….!
Po vjen një dtë dhe plakemi… Të vegjëlit janë rritur dhe bërë lisa. Nuk kemi tokë as hise për ta qebesa!
Mbi “sipërfaqen e mahisur” të dhembjëve dhe pleqërisë që po vjen turra vrap e bekuara, janë shtuar numërat dhe ngadalësuar hapat. Vrapi dhe ritmi askund.
Në “murët” e ndryshme të kohës pa kornizë, akoma qëndrojnë te varura kujtimet, figurat, portretët ose fotografitë e dikurshme nga vendlindja… Kur ishim të ri… Gjaknxehtë, trupvalë dhe me ëndërra plot. Po, po….!
Në “ditaret e pambaruara” të jetës, bukuria (hijeshia), dashuria, lumturia dhe krenaria që i kishim apo besuam dhe shpresuam që i patem ose do i kemi një ditë. Dikur.
Në “algjebren e jetës” shumë ekuacione, shifra, numra, katrore ose “trekëndëshe magjike” të ëndërrave dhe fatëve të panjohura -ters.
Në dritat e syve, femijët ose pasardhësit tanë si lule të ndukura ( k´putura) dikur përdhunshëm nga kopshti i bukur atdhetar ose vendlindor. Dallga e madhe e lojës me mamin dhe babin dikur…At´herë ..;
Në tavolinë.. kelket ose gotat e mbushura (zbrazura) për gjysmë me nektare dhe eliksire të dikurshme që derdhën si gjak në ëndërr.
Në fotografitë e dikurshme nga vendlindja, buzagazet e harruara në pragun e derës dhe përshëndetjët e djegura në maje të gjuhës… Baletii i yjeve, melodia e luleve, ansambli, simfonia dhe harmonia e njohur mes njeriut, Zotit dhe natyrës së dashur atdhetare ose vendlindore.
Fenomenologjia e shpirtit, antologjia e kullave dhe enciklopedia e zbehur e njeriut shqiptar…. Epika, lirika, mitika, dramatika dhe heroika e njohur shqiptare…Ato hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrën e ndrojtur të komandantit legjendarë të UÇK-s… Prekazi heroik… Glloxhani i qëndresës dhe rezistencës së njohur të shqiptarëve… Jasharët dhe Haradinajt Monumental nga Prekazi dhe Glloxhani.
Lisat e gjatë, kodrat e thepisura, alpet e bardha, bjeshkët kryelarta, kushtrimtare dhe kryengritëse.
Fizika, gjeofizika, kozmika, tektonika dhe metafizika e dhembjëve dhe atyre pezmatimëve të shumëta skeletore dhe gjenetike të njeriut dhe tokës së zjarrtë shqiptare.
Pellgjët e gjakut, ” lirikat e rimuara” ose ” nanurisura”, shiu i lotëve të nënlokëve shqiptare ….Një fjalë, një kujtim, një amanet ose testament pranë varrëve ose atyre lapidarëve të heronjëve dhe deshmorëve të kombit….Lule të freskëta në “kopshtin e madh” të lulëkuqëve të lirisë që nuk vyshkën as nuk venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e thellë historike dhe patriotike të shqiptarëve.
Në Kosovë si duket prap “zgjedhje të lira” pèr “bërjen e shtetit” me tespih, urata, sehire ose hajmelia “demokratike” si dikur…!
Edhe ‘Robin Hudin’ ose ‘Robinson Krusonë’ e Kosovës dhe shqiptarëve, sèrish e kanè hjekur (heçur) qafe nga posti ose funksioni i kryeministrit kosovar nè emër të ‘gjeografive të vogla’ dhe “historive të mëdha”që nuk sosen!
Sepse, ashtu si duket prap kanë vendosur (nënshkruar) “Zeusët e luftës” dhe “Zotërat e paslufës” në Kosovë! “Komandantët” e Bllacës dhe Stankovcit! Ata që e kanë bërë Kosovën rrush e kumbulla.
Tokë të premtuar” të gjithëkujt dhe askujt!
Dikush tokën ose teritorin e Kosovës dhe dikush tjetër vlerat e luftës së UÇK-s, i kanë hedhur në ankand ose lecitacion publiko-politikë.
Sepse, Kryeministri Haradinaj me tepër iu besonte Behgjet Pacollit dhe “apostujve” të LDK-s, se sa Presidentit Thaçi, Kryeparalamentarit Veseli ose atyre që i kishte aleat besink në luftë dhe aleat të sinqertë në pushtet.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi ose PDK dhe Nisma e bënë Ramush Haradinajn Kryeministër, dhe jo Isa Mustafa, Fatmir Sejdiu, Naser Rugova Behgjet Pacolli ose Albin Kurti me partitë ose elektoratin e tyre.
Nuk ka mbrojtje as shpëtim për ata që vetshkarkohen ose vetpërjashtohen nga detyra dhe misioni i rëndesishëm! (…)
Komentet