Nga Bosnje-Hercegovina, z. Suad Karamustafic, redaktor në TV Sarajeva, ka dhënë një intervistë sot në SYRI TV lidhur me zhvillimet e rëndësishme politike për këtë vend së fundmi, përcaktimin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB të 11 Korrikut si ditë përkujtimi të viktimave të gjenocidit serb në Srebenicë. Ndër të tjera, analistit iu bë edhe kjo pyetje nga moderatori Edvin Parruca:
“Z. Karamustafic, gjatë momentit të votimit për rezolutën e gjenocidit në Srebenicë, ra në sy sjellja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili mbante flamurin e Serbisë në krahë. A e konsideroni ju Serbinë si një faktor stabiliteti apo destabiliteti sot në rajon?”
Suad Karamustafic: E kuptoj pyetjen tuaj. Është një pyetje e nevojshme dhe e dobishme. Do të më lejoni të them diçka. Stabiliteti kërkohet kudo në botë. Ka versione të ndryshme edhe të paqëndrueshmërisë apo destabilitetit ekonomik sipas fqinjësisë, sipas vendimeve të politikanëve. Kërkohet stabilitet politik. Ne e kemi një përvojë me Serbinë, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi dhe stabiliteti në Serbi është vetëm një hap për një diçka edhe më të fuqishme: për të sulmuar, për të vrarë fqinjët.
Këtë e kemi kaluar në lëkurën tonë. Stabiliteti ka një kuptim asnjanës. Nuk duhet të jetë diçka e rëndë apo e rrezikshme, por kur Serbia përbën faktor destabiliteti do të thosha që do të ishte e rrezikshme dhe destabiliteti me një fqinjësi të tillë dhe me një fqinj siç është Serbia, destabilitet do të thotë një rrezik i përhershëm, konstant për vendin, për jetët, për pronën dhe për shumë të tjera.
Sikurse e dini, gjatë luftës. Serbia ndihmoi serbët e Bosnjës dhe serbë të tjerë të rajonit dhe në atë rast destabilitet do të thotë të kesh një fqinj të tillë si Serbia dhe që përbën një rrezik të përhershëm.”