zoti Ryerson nuk ishte, asnjë nga ne nuk ishte në dijeni. Kjo është një nga ato mitet shqiptare.
Në vitin 1991 mendonit se në 2016 Shqipëria do të ishte anëtare e BE-së?
Unë nuk mendoja se do të ishte aq afër sa është sot. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të jem optimist sepse me të vërtetë që më ka surprizuar për mirë. Ajo që dua të them është se çdokush mund të ketë interesa në politikë. Ne si SHBA kemi interesa politike. Çdokush është i lirë t’i ketë ato, por ka momente të caktuara kur duhet të jeni shumë seriozë, shumë të qetë dhe të kuptoni se duhet të bëheni bashkë për të arritur atë që doni. Shqipëria ka pasur një të kaluar, kur shumë herë ka qenë një vend i ndarë nga çdo vend tjetër. Nuk mendoj se është mirë për asnjë vend, veçanërisht për një vend si Shqipëria. Pra, mendoj se ka ardhur koha kur njerëzit të përpiqen të bëhen bashkë. Por sërish nuk jam unë, por janë shqiptarët që vendosin.
Ju u takuat dhe me ambasadorin Lu. Ai ka qenë shumë aktiv në vitin e fundit. Në fakt, ai bëri rolin e negociatorit gjatë të famshmes Reformë në Drejtësi që miratoi vendi. Patëm disa ndryshime kushtetuese thelbësore, duke shpresuar se do të sjellin sistem gjyqësor më të mirë në vend. A ju tregoi se çfarë ndodhi gjatë këtyre negociatave?
Ne bëmë një diskutim të gjatë. Unë e mbështes në atë që ai po bën, është një ambasador i shkëlqyer dhe mendoj se Shqipëria duhet të jetë shumë e kënaqur që SHBA-të kanë dërguar një ambasador të shkëlqyer. Për sa i përket bisedës me të, do ta mbaj mes meje dhe atij.
Për sa u përket takimeve që patët me politikanët shqiptarë… Doni të ndani diçka me publikun?
Mendoj se shkuan mirë. Nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim nga takimi që po bëj këtu me ju. Shkuan mirë, u thashë të njëjtin mesazh që mendoj se është i rëndësishëm, që të përpiqen të ulin temperaturat. Temperaturat e ulëta janë gjithmonë më të mira
Pas 25 vitesh demokraci, çfarë mesazhi keni për shqiptarët?
Mos e humbisni durimin dhe kuptoni se demokracia nënkupton të gjendesh pas shumë situatave politike, ku njerëzit mund të debatojnë, të grinden, por ka disa momente të caktuara në demokraci ku njerëzit duhet të bëhen bashkë për të zgjidhur probleme të ndryshme, sepse qëllimi për të përmbushur rrugëtimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike nuk është përmbyllur akoma.
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Belegut, ku 26 vjet më parë forcat gjenodicale të Serbisë vranë 46 shqiptarë.
Ajo në një postim në Facebook shkruan se një çerek sheku . . .
Skenari i një lufte mes Rusisë dhe NATO-s, në një të ardhme jo shumë të largët, është ngritur shumë herë në të kaluarën, kryesisht nga ana e Aleancës, me Sekretarin e Përgjithshëm Mark . . .
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka njoftuar se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi, do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane.
Përmes një postimi në rrjete . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme, duke theksuar se Forca e Siguri . . .
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë sugjerimin e Vladimir Putin për një administratë të përkohshme në Ukrainë, një parakusht i presidentit rus për t’i dhënë fund luftës, ndërsa bisedimet . . .
Krahasimi i shifrave për votën e diasporës në këtë shënim lidhet me atë se çfarë na dha etapa e parë e regjistrimit pas datës 4 Mars.
Janë 245,975 shqiptarë jashtë shtetit të cilët . . .
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra pë . . .
Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars 2025, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar kalimin në orën verore. Kjo do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit . . .
Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos – një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në . . .
The tide is beginning to turn away from European support for the government of Serbia and towards European recognition of the role that the government of Kosova plays as a democratic . . .
Vala ka filluar të largohet nga mbështetja evropiane ndaj qeverisë së Serbisë dhe ka filluar të shkojë drejt njohjes evropiane të rolit që luan qeveria e Kosovës si një komb demokratik . . .
Tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina do të ishte njëri nga kushtet kryesore për heqjen ose ndryshimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës, tha të mërkurën një zëdhë . . .
Prralla amerikane nen zero
Pse na latë kështu…po tretet identiteti unë ,mos na shitni te sllavo turku..