Nga Alba Kepi
Deputeti italian i Partisë Aleanza Verdi e Sinistra në një intervistë për gazetaren Alba Kepi deklaron se do të kërkoj një interpelancë parlamentare mbi deklaratat e ish zëvendës kryeministrit shqiptar Arben Ahmetaj dhënë për emisionin investigativ italian Report.
Alba Kepi: Në këto orë Kryeministrja italiane ndodhet në Shqipëri për të inauguruar qendrat e emigrantëve? Si e komentoni këtë zgjedhje të qeverisë italiane për të spostuar problemin e emigracionit ilegal në në vend jo anëtar të BE?
Angelo Bonelli: Së pari sot kryeministrja Meloni do të inaugurojë kantiere ndërtimi sepse në Gjadër nuk ka asnjë strukturë mikpritje të ngritur e vetëm në Shëngjin ka një qendër hotpsoti që nuk mund të funksionojë pa strukturat e Gjadrit. Është një operacion mega propagandistik që po e bën së bashku me kryeministrin shqiptar Rama e që i kushton italianëve 1 miliardë euro. Është një shifër e pabesueshme që i hiqet të ardhurave të vendit që mund të shkonin në sistemin shëndetësor publik, por dhe për të respektuar të drejtat njerëzore të emigrantëve. E për më shumë sot Kryeministrja Meloni bën një konferencë shtypi pa lejuar pyetjet e gazetarëve.
Alba Kepi: Pak orë më parë emisioni investigativ Report shfaqi fakte preokupuese mbi Shqipërinë: Ju si përfaqësues të votës opozitare të italianëve në parlament çfarë preokupimesh ju shfaq pakti Meloni-Rama dhe në këndvështrimin e çështjeve të publikuara në këtë program?
Angelo Bonelli: Ne jemi shumë të preokupuar e shpresojmë që autoritetet gjyqësore italiane e shqiptare të zbardhin e të hedhin dritë mbi çfarë u dëshmua në këtë program. Pamë deklarata të ish zëvendësit të Ramës që duhen sqaruar, janë akuzua shumë rrethanore e shumë preokupuese që nuk mund të injorohen. Për këtë ne do të kërkojmë një interpelancë dëgjimore në Parlament .l Janë fakte që kanë ndodhur në territorin shqiptar e Kryeministrja Meloni nuk e sheh të arsyeshme të jap përgjigje popullit me një sjellje autoritare e ne jemi të vendosur të bëjmë një opozitë të fortë.
Alba Kepi: Pra për ta theksuar ju do kërkoni një interpelancë parlamentare mbi çfarë?
Angelo Bonelli: Do të kërkojmë interpelancë parlamentare mbi deklaratat e dhënë në emisionin Report nga ish-zëvendësi i Ramës, ish zëvendëskryeministri shqiptar, Arben Ahmetaj.