Gazetarja Alba Kepi ishte e ftuar ditën e sotme në programin e mëngjesit në SYRI.TV, ‘Kafe shqeto’ ku foli dhe për të drejtën e votës së diasporës.
E revoltuar, Kepi u shpreh se ky ligj po manipulohet nga disa persona të cilët të vetëshpallur si persona që përfaqësojnë diasporën bredhin studio më studio duke manipuluar votën e diasporës.
Alba Kepi: Unë mendoj se jo vetëm brenda territorit por edhe në disasporë tashmë meqënëse është në plan të ditës vota e diasporës dhe këtu ka tentativa të mëdha që të manipulohet përmes personave të caktuar të cilët, fatkeqësisht e them kanë një qasje mediatike të servirur në shumë studio, pikërisht nën kamuflimin se po punojmë për diasporën por në të vërtetë po punojnë për të manipuluar votën e diasporës. Asgjë nuk po trumbetohet se po bëhet ligji i diasporës kur nuk është publikuar asgjë nga ky ligj. Më vjen keq se këto persona ftohen shpesh në studio mediatike për t’i shfaqur apo për t’u vetëshpallur se janë përfaqësuaes të diasporës. Mendoj se diaspora nuk duhet të përlyhet në këtë lojë sepse ashtu siç janë përlyer të gjithë këto grupe interesi të cilët flasin në emër të kombit po bëjnë komoditetin e pushtetit ashtu po punohet dhe tani për diasporën. Dhe nese ne si diasporë se e fus veten tek personat të cilët kanë interes të madh për të dhënë të drejtën e tyre në mënyrën më të mirë dhe të pamanipuluar të mos përfaqësohen nga individë të cilët janë ata përfaqësues të diasporës kur askush nuk i ka votuar, kur askush nuk i ka zgjedhur, janë vetëm një shoqatë me tre persona të regjistruar diku në botë dhe pa asnjë lloj tagri që të flasin ne emër të diasporës. Mendoj se për diasporën dhe këtë e them sepse çdo gjë është e lidhur si me sistemin politik si dhe me sistemin ekonomik duhet të ngrihet një tryezë teknike pune ku të ulen të gjithë përfaqësuesit e politikës dhe ne si grup interesi që jemi diaspora të kërkojmë se kush është platforma konkrete se si opozita, si partitë konservatore si ato të pushtetit t’ju kërkojmë llogari të zbardhin tani para se të skadojnë afatet kohore se kush janë idetë e tyre për votën e diasporës.
Në grupet e interesit dhë në ekonominë shqiptare një vend të rëndësishëm ka dhe diaspora. Jemi mbi 30 vjet kontribues të ekonomisë shqiptare dhe kur arka e shteti ka qenë bosh kanë qënë pikërisht kontributi i çdo emigranti i çdo qytetarit shqiptar jashtë vendit i cili ka sjell ato pak të ardhura për të ndihmuar familjen dhe këto para janë hedhur në tregun shqiptar, konsumin shqiptar dhe kanë ndihmuar ekonominë shqiptare. Prandaj kemi të drejtën tonë për të dhënë votën tonë dhe i bëj thirrje të gjithë emigrantëve që na dëgjojnë të mos bien pre e shoqatave të caktuara që vetmarrin tagrin të shpallën se janë ata të cilët kanë ligjin në duar dhe po hartojnë një ligj kur unë kam kërkuar prej muajsh që ky ligj të bëhet publik dhe nuk është publik, sepse ky ligj është në duart e pushtetit që shërbehet nga këto shoqata dhe për ta bëra atë çfarë kanë bërë deri sot me grupet e interesit për të pasur gjithçka nën duart e tyre dhe për të vendosur dhe për votën e diasporës. Ky vend ka nevojë me të vërtetë për një revolucion. Revolucion që duhet të nis dhe nga studiot mediatike që të mos ftojnë persona të adresuar pikërisht për të bërë komoditetin e pushtetit nën kamuflimin e interesave personale por të ftojnë në studio emigrant të thjeshtë të cilët që nga mëngjesi deri në darkë punojnë dhe nuk e kalojnë kohën duke bredhur nëpër Shqipëri apo duke kaluar nga studio në studio pikërisht për të promovuar veten e për të shfaqur një ditë se janë përfaqësues të diasporës dhe këtë e them se mendoj se diaspora është një potencial i fuqishëm ekonomik dhe në këto momente që janë me dhjetra emigrantë shqiptarë të cilët largohen na vendi. Dua të them dhe këtë të dhënë. Unë kam qëlluar në Shqipëri kur u bë një manifestacion i shoqatës së LGBT-së. Në një bisedim me një drejtor policie në kofidencë më tha: Alba janë 9000 vajza të regjistruar si lesbike pranë ambasadës amerikane dhe kanë kërkuar mbrojtje.
Është një shifër që më bëri të dyshoj se a është vërtetë kështu apo këta persona detyrohen të shfaqen kështu sepse kërkojnë mbrotje nga ambasada për t’u larguar nga vendi , kërkojnë edhe privilegje. Shumë prej nesh kemi në redaksi njerëz të tillë që nën hije e ambasadave në paaftësinë e të tyre punojnë dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë. Prandaj kërkoj vërtetë një revolucion, një revolucion moral të secilt prej nesh dhe të ne gazetarëve, t’j japim hakun aftësisë personave të cilët vërtetë punojnë.
Ndiqni intervistën e plotë të gazetares Alba Kepi: