Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, e cila ka mision parandalimin e konflikteve në botë, në raportin më të ri kushtuar Kosovës, ka trajtuar situatën në veri të Kosovës, raportin me Serbinë në përgjithësi, duke ofruar dhe rekomandime për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve.
ICG, veriun e Kosovës e cilëson si territor rebel, duke theksuar se Kosova po e fiton kontrollin mbi të. Në këtë raport përmendet edhe Asociacioni që ka ngecur, që do t’i bënte mirë serbëve të Kosovës dhe Prishtinës – thekson ICG, përcjell RTK.
“Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj rebel, me shumicë serbe, ndërsa shpresat për normalizim mes Prishtinës dhe Beogradit po shuhen. Institucionet e mbetura serbe në territorin e Kosovës, të cilat i mbijetuan luftës së vitit 1999 dhe pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, po shpërbëhen si pasojë e një operacioni paraushtarak të mbështetur nga Serbia në shtator 2023. Ndërsa rezistenca e kufizuar e dhunshme mbetet e mundur, veriu i Kosovës, e cila shpresonte për autonomi apo bashkim me Serbinë, po i nënshtrohet pa dëshirë autoritetit të Prishtinës”, thuhet në raport.
Sipas ICG-së, ata gjithashtu kanë nevojë për një ndjenjë sigurie, e cila mund të vijë vetëm me kthimin e serbëve në forcën policore të Kosovës, nga e cila ata dhanë dorëheqjen në protestë në nëntor 2022.
“Prishtina duhet të tërheqë policinë e saj speciale nga veriu dhe Beogradi duhet të ndihmojë në parandalimin e mëtejshëm veprimtari paraushtarake”, thuhet në raport.
ICG thekson nga Kosova duhet të bashkëpunojë me paqeruajtësit e NATO-s për çmilitarizimin e veriut.
“Në përputhje me marrëveshjet e paplotësuara të kaluara, Prishtina duhet të ndërmarrë hapa të besueshëm drejt sigurimit të vetëqeverisjes për pakicën serbe të veriut. Zgjedhjet e reja lokale duhet të pasojnë, së bashku me fundin e bojkotit të serbëve të veriut ndaj institucioneve qeveritare”, thuhet në raport.
“Pak shpresë ka që dialogu i BE-së mund t’i kapërcejë këto pengesa dhe marrëdhënia Beograd-Prishtinë ka të ngjarë të mbetet e ngrirë. Në këtë sfond, të dyja palët si ashtu edhe aktorët e jashtëm që duan qetësi në Ballkanin Perëndimor, duhet ta kthejnë vëmendjen e tyre së pari në zbutjen e rrezikut afatshkurtër të dhunës, dhe më pas në objektivat e arritshme që mund të nxisin stabilitetin politik në mungesë të një marrëveshje normalizimi”, thuhet në raport.
Raporti i plotë:
https://icg-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/2024-04/269-kosovo-sq.pdf
https://www.crisisgroup.org/europe-central-asia/balkans/kosovo/269-northern-kosovo-asserting-sovereignty-amid-divided-loyalties