Blendi Fevziu: Le të themi se nuk është një moment i mirë për Kombëtaren shqiptare, kemi humbur 4 ndeshje dhe e fundit ishte ajo me Bosnje-Hercegovinën që ishte një ndeshje miqësore dhe normalisht…do të thotë që me Shqipërinë diçka nuk po shkon mirë. Çfarë ka ndodhur me ne që prej Francës 2016?
Gianni De Biasi: Po, është e vërtetë, kemi humbur katër ndeshje, por duhet t’i analizojmë se si i kemi humbur këto ndeshje dhe me kë i kemi humbur.
B.F: Të paktën dy janë problematike, njëra kundër Izraelit që ishte katastrofë dhe tjetra me Bosnjë-Hercegovinën që ishte miqësore, por Shqipëria nuk ndihej aspak në fushë në pjesën e parë.
G.D: Unë besoj se dje kundër Bosnje-Hercegonines bëmë një ndeshje të mirë, përsa i përket lojës dhe mënyrës se si u shpreh skuadra, që për mua ishte e mirëorganizuar. Bëmë dy gabime foshnjarake, por ndeshjen e bëmë ne, kundër një skuadre që ka një nivel teknik shumë më të mirë se i yni dhe eksperiencë në nivel ndërkombëtar më të madh se ne, kështu që duhet të marrim parsysh edhe këto faktorë.
B.F: Për mendimin tim kemi bërë tri ndeshjet më të mira të të gjitha kohërave në Francë 2016, kundër Zvicrës, kundër Francës dhe kundër Rumanisë. Nuk flas për rezultatet, sepse e dimë si shkuan ndeshjet, por Shqipëria ka bërë ndeshje të shkëlqyera. Çfarë ndodhi që pas këtyre ndeshjeve, që as me Italinë, as me Izraelin, nuk po flas për Spanjën, se e dimë të gjithë cila është Spanja, nuk arritëm të kishim një rezultat konkret.
G.D: Duhet të kemi parsysh disa gjëra shumë të rëndësishme. Në Francë ne kishim të gjithë lojtarët në formë të shkëlqyer. Bëmë një përgatitje të mirë në Austri, kishim më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjet. Pra duke marrë parasysh të gjitha këto, futbollistët dhanë më të mirën e tyre në këto ndeshje. Për më tepër të gjithë ishin të motivuar më shumë se çdo herë tjetër, sepse merrnim pjesë në një kompeticion të madh dhe kjo patjetër të jep më shumë forcë që të shprehësh më mirë në fushë.
B.F: Nuk ka një motivim të fortë për “Rusi 2018”?
G.D: Pa tjetër që ka motivim edhe në këto eleminatore. Dy ndeshjet e para i fituam, pastaj humbëm me Spanjën, ndeshje që mund ta humbësh. Skuadër që luajti dje në mbrëmje kundër Francës në Francë, dhe e fitoi 2 me 0. Të gjithë besoj e dimë se kush ështe Spanja, nëse ne pretendojmë të matemi me Spanjën, gënjejmë veten.
B.F: Me Spanjën e dimë që është mjaft e vështirë.
G.D: Por duhet të jemi të bindur se edhe me Italinë nuk është e lehtë, e pamë që dje, shkoi dhe fitoi lehtë në Hollandë. Por, besoj se problemi qëndron tek fakti që ne kemi humbur dimensionin e forcave tona.
B.F: Çfarë nuk funksionoi me Italinë, sepse bëmë një ndeshje shumë të bukur.
G.D: Morëm gol në rastin e parë që ata krijuan. Ndërsa ne nuk shënuam edhe pse krijuam një rast të shkëlqyer në minutën e parë të takimit. Ti mund të krijosh sa të duash raste për gol dhe të luash bukur, por ajo që ka rëndësi në fund është rezultati, sepse nëse t’i arrin të thyesh ekulibrin e ndeshjes duke kaluar në avantazh, pastaj ndeshjen e kontrollin, ti e luan si të duash.
B.F: Ka qenë e vështirë të bëni një zgjedhje për skuadrën me Italinë? Sepse mungonin shumë lojtarë të rëndësishëm.
G.D: Unë nuk kam folur kurrë për këto gjëra, sepse unë duhet të mbështetem gjithmonë tek lojtarët që kam në dispozicion. Mua më bëhet qejfi që ju thoni këtë, pasi në këtë ndeshje mungonin lojtarë që kanë qenë shumë të rëndësishëm për ne deri tani dhe, një pjesë e lojtarëve që luajtën kundër Italisë nuk luajnë titullar me skuadrat e tyre.
B.F: Po ju a jeni i kënaqur me skuadrën, me lojën që bëri në ndeshjen me Italinë?
G.D: Po, mund të them që po, përsa i përket paraqitjes së skuadrës, po, luajtëm mirë. Me të gjithë ata që fola pas ndeshjes, që e panë ndeshjen me një sy kritik, askush nuk mund të thoshte që ne nuk luajtëm mirë kundër Italisë. Diferenca qëndron vetëm tek fakti që ata shënuan dy gola, dhe ne asnjë.
B.F: Çfarë po ndodh me Shqipërinë që nuk po shënon dot në këto ndeshjet e fundit? Nuk kemi mirë sulmin, nuk janë në formë të mirë lojtarët, çfarë ndodh?
G.D: Para se të përgjigjem për këtë gjë, le të bëjmë një diskutim ndryshe. Ne përpara se të humbnim këto katër ndeshje, kishim fituar tre dhe barazuar një. Unë besoj se po të përballesh me skuadra si Spanja, e ke më të vështirë të shënosh, po të luash kundër Xhakës dhe shokëve të tij, është më e vështirë të shënosh, por ne dje treguam një lojë të mirë, duke krijuar edhe disa raste për të shënuar, por problemi qëndron tek mangësitë teknike të lojtarëve, golashënues i talentuar lind ose bëhesh gjatë viteve, ne kemi lojtarë me cilësi të mira që japin 110% të asaj që kanë, por diferencën në fund e bën një xhest teknik individual. Unë dua të flas për lojën në përgjithësi të të gjithë skuadrës, ne nuk kemi bërë figurë të keqe me asnjë kundërshtar përsa i përket aspektit taktik dhe organizimit të skuadrës.
B.F: Shqipëria pati një grup mjaft interesant gjatë “Euro 2016”. Pse një pjesë e këtyre lojtarëve nuk luajnë më, jo vetëm me Kombëtaren, por edhe në skuadrat e tyre. Mos kemi një rënie të nivelit të lojtarëve edhe në klubet e tyre.
G.D: Unë e kam vërtet të vështirë ta kuptoj përse lojtarët tanë nuk luajnë me klubet e tyre, shpeshherë kam provuar të flas me trajnerët dhe presidentët e skuadrave ku luajnë lojtarët tanë, për të kuptuar se a kishte ndonjë problem me sjelljen apo se në skuadër kishte lojtarë më të mirë se tanët. Besoj se edhe ti e di që po nuk luajte rregullisht nuk ke një formë të mirë. Edhe ata që zbriten në fushë dje me Bosnjen, duke përjashtuar të dëmtuarit dhe të skualifikuarit. Besoj se dje hodhëm në fushë formacionin më të mirë. Edhe kundër Italisë në hodhëm në fushë formacionin më të mirë që kemi në dispozicion.
B.F: Kjo do të thotë se futbollistët tanë nuk janë mirë këtë sezon as në klubet e tyre?
G.D: Po, këtë e kam thënë dhe një muaj më parë.
B.F: Pse ndodh kjo?
G.D: Sepse kështu është futbolli, ka periudha dhe cikle që lojtarët janë në formë të mirë dhe ka periudha jo. Aktualisht disa nuk po luajnë, të tjerë po luajnë por nuk janë në formë të mirë.
B.F: Disa prej lojtarëve që lanë përshtypje të mira me Spanjën në 2016, si Lenjani, Ajeti që nuk i shoh më.
G.D: Pikërisht kjo është dhe pyetja ime, si mundet një klub i madh të mos e fusë në lojë një lojtar si Lenjani. Këtë vit nuk ka luajtur asnjë minutë dhe për mua ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm.
B.F: Ju keni vendosur të lini në port Tomas Strakosha që luajti në ndeshjen e parë të kombëtares shqiptare në vend të Alban Hoxhës. Pse e bëtë këtë zgjedhje?
G.D: Sepse është një lojtar që më jep më shumë garanci, sepse është një lojtar që mund të ketë një të ardhme të shkëlqyer dhe kohët e fundit te Lacio ka bërë paraqitje shumë të mirë dhe ka luajtur rregullisht.
B.F: Është e vështirë të luash ndeshjen e parë të jetës kundër Italisë?
G.D: Për mua, Tomas kundër Italisë bëri një ndeshje të shkëlqyer. Ai është një lojtar shumë i ri, por është shumë i rritur për moshën që ka. Fizikisht është shumë i fortë dhe i njeh të gjithë lojtarët që kishte kundër të premten në Palermo. Dhe besoj se ishte zgjedhja më logjike për t’u bërë, pasi ne të ardhmen, me shumë gjasa, do të jetë portieri titullar i Kombëtares.
B.F: Cili ka qenë momenti më i vështirë apo çfarë nuk funksionon me kombëtaren në këto muajt e fundit?
G.D: Gjëja që nuk funksion janë rezultatet, për ato arsye që përmendem pak më parë, sepse lojtarët tanë nuk po kalojnë një moment të mirë dhe nuk po luajnë me klubet e tyre, dhe kjo pasqyrohet pastaj të loja e Kombëtares.
B.F: Le të themi se lojtarët më të mirë të kombëtares nuk po luajnë në klubet e tyre, a ka të rinj që janë më aktivë…
G.D: A sikur të kishte, nuk ka. Për fat të keq kemi pozicione në fushë të zbuluar në këtë moment. Ndërkohë lojtarët e U 21 nuk janë ende gati, ndoshta kanë një të ardhme të mirë, por do të ishte e gabuar t’i hidhje në fushë që tani. Besoj se ne duhet të rikuperojmë ata lojtarë që na lejuan të shkonim atje ku e mbajmë mend të gjithë.
B.F: Kemi humbur disa lojtarë që janë larguar nga Shqipëria për t’iu bashkuar kombëtares së Kosovës. Rashica e Rahmani, ndihet mungesa e këtyre lojtarëve?
G.D: Rashica nuk luajti në asnjë ndeshje eleminatore të Europianit 2016. Ishte një zgjedhje e tij, nuk mund të vendosim nëse me kë duhet të luajë, me ne, apo me Kosovën.
B.F: Jo, ky është një vendim personal.
G.D: Ajo ishte një zgjedhje personale e udhëhequr nga zemra dhe origjina e tij, dhe është e drejtë që ai zgjodhi Kosovën. Unë për këtë arsye nuk e mora në Francë dhe zgjodha lojtarë të tjerë.
B.F: Gjatë ditëve të fundit, ndoshta edhe më parë është folur dhe diskutuar shumë për zgjedhjet dhe debatet që ju keni patur me disa lojtarë. Problemi i parë ka qenë debati mes jush dhe Kaçes. Ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares. Përse Kaçe nuk luan me Kombëtaren?
G.D: Sepse nuk luan me klubin e tij, nuk ka luajtur asnjë minutë me klubin e tij Paokun e Selanikut. Kace është një lojtar me cilësi teknike të mira, por duhet që të rritet edhe njeriu e karakteri i tij, njëllloj si talenti që ka. Dhe të kuptojë gjëra të rëndësishme që jeta i vë përballë, sepse ai është një lojtar me shumë talent, por duhet të punojë më shumë me veten dhe motivimet t’i trasformojë në fushë.
B.F: Ju po thoni se ka patur vështirësi në klubin e tij para se të kishte me kombëtaren?
G.D: Ai iku nga Paoku i Selanikut dhe shkoi të Viktoria Lilsen, atje nuk luajti fare pasi bëri disa ndeshje, e nxorën nga skuadra fare, nuk u duk më në fushë, në janar u rikthye të Paoku, nga janari deri tani ka luajtur vetëm një ndeshje, nuk luan fare.
B.F: Kur ka ndodhur kjo?
G.D: Duhet pyetur ai.
B.F: Po ju keni folur me Kaçen?
G.D: Jo nuk kam folur, kam folur shumë me të në të shkuarën. Ndonjëherë duhet që lojtarët të bëjnë zgjedhje vetë, dhe t’i kuptojnë vetë arsyet, sepse ndryshe po t’i marrim ne për dore, nuk do të rriten kurrë, duhet që ndonjëher të thyesh turinjtë.
B.F: Nuk ka patur ndonjë përplasje mes jush dhe Kaçes më parë?
G.D: Kurrë
B.F: Një emër tjetër që është përfolur këto kohët e fundit, është Taulant Xhaka, i cili ka zgjedhur Shqipërinë, ndërkohë që i vëllai ka zgjedhur Zvicrën. Ka luajtur mirë në ndeshjet paraeliminatore në Francë 2016 dhe nuk e shohim me kombëtaren, pse jo Xhaka?
G.D: Para se gjithash ndërhyrja jote ne këtë çështje nuk është korrekte, ai nuk është se nuk zgjodhi Zvicrën, ishte Zvicra qe nuk e deshi atë dhe pastaj ai erdhi te Shqipëria.
B.F: Ai është shprehur se në çdo rast do të zgjidhte Shqipërinë. E ka thënë ai vetë.
D.B: Po shume mire, me behet qejfi qe është i lidhur me bluzën e kombëtares, e tregoi edhe ne rastin e fundit, duke i lënë shokët e tij vetëm, shkoi te klubi i tij.
B.F: Pse i la, pse i la shokët?
D.G: Sepse nuk luajti kundër Italisë, dhe sepse ai mendonte se kjo ishte një padrejtësi kundrejt tij, dhe kështu mendonte qe me e mira ishte te kthehej ne skuadrën e tij.
B.F.: Jo vetëm me Italinë, janë disa ndeshje që ai nuk ka qenë aktiv.
De Biasi: Ai ka luajtur gjithmonë, te vetmen here qe nuk e aktivizova ishte ndeshja me Lihtenshtejnin pasi mendova qe te çlodhej, për ndeshjen me Spanjën, dhe kjo ishte një zgjidhje strategjike qe kisha bere une, e Xhaka këtë e dinte.
B.F.: Pse kundër Italisë, ai nuk duhet të ishte në fushën e lojës?
De Biasi: Sepse kisha nevoje për dy lojtare me karakteristika te ndryshme qe ai nuk i ka, dhe pastaj janë disa vlerësime qe bëhen gjate stërvitjes, ne nga e hëna deri te enjten kemi bere, 1, 2, 3 6 seanca stërvitore, nuk e di sa, dhe te gjitha stërvitjet tona janë te monitoruara nga gps, dhe aty tregohet kush vrapon kush starton, kush vrapon ne një mënyre dhe kush ne një tjetër, dhe te dhënat e tij ishin negative.
B.F.: Por ai po luan ne klubin e tij.
De Biasi: Po, po fiton edhe kampionatin, Bazeli është një skuadër qe po fiton kampionatin prej 7 vjetësh, besoj se ai është shume i lumtur qe luan atje, dhe ata janë shume te lumtur qe e kane ne skuadër, por persa me përket mua, ai është një lojtar si gjithë te tjerët.
B.F.: Keni patur një diskutim të fortë para se të ikte…
De Biasi: Zero, zero fjale, një mesazh qe me kërkonte ne orën një e dhjete te natës pas ndeshjes me Palermon ku ai me kërkonte qe te flisnim, unë nuk e kisha celularin…
B.F.: Ai e la skuadrën para ndeshjes?
De Biazi: Jo jo jo ishte ne pankine, u ngrit beri edhe nxemje, beri nxemje për t’u futur ne fushe, ne një e dhjete te natës me erdhi ne mesazh i tij, por qe unë e pashe te nesërmen ne mëngjes, sepse unë ne orën 1 e 10 te natës celularin e mbaj te fikur pasi jam një person normal, qe e fik celularin natën, para se te fle. Dhe ne mëngjes kur u zgjova pashe dy mesazhet e tij por dhe një mesazh te trete ku me shkruante qe kishte prenotuar avionin për tu kthyer ne Bazel, dhe qe unë te hidhja ne fushe për ndeshjen miqësore me Bosnjën, lojtare qe nuk luajnë titullar me skuadrat e tyre.
B.F.: Nuk keni patur ndonjë bisedë tjetër?
De Biasi: E takove te nesërmen ne mëngjes ne hollin e hotelit dhe me tha qe do te ikte, unë i thashë shko, shko i qete.
B.F.: Do të kthehet në kombëtaren shqiptare?
De Biasi: Nuk varet nga unë, por nga sjellja e tij, ai ka gabuar.
B.F.: Varet nga sjellja e tij dhe vendimi që do të marrë. U fol edhe për gjestin e tij që hodhi shishen e ujit gjatë ndeshjes me Zvicrën në Francë. E diskutuat këtë gjest?
De Biasi: Ma shpjego ti? Ka dhe episode te tjera qe nuk janë pare nga telekamerat, qe unë nuk dua te flas, pasi dua qe te mbroj figurën e tij, unë jam 60 vjeç, nuk jam 27 si Taulanti qe thotë se……
B.F.: Ai ishte jashtë lojës në ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij, kur do të luante me klubin e tij…
De Biasi: Unë bej trajnerin, nëse nuk luan mire gjate ndeshjes unë e nxjerr nga fusha, nuk kam pse te shikoj vëllain e gjera të tjera….
B.F.: Keni folur me të për këtë rast.
De Biasi: Patjetër
B.F.: Çfarë tha?
De Biasi: Te thashë qe preferoj te mos e them.
B.F.: Kanë qenë të vështira marrëdhëniet tuaja?
De Biasi: Gjithmonë te mira.
B.F.: Gjithmonë të mira.
De Biasi: Gjithmonë te mira. Por ti duhet te kuptosh një gjë qe ka disa dinamika ne kokën e lojtareve qe kur luajnë çdo gjë shkon mire, kur nuk luajnë gjejnë justifikime tek trajnerët.
B.F: Keni patur gjatë këtyre viteve në Shqipëri probleme të tjera të vështira si ky me lojtarë që nuk luajnë, që janë me emër dhe nuk luajnë.
De Biasi: Po me cilin?
B.F: P.sh. ka qenë një moment i vështirë edhe me Lorik Canën që duhet të fillonte ndeshjen me Rumaninë.
B.F: Folët me të?
B.F: Që ishte edhe kapiteni i kombëtares.
G.D: Loriku eshte nje person me nje karakter dhe personalitet te vecante, eshte burre, ka nje moshe te caktuar, pra eshte i pjekur. Problemi ishte i imi, si ta lija jashte Lorikun.
B.F: Po. Ishte e vështirë për ju ta thoshit këtë?
G.D: Ishte shume e veshtire, pasi e dija qe kjo mund te ishte ndeshja e fundit per te me kombetaren, kishte humbur ndeshjen me te rendesishme per te, ate me Francen.
B.F: Në stadiumin e Francës, në stadiumin ku ai ishte bërë lojtari që ishte.
G.D: Ndeshjen e fundit nuk e futa ne fushe pasi Loriku kishte patur probleme gjate pergatitjeve te Europianit, nuk ishte ne formen e tij me te mire, por luajti kunder Zvicres, nuk beri nje ndeshje te shkelqyer por dha maksimumin e tij, sepse ai eshte zemer madh, dhe jep gjithecka ne fushe, pastaj doli me karton te kuq. Ndersa ndeshjen e fundit, mendova te luante Ajeti pasi ne ate moment po kalonte nje forme te shkelqyer psikologjike dhe fizike.
B.F: Si e pranoi Cana?
G.D: Do te benet te njejten zgjedhje.
B.F: Ai tha se do të bënte atë zgjedhje.
G.D: Ai me tha se do te bente te njeten zgjedhje. Por kjo do te thote qe te jesh njeri skuadre, do te thote qe ti te luash per skuadren. Njeriu skuader eshte ai qe vendos interesin e skuadres para interest te tij personal. Dhe deri sa te kesh persona qe do te vendosin interesin e tyre para interest te skuadres, do kesh gjithemone skuadra humbese.
B.F: Mund të thuhet se shpirti i skuadrës që ishte gjatë Francës 2016 nuk ekziston më në kombëtaren e sotme?
G.D: Sot eshte, dje ishte ne fushe. Ne mund ti humbim ndeshjet, sepse nuk mjafton vetem kjo gje per te fituar ndeshjet pasi jane edhe diferencat teknike, pastaj eshte e rendesishme qe skuadra te luftoje ne fushe, te sakrifikoje dhe pak rendesi ka kush hyn ne fushe dhe kush del, pa pike problemi.
B.F: Çfarë po ndodh me Gashin, Shkëlzen Gashin? Edhe ai ishte…
G.D: Gashi vjen nga nje demtim, eshte rrikthyer prej dy ndeshjesh ne kampionatin amerikan. Eshte nje lojtar, qe ne e kemi ne konsiderate, qe ne kampionatin europian luajti pak, vetem 15 minuat kunder zvicres dhe kaq.
Duke humbur një rast mjaft të mirë, të themi të vërtetën.
B.F: Po me Abrashin?
G.D: Abrashi kishte një dëmtim në gju dhe i duhej kohë të kurohej.
B.F: Si është atmosfera në skuadrën kombëtare shqiptare?
G.D: Paksa e trishtueshme, sepse rezultatet e mira nuk po vijne. Ekipi eshte i mirë dhe ka reaguar në heshtje ne menyre kompakte, përveç këtij episodit të fundit që nuk u pëlqeu shokeve.
B.F: Çfarë ndodhi në ndeshjen me Izraelin që humbëm? 30.00
G.D: Humbëm, Blendi, hëngrëm një gol koti pas15 minutash, siç ndodh shpesh. I lëmë shumë hapësirë kundërshtarëve dhe kur pas 15 minutash lojë merr penallti dhe karton të kuq. Goli dhe një lojtar më pak duan shumë punë që të rikuperosh. Në fillim të pjesës së dytë, një karton tjetër dhe një penallti tjetër për fat të mirë Albani e priti dhe më pas erdhi goli i dytë.
B.F: Çfarë ndodhi me Berishën? Fole me të?
G.D: Për atë incidentin?
B.F: Po, për atë incidentin.
G.D: Po të kthehej koha mbrapsht nuk do ta bënte më. Janë ca gjëra që… Ai që në fushë ka përjetuar shumë gjëra në fushë, që ka ngrënë një gol dhe është ringritur, kur sheh kundërshtarin që bën një simulim në fushë, shkon atjë dhe i thua: Ngrihu, mos bëj budallain.
B.F: Z.De Biasi, cila është përgjegjësia juaj në këto humbjen e Shqipërisë?
G.D: E gjitha imja.
B.F: E gjitha juaja. Disa gazetarë apo kritikë thonë se epoka e De Biasit ka mbaruar ose po mbaron.
G.D: Më habit pak Hafizi, sepse mendoj se është një person që para se të flasë duhet të mendohet. Të flasësh në tym, të nxitohesh me fjalët në futboll, besoj se ai nuk arrin t’i shohë dot mirë ndeshjet nga televizioni. Mendoj se duhet t’i shohë në stadium. Kur i sheh nga televizori ke një vizion të caktuar për atë që ndodh në fushë. Kamera kap vetëm zonën ku ndodhet topi. Mendoj se ai është edhe pak xheloz për atë që kam arritur unë dhe që ai nuk e bëri dot. Ndonëse kishte një skuadër të mirë.
B.F: Ju keni arritur pikën më të lartë me futbollin shqiptar, atë që nuk ishte arritur më parë duke marrë pjesë edhe në Euro 2016, keni frikë se nuk do të arrini më kaq lart?
G.D: Unë mendoj se…
B.F: Sepse gjithmonë udhëheqin objektivat dhe kur ky objektiv ka qenë i lartë, mund të arrini një objektiv edhe më të lartë?
G.D: Kjo është një pyetje që mund të ta bëja unë ty ose të gjithë atyre që po na ndjekin. Kush e mendonte kualifikim në Botëror Rusi 2018 që do t’ia dilnim?
B.F: Thuajse asnjë.
G.D: Asnjë. Jemi në një mendje dhe duhet të kuptojmë problemet. Problemi është, a do të jenë këta lojtarë në gjendje të shkojnë në fazën finale në Londër 2020?
B.F: Londër 2020. Keni zbuluar lojtarë të rinj që mund të hyjnë në skuadrën kombëtare?
B.F: Që kanë cilësi të mira.
G.D: Kemi futur Grezdën dhe Latifin që janë dy lojtarë, njëri 1m95 dhe tjetri 1m94 dhe Tomas Strakosha që është po ashtu 1m95. Janë lojtarë që në të ardhmen do t’i japin një spunto kombëtares, megjithatë duhet të rriten akoma.
B.F: Ju më folët për Bosnjën që ka lojtarë me cilësi të mira. Si shpjegohet që Shqipëria nuk ka asnjë lojtar të një niveli të lartë që luan në klubet më të mira?
G.D: Lojtarë top-level. Nuk e di. Ka djem që duhet të rriten akoma, duhet të kenë formim ndryshe dhe të kenë mundësinë të bëjnë eksperienca jashtë Shqipërisë, siç bëjnë pjesa më e madhe. Edhe talentet që sot luajnë në Bosnjë, janë rritur në Zvicër.
B.F: Si tanët?
G.D: Vetëm se janë talente të lindur, janë brilantë, janë talente që mund të bëjnë gjëra të bukura.
B.F: Po.
G.D: Ne nuk kemi top-player, por nuk ka rëndësi, sepse mund të arrihen gjërat. Vitin e kaluar ishim në Europian, por Bosnja jo.
B.F: Sepse ishte një skuadër që vepronte si e tillë. Ka diçka që nuk shkon mirë me skuadrën me tani?
G.D: Problemi kryesor, Blendi, është ai që përmenda edhe më lart. Tani kemi një skuadër që nuk është në formën e saj më të mirë. Kur nuk luajnë në klubet e tyre, ndihet që performanca nuk është ajo që pritet.
B.F: Kjo do të thotë se Shqipëria apo ju nuk keni një plan B, në kuptimin që nuk luajnë në klubet e tyre, të ndërrohen me të tjerë?
Në disa pozicione nuk kemi shumë zgjidhje.
B.F.:Nuk keni zgjedhje.
-Nuk kemi lojtarë më të mirë ose që përshtaten me ata që kemi. Sinqerisht është e vështirë.
B.F: Ka diçka që nuk shkon tek sulmi shqiptar?
-Në sulm Shqipëria ka gjithmonë vështirësi për të bërë gol. Në të gjitha ndeshje po t’i shohësh, kemi patur raste shumë të mira. Kjo lidhet pak me karakteristikat e çdo lojtari, pak me përvojën ndërkombëtare që ka ekipi, edhe me lojtarët e mëdhenj me të cilët përballen kur luajnë që janë të niveleve të larta.
B.F: Mund të rikuperojë Shqipëria në ndeshjet e fundit që kanë mbetur?
-Objektivi ynë nuk është të zëmë vendin e dytë apo të parë, kjo as që mendohet, por të luajmë mirë në Izrael dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjet që mbeten. Kemi edhe ndeshjen e fundit me Italinë.
B.F: Është mjaft e vështirë edhe ndeshja me Maqedoninë, në Shkup.
-Po, problemet politike.
B.F: Le të themi për shkak të problemeve kombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve. Mund të na rikthehet situata që patëm me Serbinë.
-Shpresojmë që jo.
B.F: Jo në fushë, në atmosferën që krijohet.
-Jashtë fushës, e kuptoj. Kjo ka të bëjë edhe me zgjedhjet që do të bëjë ai që organizon ndeshjen.
B.F: Si janë marrëdhëniet që keni me Federatën Shqiptare të Futbollit, me presidentin Duka?
-Njësoj si me ata që kanë lidhje me kombëtaren. Njësoj si me presidentin, po ashtu edhe me drejtorin e ri.
B.F: Janë të zemëruar me rezultatet e fundit të kombëtares shqiptare?
-Nuk di që presidenti të jetë i zemëruar, e di që nuk i pëlqen humbja, pasi as mua nuk pëlqen të humbas. Për fat të keq nuk mësohesh dot me humbjen. Eshtë e vështirë të mësohesh me humbje.
B.F: Po me lojtarët e tjerë si i keni marrëdhëniet?
-Me cilët të tjerë?
B.F: Me lojtarët në fushë.
-Kam marrëdhënie të mira me lojtarët, flas si një baba me fëmijët e tij, u jap këshilla. Përpiqem t’i ndihmoj, t’i kuptoj, t’i orientoj se cilën rrugë duhet të zgjedhin që të ecin para.
B.F: Mund të themi se Shqipëria ka mbyllur një cikël me lojtarë të mirë dhe do të ketë probleme në fazën e dytë? Përpara se të krijohet një skuadër e mirë?
-Nuk mund ta them. Cilët lojtarë ikën nga ata që morën pjesë në Evropian dhe nuk mund të zëvendësohen, janë pak a shumë të njëjtët.
B.F: Është e vërtetë që keni patur një ofertë nga Italia dhe për disa ditë keni qenë i lëkundur për të zgjidhur Italinë?
-Po.
B.F: Marcelo Lipi?
-Jo. Një ditë do ta them.
B.F: Çfarë ndodhi?
-Nuk e kam thënë në Itali dhe nuk do ta them as tani në Shqipëri..
B.F: Nuk mund ta thoni? Ishte një ofertë që thuajse po konkretizohej?
-Po, isha në bisedime, ndonëse kisha një kontratë me federatën shqiptare.
Ishte diçka që ndodhi para evropianit. E përsëris, do të flas më vonë për këtë.
B.F: Jeni gati për të rinovuar kontratën me Shqipërinë?
-Kontrata skadon në fund të vitit dhe kemi ende kohë. Tani do ta kemi vëmendjen të përqendruar tëk ndeshjet dhe më pas do të shohim…
B.F: Keni dëshirë të qëndroni në Shqipëri.
-Unë kam dëshirë të qëndroj kur të tjerët kanë besim tek unë dhe mendojnë se mund ta çoj përpara ekipin.
B.F: Kush janë të tjerët?
-E kam fjalën për ata që kanë peshë tek federata, presidenti, etj.
B.F: Ju doni të vazhdoni?
-Pse jo?
B.F: Pse jo? Varet nga Federata, jo nga ju. Janë vënë re disa probleme në ndeshjet e fundit, me Izraelin dhe me Italinë me tifozët. Në Palermo u ndërpre ndeshja për disa minuta, ç’po ndodh me tifozët që u treguan të jashtëzakonshëm në Francë 2016?
-Kjo ishte pyetja e parë që i bëra presidentit, sepse mbeta vërtet… Një ditë para ndeshjes, Blendi, në konferencën për shtyp thashë se do të kishim një spektakël të vërtetë sepse tifozët shqiptarë e kanë shumë për zemër edhe kombëtaren e Italisë, përveç asaj shqiptare…
B.F: Edhe Palermo ishte mbushur plot me shqiptarë.
-Pikërisht. Ishte një pjesë e vogël e stadiumit që e krijoi incidentin, të tjerët ishin mjaft entuziastë dhe të ndërthurur me tifozët italianë. Nuk kishte asnjë problem. Besoj se ishte diçka… nuk e di ç’fshihej pas kësaj, sinqerisht. Nuk dua as ta diskutoj…
B.F: U ndjetë keq për këtë incident?
-Më erdhi shumë keq. Unë dua dhe përpiqem që të krijoj një imazh të mirë të Shqipërisë sikurse kam bërë gjithë këta vjet.
B.F: Kjo qe…
-Ishte diçka jo e mirë, sepse nuk vonojnë të thonë: janë të njëjtët. Mjafton të bësh diçka dhe…
B.F: Veç shtypit, miqtë tuaj çfarë thanë për ndeshjen?
-Miqtë e mi janë një pjesë, por të gjitha komentet ishin pozitive për lojën dhe aspak të kënaqur për incidentin. Për sa i përket skuadrës, nuk e prisnin…
B.F: Gjysma e skuadrës shqiptare luan tashmë në serinë A, gjë qe nuk ndodhte më parë dhe janë lojtarë që njihen.
-Ne kishim një mundësi të mirë, i njihnim mirë kundërshtarët. Ajeti luan me…
B.F: Belotti.
-Belotti është shok skuadre me Ajetin. Unë mendoj se… Belotti më tha në fund të ndeshjes: Trajner, na vure në vështirësi me mbrojtjen, sepse i njohim skemat tuaja të lojës.
B.F: Patëm edhe një problem tjetër me tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes me Izraelin që u ndërrua si vend, nga Shkodra në Elbasan dhe u kontrolluan nga policia, mbajtën radhë… Pse?
-Për arsye që ju i njihni më mirë se unë. Kur bëhet fjalë për Izraelin, ka ca masa sigurie ekstreme, pati një alarm për bombë në Shkodër, nuk di ç’të them.
B.F: Ky nuk është problemi juaj.
-Nuk është problemi im, por besoj se tifozët u bezdisën shumë, duke ndenjur në radhë aq gjatë, kontrolle të vazhdueshme… Mendoj se është e papranueshme për dikë që do të shohë një spektakël, të kontrollohet disa herë, të rrijë në radhë disa orë për të parë një ndeshje.
B.F: Shqipëria ka një model të skuadrës kombëtare paksa të vështirë, pasi ka një ekip kombëtar pa patur akoma një kampionat të vërtetë kombëtar. Shumica vijnë nga jashtë, janë rritur jashtë. Ç’ndodh me kampionatin kombëtar shqiptar?
-Që kur kam ardhur në Shqipëri, këta 5 vjet ka ndryshuar shumë teknikisht. Disa skuadra janë përmirësuar ndjeshëm, në këndvështrimin teknik, por jemi ende shumë larg nga standardet e kampionateve angleze, spanjolle…
B.F: Mund të mbështeteni tek lojtarët që luajnë në skuadrat shqiptare?
-Asgjë nuk të ndalon që të marrësh në ekipin kombëtar një lojtar të mirë që të ketë një të ardhme në kombëtare dhe pastaj të shkojë në ndonjë skuadër të madhe.
B.F: Tani edhe Kosova po luan ndeshjet me kundërshtarët e grupit të saj. E keni ndjekur?
B.F: Si ju duket?
-Eshtë skuadër e mirë, natyrisht është e re. Kanë marrë dy lojtarë të rinj, njëri është Nuhiu që ende nuk ka luajtur. E kam ftuar në vitet e para kur erdha në Shqipëri, por nuk donte të luante për ne.
B.F: E keni ftuar?
-Po.
B.F: Po.
– E kishte kontaktuar edhe Berisha, por ai nuk pranoi.
B.F: Berisha pse nuk erdhi në kombëtare?
-Besar Berisha, meqë ai jetonte …
B.F: Australi.
-Po, në Australi dhe për të ardhur i duheshin 2 ditë udhëtim. Sa ta merrte veten për lojë, i duhej të kthehej mbrapsht.
B.F: Por e bëri për Kosovën.
-Po, tani do të luajë me Kosovën, me sa duket për Kosovën e bëri sakrificën.
Mbase nuk kishte motiv të fortë të luante për ne. Ose nuk besonte në projektin që na çoi në evropian.
B.F.: Prania zyrtare e Kosovës në eliminatore mund të krijojë probleme për skuadrën kombëtarë shqiptare, për lojtarët që mund të luanin për ne?
-Po. Besoj se po, sepse shumë lojtarë që më parë luanin në ekipin kombëtar shqiptar, tani do të luajnë për ekipin e Kosovës, do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.
B.F: Ka lojtarë kosovarë që duan apo mund të luajnë për kombëtaren shqiptare? A po i kontaktoni?
-Kemi një mirëkuptim me federatën e Kosovës dhe nuk ia prishim njëri-tjetrit planet.
Ata kanë të drejtë të ftojnë të parët lojtarët me origjinë kosovare.
B.F: Ata mund të zgjedhin nëse do të luajnë për Shqipërinë apo për Kosovën? Ka vështirësi Shqipëria në këto momente?
-Besoj se…
B.F: Ka lojtarë shqiptarë me origjinë shqiptare që luajnë jashtë dhe kanë lindur jashtë?
-Po, ka…
B.F: Si ata të Kosovës? Që kanë lindur në Zvicër.
-Po, edhe ka, dikush mund të luajë për kombëtaren italiane…
B.F: Si Strakosha që ka lindur në Greqi?
-Di Biaggio më tha, më more Hysajn që doja ta ftoja në kombëtaren italiane për Londër 2020.
B.F: PO.
-Unë e kam pikasur katër vjet më parë, në ndeshjen me Norvegjinë.
B.F: Nuk kemi folur, pasi nuk keni qenë në studio për Francë 2016. Si u ndjetë në Francë? Shqipëria ishte afër kualifikimit që askush nuk e priste.
-Mendoj se atje arritëm maksimunin tonë, mendoj se në Francë ishim në kishte psiko-fizike të jashtëzakonshme. Mbase vetëm prej fatalitetit nuk arritëm të kualifikoheshim.
B.F: Cila qe gjëja që ju la më shumë përshtypje në Francë nga skuadra dhe nga tifozët?
-Në Francë, më bëri përshtypje përballja e skuadrës me ekipe të forta dhe ishte në të njëjtën lartësi.
B.F: Nuk kisha parë kurrë një Shqipëri që ishte në dizavantazh 1-0 me Zvicrën që luante me 10 lojtarë dhe sulmonte gjatë gjithë pjesës së dytë.
-Vuri në vështirësi Francën, mori topin në fillim të pjesën së dytë, luajtëm mirë.
Kemi patur shumë mundësi për të shënuar.
B.F: Po.
-Këto janë detaje që bëjnë diferencën.
B.F: Edhe ky qe një rast i mirë i Sadikut.
-Sadiku këtu nuk mund të luante se kishte një problem fizik. Patëm edhe mungesë të lojtarëve të mirë në këto dy ndeshje, për shumë arsye…
B.F: Sa e ka ndikuar opinionin futbolli shqiptar me pjesëmarrjen në Francë 2016 në nivel ndërkombëtar?
-Mendoj se në nivel ndërkombëtar tashmë kanë një konsideratë ndryshe nga ajo e mëparshmja. Nuk e vë në dyshim.
B.F: Kjo duket, kur Shqipëria do të fitojë kundër Spanjës dhe Italisë, diçka ka ndryshuar. Jemi të aftë që të vazhdojmë për të mbajtur këtë opinion të mirë?
-Kjo është pyetja e parë dhe motoja që kemi si skuadër. Edhe në ndeshjen e parë që luajtëm me Maqedoninë, këtu në shtëpi theksin e vura tek fjalia. Harrojmë euro 2016.
B.F: Fillojmë nga e para.
-Po, do t’ia nisim nga e para. Dhe u dhashë si shembull, sepse është e vështirë.
Nëse ndonjëri prej jush ka kaluar nga seria B në serinë A, vitin e parë ia del, por në vitin e dytë duke luajtur me të njëjtën lojtarë bën hapa mbrapa. E dini cili është problemi? Koka juaj! Sepse bind veten qe je lojtar i mirë.
B.F: Cili ka qenë momenti më i vështirë në Francë 2016?
-Momente të vështira nuk ka patur, përveçse kur humb ndeshjen…
B.F: Besonin lojtarët në një rezultat të mirë?
-Ishim të bindur, kishim motivacion. E dinim që ishte një skenë e madhe për ne, nuk donim të ëndërronim me sy hapur, por të ishim protagonistë. E dinim që edhe mund të humbisnim, siç humbëm dy të parat, por dita e parë në Europian qe diçka e madhe.
B.F: Po, po, ky qe një problem që nuk funksionoi në fazën finale. Ju jetoni në Itali apo në Shqipëri?
-Pak këtu, pak atje.
B.F: Kur do të grumbullohet ekipi kombëtar?
-Do të mblidhemi në 1 qershor dhe do të luajmë kundër Izraelit në 11 qershor.
B.F: Izrael. Do të ketë ndeshje miqësore?
Nëse mund ta programojmë, do ta bëjmë 4-5 ditë para ndeshjes.
B.F: Ju falenderoj që ishit në studion e OPINION.
-Ishte kënaqësi.
Komentet